E diel, 25 Tetor, 2020
13 C
Tirana

A pati gisht KGB-ja sovjetike, në atentatin ndaj Papa Gjon Palit II?

Më të lexuarat

Meta te berberi/ Artan Hoxha i nxjerr foton: Garda e Republikës rrethon zonën

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka publikuar një foto të presidentit Meta i cili ndodhet tek berberi. Fotoja është shkrepur nga larg, dhe kjo për...

Ish-kryebashkiaku i Lezhës: Si e refuzova ofertën joshëse për inceneratorët

Ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Viktor Tushaj shprehet kundër qasjes së qeverisë shqiptare për të zgjidhur problemin e mbetjeve përmes inceneratorëve. Ai solli përvojën e...

Foto/ Lefter Koka me Fatos Nanon, ndryshim drastik i ish-kryeministrit

Deputeti Lefter Koka ka publikuar në rrjetin social, Facebook një foto krahë për krahë me ish-kryeministrin socialist Fatos Nano. Në mbishkrimin e fotos, Koka shprehet...

Ku ndryshojnë Trump dhe Bajden mbi politikën e jashtme amerikane

Nga David Tafuri “The Hill” Menaxheri i fushatës së Trump e ka nxitur Komisionin për Debatet Presidenciale të “ri-mendojë dhe ri-publikojë një sërë temash…me theksin...

Produksioni i ‘Përputhen’ e përjashton nga emisioni, reagon Shqipja (FOTO)

Produksioni i emisionit “Përputhen” në Top Channel, dje vendosi të përjashtonte konkurrenten Shqipe Hysenaj nga programacioni, për një afat kohor të papërcaktuar. Në nisje të...

‘Deti’ në Hagë? Kolonel Pashaj: Të zgjidhej midis Shqipërisë dhe Greqisë

Shqipëria dhe Greqia ranë dakord që për çështjen e detit t’i drejtohen drejtësisë ndërkombëtare. Por, për kolonelin Myslim Pashaj e mira do ishte që kjo...

Ilona Staller, pornostarja që u zgjodh deputete në Itali (VIDEO)

E lindur në vitin 1951 në Hungari, Ilona u rrit nga nëna e saj dhe njerku i saj, një zyrtar i Ministrisë së Brendshme....

Plas sherri në studion e ‘Top Channel’, konkurrentët largohen nga emisioni

Puntata e radhës në ‘Përputhen’ ka përfunduar me sherre dhe me largim nga studio të djemve dhe vajzave që kanë shkuar për të gjetur...

“Hetues amerikanë asistojnë në çështjet e SPAK dhe BKH”, flet Yuri Kim

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ka shprehur edhe një herë mbështetjen e SHBA ndaj institucioneve të dala nga reforma në drejtësi. Ajo u shpreh se...

Vritet ish-sportisti, babë e bir e ekzekutojnë në mes të restorantit

Një atentat i mori jetën ish-sportistit të arteve marciale të përziera (MMA) Shamil Abdulmuslimov në qytetin e Kasaviurtit në Dagestan. Kamerat regjistruan të gjithë ngjarjen...

Polaku Karol Vojtila, i njohur nga të gjithë si Papa Gjon Pali II, ka qenë kleriku që iu kundërvu më hapur “perandorisë të së keqes”, sikurse njihej në Perëndim gjatë Luftës së Ftohtë, blloku lindor komunist, me në krye Bashkimin Sovjetik. Dhe këtë qëndrim, gati e pagoi me jetën e tij.

38 vite më parë, ai ndodhej në sheshin Shën Pjetër në Vatikan, për të nisur meshën e tij të përjavshme, kur qëllohet dhe plagoset rëndë, pikërisht në kohën që ishte duke kaluar përmes sheshit në një makinë të hapur. Atentatori ishte 23 vjeçari nga Turqia, Mehmet Ali Agça. Ai qëlloi 4 herë, ku njëri nga plumbat e goditi në bark Atin e Shenjtë, dhe një tjetër e goditi në dorën e majtë. Një plumb i tretë e goditi në gjoks 60-vjeçaren amerikane En Odre, duke e plagosur rëndë, dhe i katërti goditi në krah 21-vjeçaren xhamajkane Rouz Hill.

Atentatori u neutralizua fillimisht nga një murgeshë, që i kapi dorën më të cilën mbante pistoletën, më pas nga turma, deri në arrestimin e tij nga policia. Papa u dërgua me shpejtësi me ambulancë në Spitalin Gemelli të Romës, ku iu nënshtrua për më shumë se 5 orë një operacioni të vështirë, duke shmangur rrezikun për jetën.

Ai qëndroi 3 javë në spital, para se të shërohej plotësisht nga plagët e tij. Motivet e Agça për vrasjen e kreut të Kishës Katolike, ishin dhe mbeten ende sot enigmatike. Në vitet 1970, Agça iu bashkua një grupimi terrorist të ekstremit të djathtë, i njohur si “Ujqërit Gri”.

Grupimi, ishte përgjegjës për vrasjen e qindra zyrtarëve publikë, drejtuesve të sindikatave, gazetarëve dhe aktivistëve të majtë, si pjesë e misionit të tyre për të pastruar Turqinë nga elementët me ndikim të majtë. Vitet e fundit, është zbuluar se “Ujqërit Gri”, kishin lidhje të ngushta me politikanët e ekstremit të djathtë, zyrtarët e inteligjencës dhe drejtuesit e policisë.

Në shkurtin e vitit 1979, Abdi Ipekçi, redaktor i një gazete liberale, u vra pranë shtëpisë së tij në Stamboll. Për krimin u arrestua dhe u akuzua pikërisht Mehmet Ali Agça. Ndërsa ishte në pritje të gjykimit, Agça u arratis nga një burg ushtarak në nëntorin e 1979-ës.

Në qelinë e tij, ai la një letër që kishte të bënte me udhëtimin e planifikuar të Gjon Palit II në Turqi. Në letër shkruhej: ”Imperialistët perëndimorë, që kanë frikë nga uniteti i Turqisë për pushtet politik, ushtarak dhe ekonomik me vendet islamike vëllazërore, po dërgojnë komandantin e kryqtarëve Gjon Palin, nën maskën e një udhëheqësi fetar. Nëse kjo vizitë e pa menduar dhe e pakuptimtë nuk anulohet, unë me siguri do e vras Papën. Kjo është arsyeja e vetme pse po arratisem nga burgu!”.

Për shkak të këtij kërcënimi, gjatë vizitës së Papës në Turqi u shtuan ndjeshëm masat e sigurisë, dhe nuk pati asnjë përpjekje për vrasje. Një gjykatë turke e dënoi Agça në mungesë për vrasje, ndërsa ai mbeti i lirë. Më 9 maj 1981, Agça udhëtoi me avion nga Majorka e Spanjës në Milano, duke hyrë në Itali me një identitet të rremë.

Ai zuri një dhomë në një hotel pranë Vatikanit, dhe më 13 maj hyri në Sheshin e Shën Pjetrit dhe e qëlloi Papën me një pistoletë automatike Brauning 9mm. Në një letër me një shënim me dorë, që u gjet në xhepin e tij thuhej: ”Unë po vras Papën, në shenjë protestë kundër imperializmit të Bashkimit Sovjetik dhe Shteteve të Bashkuara, dhe kundër gjenocidit që po kryhet në Salvador dhe Afganistan”.

Lexo edhe :   'Atentati' ndaj biznesmenit, të ndaluarit mohojnë përfshirjen në ngjarje
Lexo edhe :   'Atentati' ndaj biznesmenit, të ndaluarit mohojnë përfshirjen në ngjarje

Ai u shpall fajtor, duke thënë se veproi vetëm, dhe në korrikun e po atij viti u dënua me burgim të përjetshëm. Një vit më pas, Agça deklaroi se atentati i tij, ishte në fakt pjesë e një komploti që përfshinte shërbimet sekrete bullgare, të cilat dihej se vepronin në emër të KGB-së sovjetike.

Papa Gjon Pali II ishte një antikomunist i zjarrtë, që kishte mbështetur në Poloni organizatën anti-komuniste Solidarnost, ndaj dukej mëse logjike që mund të ishte një objektiv i përshtatshëm për komunistët. Për më tepër në shumë deklarata publike, ai kishte denoncuar autoritetet polake dhe të vendeve të tjera komuniste, për shkeljen e lirisë së besimit, por edhe të drejtave të tjera themelore të njeriut.

Pavarësisht këtyre zhvillimeve, në vitin 1983, Papa u takua me Agça në burg dhe e fali për krimin e bërë.  Hetimet e mëtejshme mbi turkun, çuan në arrestimin e 3 bullgarëve dhe 3 turqve, të cilët u nxorën në gjyq në vitin 1985. Por, gjyqi u kompromentua kur Agça, dëshmitari kryesor i shtetit, e përshkroi veten si Jezu Krishti, dhe parashikoi fundin e afërt të botës. Ai shpjegoi se skenari bullgar u përgatit nga zyrtarët e inteligjencës Perëndimore, dhe se Zoti e kishte detyruar të qëllonte Gjon Palin II. Një vit më pas, të pandehurit bullgarë dhe turq u liruan për mungesë provash. Në fund të viteve 1990, Papa Gjon Pali II shprehu dëshirën që qeveria italiane ta falte Agça, diçka që në fakt ndodhi. Agça u fal nga presidenti italian Çampi më 14 qershor 2000, dhe u ekstradua në Turqi.

Në një intervistë të dhënë për “ANSA”-n, Agça tha”: Ekziston një ndryshim i madh mes një mrekullie hyjnore si atentati i tij ndaj Papës, dhe një krimi psikopatik të pajustifikuar. Unë, Ali Agça, kam bindjen absolute se ishte Zoti, sistemi hyjnor që më solli në sheshin Shën Pjetër, dhe jo Djalli me demonët e tij, siç besojnë në Vatikan. Jam shumë i lumtur që kam qenë në qendër të një plani hyjnor, i cili më kushtoi 30 vite Ferri në qelitë e izolimit. Dëshiroja absolutisht të vrisja Papën, dhe të vdisja në sheshin Shën Pjetër me vetëvrasje ose linçim. Pas shumë vitesh, kuptova dhe pashë me prova të padiskutueshme, se më 13 maj të vitit 1981, Zoti realizoi një mrekulli në sheshin Shën Pjetër”. Ndërkohë në librin e tij “Më kishin premtuar parajsën”, Agça tregon se urdhrin për të vrarë Papa Vojtilën e kishte marrë nga Ajatollah Khomeini, në vitin 1980 në Iran. Udhëheqësi Suprem i revolucionit iranian kërkoi nga ai “të vriste Papën në emër të Allahut”.

Por, raporti i vitit 2006 i komisionit “Mitrokhin”, një komision parlamentar italian i ngarkuar për hetimin e aktiviteteve të shërbimit sekret komunist në Itali gjatë Luftës së Ftohtë, duket se konfirmon përgjegjësinë e bllokut lindor për këtë atentat. Sipas këtij komisioni, sulmi ndaj Papa Gjon Pali II, u urdhërua nga udhëheqësi sovjetik Leonid Brezhnjev, dhe më pas u zbatua nga autoritetet ushtarake sovjetike.

GRU, shërbimi sekret ushtarak sovjetik, “ndau pastaj detyrat”. Në këtë operacion, shërbimet bullgare do të shërbenin si “mbulim”, ndërsa STASI, policia sekrete e Gjermanisë Lindore, do të ishte përgjegjëse për “dezinformimin”. Vetë ish-dosjet sekrete të STASI-t, të bëra publike në vitin 2005, konfirmojnë se atentati ndaj Papës u porosit nga KGB-ja sovjetike./ Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Biblioteka Aleksandrisë dhe Rajhshtagu gjerman: Zjarret që ndryshuan historinë

Gjatë historisë, zjarret kanë çuar në ndryshime drastike në modelet e popullsisë, infrastrukturën dhe rrjedhën e ngjarjeve botërore. Këtu janë shtatë zjarre që ndryshuan...

Papa Françesku pro martesave LGBT, përpjekje për të shmangur përçarjen e Kishës

Nga Simone Cosimi “Wired” Nga njëri kamp, ai më i zhurmshmi, nuk e kanë problem ta etiketojnë si Anti-Krishti. Aty afër ishte edhe paraardhësi i...

Dhënia e shtetësive, Presidenca-Ramës: Fake news i ndyrë

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka reaguar sërish ndaj akuzave të kryeministrit Rama, duke thënë se ka shpifur për kreun e shtetit,...

Italia shtrëngon masat: Mbyllen baret pas orës 18:00

Italia pritet të shtrëngojë më shumë masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, pas rritjes së shpejtë të numrit të rasteve javët e fundit. Sipas...

Danimarka kërkon test negativ të Covid-19 për punëtorët e huaj

Danimarka ka në plan të prezantojë një kërkesë që punëtorët e huaj të përkohshëm, të cilët vijnë nga vendet me norma të larta të...