E martë, 20 Tetor, 2020
9 C
Tirana

A përgjigjet Edi Rama për “krimet” e të atit

Më të lexuarat

Italia e gjunjëzuar nga koronavirusi, regjistron shifra alarmante. Masat e reja

Italia është e gjunjëzuar nga koronavirusi. Pas rritjes së numrit të rasteve të reja, Italia do t’i ashpërsojë masat kundër covid-19. Të dielën mbrëma,...

A do të ketë një mbyllje të dytë? ISHP në prag të masave të forta shtrënguese

Autoritetet në Shqipëri kanë përsëritur gjatë ditëve të fundit se gjithmonë po tentohet që Shqipëria të mos izolohet, ndërsa pasojat do të ishin fatale....

Makina e gazetarit shqiptar bëhet shoshë nga plumbat, dalin pamjet e rënda

Gazetari i portalit “Reporteri” në Kosovë, Shkumbin Kajtazi, gjatë mesnatës është përballur me një sulm të rrezikshëm. Ndaj mjetit të tij është qëlluar me rreth...

“Shqipëria do të izolohet më 23 tetor”, Alfred Cako bën parashikimin e frikshëm

Konspiracionisti Alfred Cako ka bërë një parashikim të frikshëm, ku sipas tij, vendi ynë do të përjetojë një karantinë të dytë. Ndonëse ende nuk...

Naftëtarët refuzojnë Ramën: Nuk dalim nga greva pa ardhur këtu e pa marrë pagat

Grevistet naftëtarë nuk kanë vonuar përgjigjen për kryeministrin Edi Rama, pas ftesës së këtij të fundit për bisedime. Ata nuk e pranuan thirrjen e tij,...

Bum infektimesh në Shqipëri, 3 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Situata me pandeminë në Shqipëri nuk po njeh shenja përmirësimi. Edhe ditën e sotme ka patur një bum të infektuarish. Tre persona kanë humbur jetën...

Shtëpi 500 mijë euro në Palasë? Basha i përgjigjet Braçes

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas akuzave të zv.kryeministrit Braçe se ai ka blerë shtëpi në Palasë në vlerën e 500,000 eurove. Basha...

Meta me tone të ashpra ndaj Bashës: Thuaji popullit tënd që je peng dhe vazhdo

Deklarata e kreut të PD, Lulzim Basha se Meta për opozitarin, aq sa unë bëj presidentin, ka sjellë reagimin e ashpër të kreut të...

Specialisti shqiptar thotë se virusi do zhduket, nëse mbajmë maska për 6 javë

Çdo ditë e më shumë mjekët kërkojnë nga ana e qytetarëve disiplinim dhe mbajtjen e maskave, si një mënyrë për të penguar transmetueshmërinë e...

‘Gjobat për maskat të paligjshme’, /Meta-Ramës: Reflekto, po tremb qytetarët

Presidenti i Republikës, Ilri Meta i bën thirrje qeverisë, që të reflektojë për aktin normativ, që gjobit qytetarët të cilët nuk e mbajnë maskën...

Nga: Andi Bushati

Presidenti i Republikës ka rimarë një akuzë të shpërdoruar dendur duke e anatemuar kundërshtarin e tij të momentit, Edi Ramën, për prejardhjen e tij biologjike. Fjala është për një histori që fillimisht e ka përdorur Berisha dhe më pas e kanë rinxjerë nga dosja të gjithë armiqtë politikë të kryeministrit aktual, sipas së cilës, babai i tij, skulptori Kristaq Rama, ka firmosur për dënimin me vdekje të poetit disident Havzi Nela.

Madje, madje, ai e ka bërë këtë duke nënshkruar prkrah Ramiz Alisë, në një kohë kur efektet e ‘glazdnosit” të Gorbçovit ishin të njohura botërisht dhe kur regjimet komuniste në mbarë europën lindore po përjetonin gërhamat e fundit.

Thënë në këtë mënyrë, kjo fabul përdoret rëndom për të bërë një lidhje automatike mes kreut aktual të socialitëve dhe pjesës më kriminale të diktaturës komuniste, për të treguar se Shqipëria vijon të qeveriset nga “bijtë e etërve”, pra shkurt se Edi Rama duhet përmbysur edhe për shkak të geneve të tij.

Në fakt, e vërteta është shumë më ndryshe. Ajo lidhet me fatin tragjik të një kundërshtari periferik të regjimit si Havzi Nela, i cili shkruante edhe vjersha.

Kalvari i Nelës është një nga krimet më makabre të periudhës komuniste. Një djalë i ri që tenton të arratiset, që jugosllavët e rikthejnë sërish pas telave me gjemba, që për këtë dënohet me 20 vite burg dhe që pasi e kryen këtë ndëshkim të rëndë rifiton një “liri” që nuk ka se ç’i duhet, i spiunuar dhe i braktisur edhe nga njerëzit e vet më të afërt, madje edhe nga ata, dashuria për të cilët i kishte dhënë forcën të mbijetonte në errësirën e Spaçit apo Qafë Barit.

Pas dënimit atë e internojnë prapë. E prej aty ai do të tentojë të rilargohet. Por, syri vigjilent i atyre që silleshin sipas parrullës së njohur: “i gjithë populli ushtar” e pikasi. Atë e gjejnë një shtëpinë e një të afërmi dhe aty, në gjendje të rënduar nervore, i dërmmuar fizikisht dhe i ezauruar psikologjikisht, ai qëllon, mbi Sahit Ibron, policin që kishte ardhur për ta marrë.

Pikërisht kjo plagosje u bë dhe shkak për dënimin e tij me vdekje. Pasi gjykata e lartë e konfirmoi këtë vendim dhe pasi Presidiumi i Kuvendit Popullor, pjestar i të cilit ishte edhe Kristaq Rama, nuk e pranoi kërkesën për faljen e jetës, Havzi Nela u var në stacionin e autobuzëve të Kuksit, në 10 gusht 1988.

Lexo edhe :   Inceneratorët, AKUM sqaron opinionin publik dhe gazetarin Armand Shkullaku
Lexo edhe :   Naftëtarët refuzojnë Ramën: Nuk dalim nga greva pa ardhur këtu e pa marrë pagat

Kjo pra është një nga historitë më rënqethëse të diktaturës shqiptare, që sillet e risillet në vëmendje, jo si klithmë reflektimi mbi të shkuarën tonë, por si një mjet i ulët i luftës politike.

Nëse do të pyesni sot këdo që informacionin nuk e merr në mënyrë më të thelluar, por nga lajmet dhe batutat politikës, ai do të thotë pa drojë se poetin disident Havzi Nela e ka vrarë babai i Edi Ramës.

Por faktet nuk thonë kështu. Kristaq Rama nuk ka nënshkruar për vrasjen e një poeti që thurte vjersha kundër regjimit, ai ka firmosur, si një njeri krejt pa peshë dhe periferik në këto hulli, për mos faljen e një të dënuari që nga optika e regjimit, shihej me intranzigjencën barabare të atij që qëllon mbi një polic.

Kjo është e vërteta e kësaj historie. Ndërsa keqpërdorimi i saj përmban mbi vete dy mëkate të mëdha.

Së pari, ai fyen angazhimin e të gjithë atyre që zbardhjen reale të krimeve të komunizmit e kanë një mision solemn, që i detyron të mos luajnë me historinë sipas rethanave.

Së dyti ai promovon në politikën e sotme shpifjen si mjet për të arritur qëllimet. Nëse Edi Rama duhet patjetër të ketë ndonjë mëkat në këtë pikë, atij mund ti përmenden thirrjet e fillim viteve ‘90 për ti shpënë në litar ish komunistët. Por është e kotë që atë ta njollosësh me faje për sensibilitet ndaj regjimit të vjetër, apo  për lidhje gjaku të pëçudnuara si ajo me “dajë” Spiron.

Jo, Edi Rama nuk është një nostalgjik. Por kjo nuk e bën atë aspak më të mirë sesa mijra idiotë të dobishëm që ende ruajnë nostalgjinë për regjimin e vjetër. Me grykësinë për të grabitur, me lidhjet banditeske, me rrënimin që i ka bërë këtij vendi, ai ka kryer krime tejet më të mëdha se ato që duan ti mveshin të atit të tij të ndjerë. Prandaj, kur duam ta luftojmë, le të përballemi me atë që ai është realisht dhe jo me identikitin e rëmë që i skicojmë sa herë nevojitet. /Lapsi.al

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Më qëlluan me pistoletë”, zbardhet telefonata që alarmoi Policinë e Vlorës

Një 27-vjeçar ka denoncuar në Komisariatin e Policisë së Vlorës, së një person ka dashur ta vrasë. Shënjestra ka qënë shtetasi me inicialet M.F....

Nga nesër kufizohet hyrja në Tiranë nga Dogana, ja rrugët alternative 

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj, njoftoi se nga nesër do të kufizohet trafiku në zonën e Unazës së Madhe tek ish sheshi...

Ish-drejtoresha e Tatimeve tregon kujt i përket rafineria e Ballshit

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj, ka lëshuar një deklaratë të fortë në lidhje me çështjen e rafinerisë së Ballshit. E ftuar në Syri.net, Shehaj...

Sërish izolim?/ Rreth 19 mijë mësues janë trajnuar për mësimin online

Për ti paraprirë çdo situate lidhur me pandeminë, janë marrë masat edhe për trajnimin e mësueve për mësimin online. Shumë mësues kanë rezultuar të...

Familja i jep fund kërkimit për biznesmenin Remzi Hoxha

Familja e Remzi Hoxhës ka bërë të ditur se do t’i jap fund kërkimit të eshtrave të tij. Me rastin e 25-vjetorit të rrëmbimit...