E shtunë, 31 Korrik, 2021
31.5 C
Tirana

A mundet Basha të përjashtojë Berishën? Ja si përgjigjet Nishani

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani deklaroi se kryetari i zgjedhur Lulzim Basha, nuk mund ta përjashtojë Sali Berishën nga grupi parlamentar, pasi nuk ka mekanizmat e nevojshme.

Deklarata e Nishanit u bë mbrëmjen e sotme në emisionin ”Log” në Abc News. Sipas Nishanit, në tetë vitet e qeversjes së kryeministrit Edi Rama, nuk ka patur një dosje me akuzë për Berishën.

Ndër të tjera, Nishani u shpreh se Basha nuk e ka betejën me Berishën, por me Partinë Socialiste.

Bujar Nishani: ”Di këtë që nga dita e parë që Basha ka ardhure në krye të PD ka pasur një diskurs publik që Berisha influencon vendimet e Bashës. Që Berisha i ushtron presione etj… nëse ky diskurs ka dominuar në asnjë rast të vetëm Basha nuk e ka përgënjeshtruar apo pranuar. Pse? Nëse do të isha unë do të flisja. Berishën nuk mund ta largojë Basha sepse s’ka mekanizma. Ai ka votat e shqiptarëve. Nuk parashikon statuti i PD një vendim të tillë.

Nëse do shpikë Basha le ta shpikë. PD është votuar me një listë ku Berisha ka marrë votat e veta. Çdo akuzë që mund t’i bësh Berishës, s’duhet me fakte konkrete. Unë jam për të vendosur debatin mbi bazën e institucionalizimit. Cilido që ka një çështje konkrete për ta akuzuar Berishën ka të drejtën ta bëjë. Unë nuk di sot në tetë vitet e qeverisjes së Ramës të ketë një dosje me akuzë për Berishën. Nëse Basha mendon se betejën e ka me Berishën nuk ma kap dot truri. Betejën e ka me PS.”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bashkia merr pronësinë e Teatrit/ Budina: Meta dhe Basha të mos heshtin

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ka protestuar ndaj vendimit të qeverisë për t’i kaluar truallin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Regjisori...

Lamtumirë doktor!

Nga Dritan Hila Ka kohë që diplomatët amerikanë kanë hequr dorashkat. Jo më larg se dje, ambasadorja e SHBA me një gjuhë cinike iu tha...

Shkelën rregullat kundër Covid, përjashtohen 2 sportistë nga Olimpiada në Tokio

Dy xhudistë të Gjeorgjisë janë përjashtuar nga Lojërat Olimpike Tokio 2020, pasi kanë dalë për shëtitje jashtë Fshatit Olimpik, ka raportuar agjencia japoneze e...

117 milionë euro, Manchester City pranë blerjes rekord

Manchester City është shumë afër goditjes së radhës në merkato. Sipas shtypit anglez, mungon shumë pak për arritjen e marrëveshjes për mesfushorin e Aston Villa-s,...

Koronavirusi/ Profesori grek: Do të krijohen më shumë mutacione ngjitëse

Profesori Theodoros Vasilakopoulos në një intervistë për mediat vendase, foli për rrjedhën e pandemisë në vend dhe procesin e vaksinimit ku thotë se ashtu...