E martë, 7 Dhjetor, 2021
7.5 C
Tirana

A po shndërrohet Turqia në një kukull të Rusisë

Nga: Aykan Erdemir “The Globalist”

Që prejt vitit 2011, presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan, është përpjekur shumë të ndihmojë rrëzimin nga pushteti të diktatorit sirian Bashar Al-Asad. Synimi i Erdoganit, ishte të zëvendësonte regjimin e Asadit me një administratë të Vëllazërisë Myslimane, që do të ishte besnike ndaj Ankarasë.

Në vitin 2017, Erdogan e quajti publikisht liderin sirian një “terrorist”, duke deklaruar qartazi se nuk mund të ketë një proces paqeje “me një president sirian, që ka vrarë afro 1 milionë qytetarë të vendit të tij”. Në funksion të kësaj qasje, qeveria turke ka ndihmuar me fondet dhe me trajnime një numër të madh luftëtarësh të milicive të ndryshme, përfshirë edhe elementë xhihadistë midis radhëve të tyre.

Megjithatë regjimi i Asadit, mbetet ende në këmbë, dhe në pozita të qëndrueshme. Ai mbështetet kryesisht nga aleatët e tij kryesorë, Rusia dhe Irani. Një faktor që ndryshoi perspektivat e Turqisë në këtë fushatë, ishte tërheqja vitin e kaluar e trupave amerikane nga zona kufitare turke në verilindje të Sirisë.

Kjo lëvizje e SHBA-së, çoi në nisjen atje të operacionet ushtarake të Rexhep Taip Erdoganit, që synojnë dëbimin e partnerëve kurdë sirianë të Shteteve të Bashkuara. Ky zhvillim i ri në fushën e betejës, solli një marrëveshje “historike” në Soçi midis Turqisë dhe Rusisë.

Fjala është për krijimin e një “zone sigurie” brenda Sirisë, për të cilën Ankaraja kishte këmbëngulur prej kohësh. Marrëveshja Putin-Erdogan, i lejon gjithashtu forcat e qeverisë siriane të qërkullojnë sërish në rajonet kufitare, ku nuk kishin shkelur për vite me rradhë.

E megjithatë, shumë çështje të tjera mbeten pa u trajtuar. Për të arritur një progres real në terren, drejtuesi i Organizatës Kombëtare të Inteligjencës turke, Hakan Fidan, u takua kohët e fundit në Moskë me homologun e tij sirian, Ali Mamluk.

Kjo shënoi kontaktin e parë zyrtar në vite midis dy zyrtarëve. Agjensitë turke dhe siriane të inteligjencës, raportohet se kanë mbajtur takime të fshehta në Siri dhe Iran gjatë viteve të fundit. Por ky takim publik i ndërmjetësuar nga Rusia, i dha një dimension të ri raporteve mes tyre.

Lexo edhe :   Përshkallëzim i mundshëm i tensioneve Rusi-Ukrainë, SHBA vihet në lëvizje

Mbi të gjitha, kjo është një shenjë që Ankaraja ka rënë pre e presionit të Moskës, për të njohur legjitimitetin e regjimit Asad.

Kjo për shkak se takimet e Moskës, përfshinin gjithashtu një delegacion të zyrtarëve të lartë turq, përfshirë ministrat turq të jashtëm dhe të mbrojtjes. Atyre iu bashkuan zyrtarët ruse, dhe drejtuesit e fraksioneve ndërluftuese në Libi, që negociuan një marrëveshje armëpushimi në Libi.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe ai rus Vladimir Putin, mbështesin palët kundërshtare në luftën civile që po vazhdon në Libi. Por ata shpresojnë ta përdorin raportin e tyre të mirë personal, për të gjetur një zgjidhje të negociuar për konfliktin afatgjatë.

Lexo edhe :   Përshkallëzim i mundshëm i tensioneve Rusi-Ukrainë, SHBA vihet në lëvizje

Takimet paralele midis shefave të inteligjencës nga Ankaraja dhe Damasku, tregojnë më tej se Erdogan dhe Putin, po përpiqen gjithashtu të zgjidhnin dallimet e tyre në Siri, ku ata sërish mbështesin palë kundërshtare. Shefi i inteligjencës së Asad, tha se i paraqiti tre kërkesa homologut të tij turk.

Së pari, njohjen nga Turqia të integritetin territorial të Sirisë. Së dyti, tërheqjen e trupave dhe milicive pro-turke turke nga Siri. Dhe së treti, eliminimin nga Ankaraja të elementeve terroristë nga Idlibi, për të hapur autostradat M-4 dhe M-5.

Ndërsa nuk është ende e qartë se si ka reaguar shefi turk i zbulimit ndaj këtyre kërkesave, rënia dakord me to, do të përbënte një kapitullim gati të plotë të Turqisë përballë Rusisë. Takimi zyrtar midis shefave të turq dhe sirian të spiunazhit, tregon se presidenti turk Erdogan është pranë njohjes së regjimit të Asadit, në këmbim të bashkëpunimit të mëtejshëm të Moskës në Libi dhe Siri.

Aftësia e jashtëzakonshme e Vladimir Putinit për të sabotuar ambiciet e Erdoganit në Siri, dhe për të imponuar një takim zyrtar midis zyrtarëve turq dhe sirianë të inteligjencës, është një tjetër shenjë se Rusia është e prirur dhe e aftë të mbushë boshllëkun e krijuar nga tërheqja e pjesshme e SHBA-së nga Siria dhe Lindja e Mesme.

TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Njeriu njihet kur ceket interesi personal”, Basha flet për Berishën

“E vërteta është që kam patur një bashkëpunim shumë të ngushtë. Ne kemi patur një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëri-tjetrin gjatë kohës që...

Clinton nderon kryeministrin Rama me çmimin “Vital Voices Global”

Kryeministri Edi Rama u nderua gjatë vizitës së tij në Nju Jork, me çmimin e “Inovatorit të nderuar global” nga organizata e themeluar nga...

Ukraina fuçi baruti

Perëndimi i forcon krahët Ukrainës. Për shkak të rritjes së tensioneve ushtarake me Rusinë, SHBA, Franca, Britania e Madhe, Italia dhe Gjermania kanë mbështetur...

Gjici shfrenon fantazinë: As Gjermania s’i ka bërë investimet që ka bërë Kukësi

Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, ka surprizuar me deklaratën e tij publike, duke thënë se as Gjermania nuk i ka bërë investimet që ka...

Foltorja dhe Prefekti, nuk janë hallet e shqiptarëve

Nga: Artur Ajazi Në një kohë kur gjithë bota merret me problemet e pandemisë, apo rritjes së mirëqenies, zgjidhjen e krizave dhe shuarjen e vatrave...