Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka konfirmuar se operacioni i SPAK është ende në proces. Teksa është pyetur nëse operacioni “Plumbi i artë” është dekonspiruar, Nano pohoi se këto pretendime po hetohen nga policia dhe SPAK.
SPAK lëshoi 32 urdhër arreste, për një numër të madh personash të dyshuar si të përfshirë në krime të rënda. Fakti që nuk janë arrestuar “VIP-at” e listës së SPAK, ngre dyshime mbi mundësinë e dekonspirimit të operacionit të policisë.
“Ne bashkë me SPAK jemi në operacion e sipër. Ne nuk jemi ndaluar, pavarësisht se nuk janë bërë mediatike edhe zhvillimet e fundit qe kemi pasur dje dhe sot në mengjes. Për pjesën e dekonspirimit, jemi duke hetuar bashkë me SPAK dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, me qëllim që të jemi në një informacion të saktë se çfarë ka ndodhur dhe nëse diçka e tillë ka ndodhur. Gjithsekush duhet të mbaj përgjegjësi nëse ka dekonspiruar informacionin e kujdo strukturë qoftë”.
Ndonjë detaj nga mëngjesi?
“Jo, nuk kemi detaje nga mëngjesi, sepse operacioni është në zhvillim”.