E martë, 20 Tetor, 2020
9 C
Tirana

A mund t’i ndihmojnë fëmijët e vegjël të rriturit, që të mos preken nga Covid-19?

Më të lexuarat

Italia e gjunjëzuar nga koronavirusi, regjistron shifra alarmante. Masat e reja

Italia është e gjunjëzuar nga koronavirusi. Pas rritjes së numrit të rasteve të reja, Italia do t’i ashpërsojë masat kundër covid-19. Të dielën mbrëma,...

A do të ketë një mbyllje të dytë? ISHP në prag të masave të forta shtrënguese

Autoritetet në Shqipëri kanë përsëritur gjatë ditëve të fundit se gjithmonë po tentohet që Shqipëria të mos izolohet, ndërsa pasojat do të ishin fatale....

Makina e gazetarit shqiptar bëhet shoshë nga plumbat, dalin pamjet e rënda

Gazetari i portalit “Reporteri” në Kosovë, Shkumbin Kajtazi, gjatë mesnatës është përballur me një sulm të rrezikshëm. Ndaj mjetit të tij është qëlluar me rreth...

“Shqipëria do të izolohet më 23 tetor”, Alfred Cako bën parashikimin e frikshëm

Konspiracionisti Alfred Cako ka bërë një parashikim të frikshëm, ku sipas tij, vendi ynë do të përjetojë një karantinë të dytë. Ndonëse ende nuk...

Naftëtarët refuzojnë Ramën: Nuk dalim nga greva pa ardhur këtu e pa marrë pagat

Grevistet naftëtarë nuk kanë vonuar përgjigjen për kryeministrin Edi Rama, pas ftesës së këtij të fundit për bisedime. Ata nuk e pranuan thirrjen e tij,...

Bum infektimesh në Shqipëri, 3 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Situata me pandeminë në Shqipëri nuk po njeh shenja përmirësimi. Edhe ditën e sotme ka patur një bum të infektuarish. Tre persona kanë humbur jetën...

Shtëpi 500 mijë euro në Palasë? Basha i përgjigjet Braçes

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas akuzave të zv.kryeministrit Braçe se ai ka blerë shtëpi në Palasë në vlerën e 500,000 eurove. Basha...

Meta me tone të ashpra ndaj Bashës: Thuaji popullit tënd që je peng dhe vazhdo

Deklarata e kreut të PD, Lulzim Basha se Meta për opozitarin, aq sa unë bëj presidentin, ka sjellë reagimin e ashpër të kreut të...

Specialisti shqiptar thotë se virusi do zhduket, nëse mbajmë maska për 6 javë

Çdo ditë e më shumë mjekët kërkojnë nga ana e qytetarëve disiplinim dhe mbajtjen e maskave, si një mënyrë për të penguar transmetueshmërinë e...

‘Gjobat për maskat të paligjshme’, /Meta-Ramës: Reflekto, po tremb qytetarët

Presidenti i Republikës, Ilri Meta i bën thirrje qeverisë, që të reflektojë për aktin normativ, që gjobit qytetarët të cilët nuk e mbajnë maskën...

Pasja e fëmijëve të vegjël në shtëpi, mund të ulë rrezikun e shtrimit në spital me simptoma të rënda të Covid-19, sipas një studimi të ri të punonjësve të Shërbimit Shëndetësor Kombëtar në Skoci. Fëmijët preken shpesh marrin nga kolla dhe e ftohura, dhe kjo përfshin koronaviruset sezonalë që shkaktojnë të ftohurën e zakonshme.

Duke qenë të së njëjtës familje virusesh, shumë ekspertë kanë hipotetizuar se reagimi imun ndaj këtyre koronavirusëve, mund të sigurojë një farë mbrojtje nga Covid-19. Megjithatë studimet e mëparshme, kanë treguar se përgjigja imune ndaj koronavirusëve sezonalë nuk zgjat shumë, dhe se ri-infeksionet janë mëse të zakonshme .

Studimi i fundit, që nuk është rishikuar ende nga kolegët e tyre, zbuloi se të rriturit që kanë në familjen e tyre fëmijë të vegjël (të moshës deri në 11 vjeç), kishin një rrezik pak më të ulet të prekjes nga SARS-CoV-2 (koronavirusi që shkakton Covid-19), dhe një rrezik më të vogël të shtrimit në spital.

Por të rriturit që kanë në shtëpi fëmijë të moshës 12 vjeç e sipër, nuk kishin asnjë ulje të rrezikut, krahasuar me të rriturit që jetonin pa fëmijë. Është e rëndësishme të theksohet se fëmijët mund të infektohen me Covid-19, dhe ata që shfaqin simptoma janë po aq infektues sa të rriturit.

Dhe cilido që shqetësohet se fëmija i tyre është potencialisht infektues, duhet të ndjekë udhëzimet e autoriteteve shëndetësore. Por në këtë studim ka disa konsiderata të rëndësishme, që sugjerojnë se këto gjetje duhet të trajtohen me kujdes.

Disa nga kufizimet janë theksuar nga vetë autorët, siç është fakti që të rriturit pa fëmijë ishin mesatarisht më të rritur, dhe kishin më shumë të ngjarë të kishin probleme shëndetësore ekzistuese, kur krahasoheshin me ato që kishin një familje me fëmijë.

Është diçka e mirë-vërtetuar, se mosha dhe sëmundjet e tjera, si diabeti dhe sëmundjet e veshkave, mund të jenë një faktor i madh në sëmurjen rëndë të një personi me Covid-19. Autorët e studimit e pranojnë këtë fakt. Dhe kur merren parasysh këta faktorë në modelin e tyre statistikor, efekti i rrezikut të zvogëluar nga pasja e fëmijëve të vegjël në shtëpi, zvogëlohej.

Edhe pse rreziku ishte ende pak më i ulët se ai i të rriturve që jetonin pa fëmijë. Faktorë të tjerë që duhet të merren parasysh, përfshijnë faktin se të rriturit me fëmijë, kanë më shumë të ngjarë të punojnë me kohë të pjesshme apo me orë të reduktuara, për shkak të kujdesit të tyre për fëmijët, dhe kjo mund të kufizojë ekspozimin e tyre ndaj Covid-19.

Lexo edhe :   Muka: Shumë pacientë me Covid-19, mund të kishin mbijetuar pa këto 2 barna
Lexo edhe :   “Një Zot e di sa jam ruajtur”, gazetari i njohur me koronavirus

Megjithëse autorët e morën parasysh këtë gjatë kryerjes së analizës së tyre, ata pranojnë se nuk kishin të dhëna të sakta për orët e punës nga grupi i vullnetarëve gjatë periudhës së studimit. Autorët thonë se nëse ekspozimi ndaj viruseve që shkaktojnë të ftohurën, është një mekanizëm i rëndësishëm për mbrojtjen, ofruesit e kujdesit shëndetësor për fëmijët dhe mësuesit mund të përfitojnë nga ky ekspozim.

Sidoqoftë, para se ky studim të merret si një provë për të justifikuar mbajtjen hapur të shkollave, duhet të theksohet se një kufizim i madh është periudha në të cilën u mblodhën të dhënat. Të dhënat e infeksioneve me Covid-19, dhe shtrimet në spital të përfshira për këtë studim, u mblodhën midis 1 marsit dhe 7 korrikut 2020, një kohë gjatë së cilës shkollat ishin kryesisht të mbyllura.

Ndonëse shumë shkolla ishin ende të hapura për fëmijët e punëtorëve në sektorët thelbësorë të ekonomisë gjatë mbylljes së Britanisë së Madhe, të dhënat për ta reflektuar këtë nuk ishin të disponueshme për këtë studim. Ndaj, është e pamundur të dihet se sa familje të përfshira në këtë studim kishin fëmijë që vijonin rregullisht shkollën, apo që ishin të izoluar në shtëpi, gjë që do të ndikonte në ekspozimin e mundshëm të familjeve ndaj Covid-19.

Së fundmi, siç e theksuan me të drejtë autorët në përfundimin e tyre, pavarësisht gjetjes së një lidhjeje midis fëmijëve të vegjël në një shtëpi, dhe një rreziku dukshëm më të vogël për t’u prekur nga SARS-CoV-2, nuk ka asnjë mekanizëm të provuar se përse po ndodh kjo.

Shumë ekspertë supozojnë se ata që janë të ekspozuar ndaj koronavirusëve sezonalë, mund të kenë një farë niveli të imunitar kundër COVID-19, përmes një dukurie të quajtur “mbrojtja e tërthortë”, por kjo gjë mbetet për t’u provuar . Është gjithnjë e rëndësishme të mos harroni se korrelacion nuk do të thotë shkak, apo siç e thanë autorët, “lidhja e anasjelltë që vërehet, mund të jetë një gjetje rastësore”.

Do të jetë interesante të shihet nëse një studim i mëtejshëm, do të risjellë të njëjtin konstatim në popullata të tjera, dhe nëse përcaktohet shkaku i këtij rreziku të perceptuar të infeksionit. Derisa të gjendet kjo lidhje, ky studim duhet të merret me një fare rezerve.

Burimi i lajmit: https://theconversation.com/can-children-really-stop-you-catching-a-bad-case-of-covid-19-147303

Përshtatur nga Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Më qëlluan me pistoletë”, zbardhet telefonata që alarmoi Policinë e Vlorës

Një 27-vjeçar ka denoncuar në Komisariatin e Policisë së Vlorës, së një person ka dashur ta vrasë. Shënjestra ka qënë shtetasi me inicialet M.F....

Nga nesër kufizohet hyrja në Tiranë nga Dogana, ja rrugët alternative 

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj, njoftoi se nga nesër do të kufizohet trafiku në zonën e Unazës së Madhe tek ish sheshi...

Ish-drejtoresha e Tatimeve tregon kujt i përket rafineria e Ballshit

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj, ka lëshuar një deklaratë të fortë në lidhje me çështjen e rafinerisë së Ballshit. E ftuar në Syri.net, Shehaj...

Sërish izolim?/ Rreth 19 mijë mësues janë trajnuar për mësimin online

Për ti paraprirë çdo situate lidhur me pandeminë, janë marrë masat edhe për trajnimin e mësueve për mësimin online. Shumë mësues kanë rezultuar të...

Familja i jep fund kërkimit për biznesmenin Remzi Hoxha

Familja e Remzi Hoxhës ka bërë të ditur se do t’i jap fund kërkimit të eshtrave të tij. Me rastin e 25-vjetorit të rrëmbimit...