E enjte, 20 Janar, 2022
10.5 C
Tirana

A na mbron maska prej lecke? Eksperti Dasho nxjerr faktet

Mbajtja e maskës, tashmë nuk mund të diskutohet dhe personat të cilët nuk e shohin të udhës ta mbajnë, do përballen me policinë që do i faturojë edhe gjobën përkatëse. Por nga dje kur ligji hyri në fuqi për maskat në rrugë, tema tjetër e debatit u kthye në çfarë maskash duhet të përdorim dhe se kush janë më efektivet.

Në emisione të ndryshme kjo ishte çështja e ditës, e ndërsa qytetarët hasen me një mori informacioni, shpesh kaotike. Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, ka bërë thirrje që të mbahen maskat, si një mënyrë për tu mbrojtur nga koronavirusi.

Gjithashtu ai thekson se nevojiten maska të certifikuara, të tipit kirurgjikal apo FFP të cilat ofrojnë mbrojtje të arsyeshme ndaj COVID-it.

Sa i efektshëm është mbajtja e maskës në rrugë? Ai thotë se përdorimi i maskave në rrugë përgjithësisht është i paefektshëm. Duke shpjeguar komentin e tij, Dasho shton se janë shumë të rralla situatat në Shqipëri që kërkojnë mbajtjen e maskës në publik.

Ndoshta vetëm 2 apo 3 rrugë në Tiranë, mund të justifikojnë një masë të tillë, por edhe në këto raste ka shumë zgjidhje alternative madje më të efektshme se maska prej lecke.

Statusi

MASKA NJËPËRDORIMËSHE APO SHARLATANË SHUMËPËRDORIMËSH?!

Duke qënë se shumë zhurmues më ndërhyjnë në komunikimin me miqtë e faqes, po sqaroj edhe njëherë dhe nuk merrem më me këto sqarime të kota:

Që në fund të muajit mars, kam rekomanduar mbajtjen e maskës si masë për të parandaluar transmetimin e COVID-it (në atë kohë e propozova si alternativë të karantinës së famshme alla-shqiparçe). Atëherë kur zhurmuesit që sot komentojnë në faqen time duartrokisnin kryeministrin dhe “ekspertët” e komitetit që argumentonin se maskat nuk duhen. E kam dhënë këtë rekomandim një javë para se dy shtetet e para – Izraeli dhe Çekia – ta rekomandonin për qytetarët e tyre. Në dijeninë time, vetëm ish-ministri Vasili ka folur për nevojën e mbajtjes së maskës pak a shumë në të njëjtën periudhë.

Lexo edhe :   Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Së dyti, vazhdoj t’i qëndroj mendimit se në transportin publik, në mjedise tregëtimi dhe, përgjithësisht, në çdo mjedis publik të mbyllur, maska duhet mbajtur. Nevojiten maska të çertifikuara, të tipit kirurgjikal apo FFP të cilat ofrojnë mbrojtje të arsyeshme ndaj COVID-it. Qeveria para se të mendojë për të gjobitur qytetarët që nuk mbajnë maska lecke në publik, bën mirë të krijojë një sistem subvencioni dhe shpërndarje të maskave njëpërdorimëshe të paktën për të moshuarit dhe qytetarët që nuk kanë mundësi ekonomike të blejnë maska të tilla.

Lexo edhe :   Gjermania regjistron për herë të parë mbi 100 mijë raste të reja me k*ronavirus

Së treti, mendimi im personal, i bazuar në ato evidenca që kam mundur të konsultoj, është se përdorimi i maskave në rrugë përgjithësisht është i paefektshëm. Janë shumë të rralla situatat në Shqipëri që kërkojnë mbajtjen e maskës në publik. Ndoshta vetëm 2 apo 3 rrugë në Tiranë mund të justifikojnë një masë të tillë, por edhe në këto raste ka shumë zgjidhje alternative madje më të efektshme se maska prej lecke.

Si përfundim, sot Shqipëria po përballohet me një situatë të vështirë shëndetësore. COVID-19, gripi dhe virozat e stinës mund ta bëjnë këtë dimër një prej dimrave më sfidues për shëndetin dhe jetën e shqiptarëve.

Maskat njëpërdorimëshe të përdorura me korrektesë në mjedise të mbyllura janë shumë më të dobishme se sharlatanët shumëpërdorimësh në qarkullim. Kaq për këtë temë!

Shënim: sharlatanët që kanë 2 javë që japin mend në faqen time, mund të komentojnë lirisht në këtë status.

MASKA NJËPËRDORIMËSHE APO SHARLATANË SHUMËPËRDORIMËSH?!Duke qënë se shumë zhurmues më ndërhyjnë në komunikimin me…

Publiée par Erion Dasho sur Jeudi 15 octobre 2020

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha pritet me protesta në Laç, ndërhyn menjëherë policia

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është pritur me protesta në qytetin e Laçit. Simpatizantë të Partisë Demokratike që nuk janë dakord me të, kanë...

Meta ia merr këngës me Bujar Qamilin në Shkodër (VIDEO)

Për pak çaste, kreu i shtetit ka harruar zhvillimet politike, duke iu dedikuar pak vetes. Presidenti Meta ia ka marrë këngës me këngëtarin e...

Përplasja te “5 Maji”, Rama: E mira e përbashkët nuk merret peng nga askush

Dje nisi aksioni për shembjen e banesave në lagjen “5 maji” në Tiranë. Forcat policore rrethuan zonën, pasi një pjesë e banorëve kundërshtuan shembjen...

Donaldi shpallet banori më i padëshiruar në “Big Brother” (VIDEO)

Dje në "Big Brother Vip", banorët zhvilluan një spektakël, ku secili rrëmbeu nga një çmim. Pas spektaklit, Egzona si moderatore i ndau çmimet, ku...

Shpërthimi në Tonga, 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e Hiroshimës

Kombi i vogël ishullor i Tongës humbi një nga ishujt e tij më të vegjël, pasi një shpërthim gjigant vullkanik copëtoi tokën në copa...