E mërkurë, 16 Qershor, 2021
24.5 C
Tirana

A ndikoi Rama tek vendimi për Berishën? Ja si përgjigjet ambasada amerikane

Ambasada amerikane në vendin tonë, ka dhënë një sqarim, në lidhje me vendimin e Departamentit amerikan të Shtetit, për të të shpallur ”non grata’’, ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij.

E pyetur nga ”Vizion Plus” për reagimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta, i cili tha se kjo ishte një fletërrufe, ambasada ka deklaruar se nuk do të mbështesë asnjë person të korruptuar.

Ambasada është pyetur gjithashtu, nëse qeveria shqiptare ka pasur ndikim, por ka dhënë të njëjtën përgjigje.

A ka pasur ky vendim ndikim nga Qeveria e Shqiperise? A ka lidhje ky vendim me procesin zgjedhor?

Ambasada Amerikane: “Sekretari i Shtetit mori informacion të besueshëm në lidhje me përfshirjen e Berishës në korrupsion të rëndësishëm dhe përpjekjet për të ndërhyrë në proceset publike dhe përvetësimin e fondeve publike në Shqipëri. Me këtë veprim, qeveria e Shteteve të Bashkuara po bën të qartë se ne nuk do të angazhohemi, dhe si rrjedhim, nuk do t’u japim kredibilitet dhe mbështetje, individëve të korruptuar si Berisha, një individ që Sekretari i Shtetit ka përcaktuar se ka kryer veprime korruptive në kurriz të popullit shqiptar.”

Më 19 maj, Departamenti amerikan i Shtetit (DASH), shpalli ”non grata” ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij.

Lajmi u dha nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken i cili njoftoi zyrtarisht se Berisha ka minuar demokracinë, dhe se gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit, është përfshirë në afera korruptive.

Në faqen zyrtare, DASH ka publikuar vendimin e plotë, ku thuhet se Berisha ka qenë i përfshirë në veprime korruptive për shpërdorim të fondeve publike, dhe ndërhyrje në proceset publike duke përdorur pushtetin.

Në vendimin e tij, Blinken ka përcaktuar si të papërshtatshëm edhe bashkëshorten e ish-kryeministrit Liri Berisha, djalin Shkëlzen Berisha dhe vajzën Argita Berisha Malltezi.

Lexo edhe :   'Vatra' deklaratë: Të na tregohet pse Berisha u shpall "non grata"
Lexo edhe :   Vaksinimi nuk ndalet/ Rama: Mbërrijnë 11,700 doza nga Pfizer

Berisha ka vendosur të padisë Blinken në Gjykatën Korreksionale të Parisit për shpifje publike, teksa avokati i tij do të jetë Jean-Yves Le Borgne.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

‘Basha vodhi zgjedhjet’, grupimi ‘Për PD’-në zbardh shkeljet

Grupimi 'Për PD-në' ka dalë në një konferencë për media, ku kanë listuar arsyet pse Basha fitoi një mandat të tretë në krye të...

Euro 2020/ Dita hapet me Finlandë-Rusi, për rusët detyrim fitorja ndaj fqinjëve

Faza e grupeve të UEFA EURO 2020 hyn sot në xhiron e ndeshjeve të dyta. Finlanda përballet me Rusinë, Turqia përballet me Uellsin dhe...

Të ndalet sa më shpejt gjenocidi ndaj myslimanëve në Kinë

Nga Joseph Bosco “The Hill” Kur tmerret e plota të Holokaustit Nazist ishin më se të qarta edhe për mohuesit më kokëfortë gjatë viteve 1940-1950,...

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës

Policia njofton se është dhunuar për shkak të detyrës Drejtoresha e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës. Agresori është një 34-vjeçar me...

‘Vatra’ deklaratë: Të na tregohet pse Berisha u shpall “non grata”

DEKLARATË PUBLIKE E FEDERATËS PAN – SHQIPTARE TË AMERIKËS VATRA, RRETH SHPALLJES ‘NON GRATA’ TË ISH- PRESIDENTIT SHQIPTAR DR. SALI BERISHA Federata Pan - Shqiptare...