Tirana Today
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

A mund ta provojë fizika ekzistencën e Zotit?

2 vjet ago
in Bota, Kuriozitete, Të Gjitha
A mund ta provojë fizika ekzistencën e Zotit?

Nga: Monica Grady “BBC”

“Unë besoja ende në Zot (tani jam ateist), kur dëgjova pyetjen vijuese në një seminar, të ngritur në fillim nga Ajnshtajni, dhe u shtanga nga eleganca dhe thellësia e saj:“Nëse ekziston një Zot që e krijoi të gjithë universin dhe të gjitha ligjet e tij të fizikës, a i zbaton vetë Zoti ligjet e veta?

A mundet Zoti të zëvendësojë ligjet e tij, si udhëtimi më shpejt se sa shpejtësia e dritës, duke qenë në gjendje të jetë në dy vende të ndryshme në të njëjtën kohë? A mundet që përgjigjja ndaj kësaj pyetje të na ndihmojë të provojmë nëse Zoti ekziston apo jo, apo në këtë rast përplaset empirizmi shkencor dhe besimi fetar, pa pasur mundësi të japë ndonjë përgjigje të vërtetë? Dejvid Frost, 67 vjeç, Los Anxheles.

Isha në bllokim si gjithë të tjerët kur mora këtë pyetje,e cila menjëherë më intrigoi. Nuk është çudi për kohën që jetojmë – ngjarje tragjike si pandemitë, shpesh na bëjnë ta vëmë në dyshim ekzistencën e Zotit:Nëse ekziston një Zot i mëshirshëm, atëherë pse po ndodh një katastrofë e tillë?

Ideja që Zoti mund të jetë “i lidhur” me ligjet e fizikës – të cilat rregullojnë gjithashtu kiminë dhe biologjinë dhe në këtë mënyrë edhe kufijtë e shkencës mjekësore – ishte një ide interesante për t’u eksploruar. Nëse Zoti nuk do të ishte në gjendje të thyente ligjet e fizikës, pa dyshim që ai nuk do të ishte aq i fuqishëm sa do të prisnin njerëzit nga një qenie supreme.

Në fillim, le ta zbërthejmë pak ketë. Së pari, a mund të udhëtojë Zoti më shpejt se drita? Le ta analizojmë pyetjen në vlerën nominale. Drita udhëton me një shpejtësi të përafërt prej gati 300 mijë km/s. Ne mësojmë në shkollë se asgjë nuk mund të udhëtojë më shpejt.

Por a është e vërtetë kjo? Disa vjet më parë, një grup fizikanësh pohuan se grimcat e quajtura takione udhëtonin me një shpejtësi më të madhe sesa ajo e dritës. Fatmirësisht, ekzistenca e tyre si grimca reale vlerësohet si shumë e pamundur. Nëse do të ekzistonin, ato do të kishin një masë imagjinare dhe ideja e hapësirës dhe e kohës do të shtrembërohej.

Deri më tani, duket se nuk është vërejtur asnjë objekt që mund të udhëtojë më shpejt se sa shpejtësia e dritës. Kjo në vetvete nuk thotë asgjë për Zotin. Ajo thjesht përforcon njohurinë që drita udhëton vërtet shumë shpejt. Gjërat bëhen pak më interesante kur merrni parasysh se sa larg ka udhëtuar drita që nga fillimi.

Duke supozuar një kozmologji tradicionale të shpërthimit të madh (Super Nova), dhe një shpejtësi drite prej 300 mijë km/s, atëherë mund të llogarisim që drita ka udhëtuar afërsisht 1.3 x 10 x 23 (1.3 herë 10 deri në fuqinë 23) km në 13.8 miliardë vjet të ekzistencës së Universit.

Ose më saktë, ekzistencës së Universit të vëzhgueshëm. Universi po zgjerohet me një shpejtësi prej afërsisht 70 km/s për Mpc (1 Megaparsec baras me afro30 miliardë kilometra). Ndaj vlerësimet aktuale sugjerojnë se distanca deri në skajin fundor të Universit është 46 miliardë vite drite.

Ndërsa koha kalon, edhe vëllimi i hapësirës rritet, dhe drita duhet të udhëtojë për më shumë kohë për të mbërritur tek ne. Objekti më i largët që kemi parë është një galaktikë, GN-z11, e vëzhguar nga Teleskopi Hapësinor Habëll, rreth 13.4 miliardë vite dritë larg, që do të thotë se janë dashur 13.4 miliardë vjet që drita e asaj galaktike të mbërrijë tek ne.

Disa shkencëtarë argumentojnë, se ne nuk mund të jemi të sigurt nëse ligjet e fizikës mund të zbatohen në rajone të tjera kozmike, se ndoshta ato janë thjesht ligje lokale, aksidentale. Dhe kjo na çon drejt diçkaje edhe më të madhe se sa Universi.

Ndërkohë shumë kozmologë besojnë se Universi, mund të jetë pjesë e një kozmosi më të zgjeruar, një multivers, ku shumë universe të ndryshëm bashkëjetojnë por nuk ndërveprojnë me njëri-tjetrin. Ideja e multiversit mbështetet nga teoria e inflacionit, pra ideja që Universi u zgjerua shumë në fillim.

Teoria e inflacionit, është e rëndësishme sepse mund të shpjegojë pse Universi ka formën dhe strukturën që ne shohim përreth. Por disa pyesin:Ku ndodhet Zoti në këtë multivers?Në fakt Zoti nuk është diçka që mund të shpjegohet në mënyrë shkencore.

Nëse besoni në Zot (si unë), atëherë ideja se Zoti lidhet me ligjet e fizikës është e pakuptimtë, pasi Zoti mund të bëjë gjithçka, madje edhe të udhëtojë më shpejt sesa drita. Nëse nuk besoni në Zot, pyetja është po aq e pakuptimtë, sepse nuk ka një Zot, dhe asgjë nuk mund të udhëtojë më shpejt se sa drita. Ndoshta pyetja vlen për agnostikët, të cilët nuk e dinë nëse ekziston apo jo një Zot.

Dhe këtu është realisht pika ku ndryshojnë shkenca dhe feja. Shkenca kërkon prova, besimi fetar kërkon besim. Shkencëtarët nuk përpiqen të provojnë apo hedhin poshtë ekzistencën e Zotit, pasi ata e dinë se nuk ka një eksperiment që mund ta zbulojë Zotin.

Dhe nëse ju besoni në Zot, nuk ka rëndësi se çfarë zbulojnë shkencëtarët mbi Universin, çdo kozmos mund të mendohet se është në përputhje me Zotin.

Pikëpamjet tona mbi Zotin, fizikën ose ndonjë gjë tjetër, varen tek e fundit nga perspektiva. Por le ta përfundojmë këtë reflektim me një citim nga një burim vërtet autoritativ. Jo, nuk është Bibla. As ndonjë libër shkollor mbi kozmologjinë.

Është një frazë që vjen nga libri “Reaper Man” nga Terri Prashe:“Drita mendon se udhëton më shpejt se gjithçka, por e ka gabim. Pavarësisht se sa shpejt udhëton drita, ajo zbulon se errësira ka arritur gjithmonë atje e para, dhe po e pret atë”.

Burimi i lajmit: https://www.bbc.com/future/article/20210301-how-physics-could-prove-god-exists

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: ekzistencashkencazoti

TË LIDHURA

Tërmetet shkatërrurse në Turqi, frikë rreth sigurisë së ndërtesave në Stamboll
Bota

Tërmetet shkatërrurse në Turqi, frikë rreth sigurisë së ndërtesave në Stamboll

15:33 | 22/03/2023
Pamje TRONDITËSE, prezantueses i ndodh e papritura gjatë transmetimit direkt (Video)
Bota

Pamje TRONDITËSE, prezantueses i ndodh e papritura gjatë transmetimit direkt (Video)

10:03 | 22/03/2023
Kujdestarët e lanë pa ushqim e ujë, 88-vjeçarja vdes pas 28 ditësh
Bota

Kujdestarët e lanë pa ushqim e ujë, 88-vjeçarja vdes pas 28 ditësh

13:09 | 21/03/2023
Next Post
Mjeku Alimehmeti tregon qarqet me incidencë më të lartë infektimi nga Covid-19

“Vaksinimi për 14 muaj”/ Epidemiologu Alimehmeti: Është periudhë shumë e gjatë

Gazetari: Topallin dhe Patozin i ka nxjerrë Rama që t’i prishin punë Bashës

Gazetari: Topallin dhe Patozin i ka nxjerrë Rama që t’i prishin punë Bashës

U infektua pasi mori vaksinën, flet për herë të parë mjeku Pëllumb Pipero

Pipero: Isha në Itali kur u infektova me Covid-19, por jo për tu kuruar

JU REKOMANDJOMË

Faqet e para të gazetave sportive europiane, 6 korrik 2021

2 vjet ago
Zgjedhjet/ Berisha paralajmëron Ramën: Do takosh ferrin më 30 qershor pa opozitën!

“Po përgatitet vjedhja e radhës”, paralajmëron Berisha

4 vjet ago

Serbia demonstron forcën ushtarake dhe paralajmëron investime

2 vjet ago
Gëzim Tushi: Shqiptarët nuk i duan vajzat, ndaj i vrasin që në fetus

Gëzim Tushi: Shqiptarët nuk i duan vajzat, ndaj i vrasin që në fetus

5 vjet ago




TË FUNDIT

Ftesa e Alibeaj për kandidatët e primareve, Spartak Ngjela zbardh skenarin e Alibeajt
Kryesore

Ftesa e Alibeaj për kandidatët e primareve, Spartak Ngjela zbardh skenarin e Alibeajt

by mirseda
15:46 | 22/03/2023
0

Avokati Spartak Ngjela tha në një intervistë për Euronews Albania se ftesa e Alibeaj për kandidatët e...

Ky shtet merr vendimin drastik: Burg përjetë nesë deklarohesh homoseksual

Ky shtet merr vendimin drastik: Burg përjetë nesë deklarohesh homoseksual

15:38 | 22/03/2023
Tërmetet shkatërrurse në Turqi, frikë rreth sigurisë së ndërtesave në Stamboll

Tërmetet shkatërrurse në Turqi, frikë rreth sigurisë së ndërtesave në Stamboll

15:33 | 22/03/2023
Dalin përgjimet që arrestuan kryetarin e bashkisë: Mos u ngatërro me datat

Dalin përgjimet që arrestuan kryetarin e bashkisë: Mos u ngatërro me datat

15:31 | 22/03/2023
Rikthehet Instagrami i Luizit, e motra bën veprimin që nuk pritej për Kiara Titon

Rikthehet Instagrami i Luizit, e motra bën veprimin që nuk pritej për Kiara Titon

15:27 | 22/03/2023

Tirana Today


© 2023 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog

© 2022 TiranaToday Dev by : Techzero1.com