E diel, 29 Nëntor, 2020
6 C
Tirana

A mund ta konsiderojmë të përfunduar tranzicionin në Shqipëri?

Më të lexuarat

Tronditet Bulqiza/22-vjeçari u qëllua nga shoku i tij, ja çfarë ka ndodhur

Policia e Bulqizës duket se është drejt zbardhjes së ngjarjes së rëndë, ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku ka humbur jetën një i ri. 22-vjeçari...

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

U ekzekutua me 8 plumba në Belgjikë, zbardhet identiteti i shqiptarit të vrarë

Mbrëmjen e djeshme, Brukseli u tmerrua nga të shtëna armësh, nga të cilat mbeti i vdekur një 38-vjeçar shqiptar. Ditën e sotme, është zbardhur identiteti...

A do të na mbrojë vaksina e Covid-19?

Pretendentët kryesorë në garën e vaksinave COVID-19 kanë patur nivele të ndryshme suksesi pas provave klinike, por çfarë do të thotë kjo për luftën...

Kurba e Covid mbetet e lartë në vend, 10 viktima

Situata epidemiologjike në vend, mbetet e rënduar pasi vijojnë të regjistrohen shifra të larta të të infektuarve dhe viktimave nga Covid-19. Ministria e Shëndetësisë informon...

”Për dy javë zhduket Covid nga planeti”/ Mjeku popullor tregon terapinë

Mjeku popullor, Ruzhdi Metali është shprehur se virusi Covid-19, mund të zhduket për dy javë nga planeti. Në ''Zonë e Lirë'', ai tha se fillimisht...

Ish-konkurrenti i “Për’puthen” i nxjerr bojën emisionit, nxjerr prapaskenat

Një ish-konkurrent i “Për’puthen” ka publikuar fotot e dyshimta të lojtarit të këtij edicioni, Atdheut, para se të bëhej pjesë e emisionit. Siç duket...

“Një pllakë tektonike po lëviz”, sizmologu i njohur turk paralajmëron banorët

Gjatë paradites se sotme, lëkundje të forta u ndjenë në Turqi, duke i shtuar edhe më tej panikun qytetarëve se do të rikthehet situata...

Studimi: Ja 2 tiparet, që mund t’i bëjnë njerëzit super-përhapës të Covid-19

Provat të shumta tregojnë se super-përhapësit janë faktorët kryesorë të pandemisë Covid-19. Një numër studimesh, kanë treguar se shumica e njerëzve të prekur nga...

Pamje të rënda nga aksidenti i yllit të Arsenalit, udhëtonte me mjetin luksoz

Pamje të tmerrshme të aksidentit të mesfushorit të Arsenalit, Joe Willock, kanë bërë xhiron e rrjetit. Ai po udhëtonte me mjetin e tij luksoz...

Nga: Adrian Civici

Politologu Jacques Rupnik, një nga specialistët më të mirë e më të vlerësuar të problematikës së Evropës Qendrore e Lindore, duke analizuar thelbin e tranzicionit post-komunist, shprehet se vështirësitë për deklarimin e fundit të tij qëndrojnë në faktin se përurimi i mbarimit të tranzicionit komplikohet nga mospërputhja e fortë që ekziston ndërmjet “shpresave dhe euforisë së në vitin 1989, vështirësive të një tranzicioni të gjatë, dhe realiteteve prozaike të sotme”. Fundi i tranzicionit nënkupton mbarimin e një cikli që “kombinon vendosjen e demokracisë, tregut të lirë dhe integrimit evropian”.

A mund të përcaktohet një datë për fundin e tranzicionit në Shqipëri? Më shumë se kaq: a është tranzicioni i zgjatur dhe i pambaruar fajtori i mjaft dështimeve dhe objektivave politike, institucionale e ekonomike të pa realizuara? Në Shqipëri, qeveritë apo vendimmarrësit e çdo krahu politik qofshin, justifikimin e dështimeve e gjejnë shpesh të “efekti dhe faji i tranzicionit”. “Jemi në tranzicion prandaj nuk kemi arritur rezultatet e pritshme të reformave” është refreni dominues i gjithë këtyre tri dekadave të fundit.

Por, ndërkohë që në shumicën e vendeve të Evropës qëndrore e lindore, debatet dhe politikat specifike për “dhënien fund dhe mbylljen përfundimtare të periudhës së tranzicionit” kanë qënë shumë aktive e eficente në vitet 1990-2000, duke kaluar nga logjika e politikave për “përfundimin me sukses të tranzicionit”, drejt politikave për “ndërtimin e një ekonomie tregu dhe kapitalizmi eficent”, në Shqipëri, debatet dhe analizat për fundin e tranzicionit janë mjaft të zbehta dhe pa ndikimin e duhur në qeverisje dhe vendimmarrje.

Duke ju referuar një analize të Fatos Lubonjës të vitit 2015, në Shqipëri, më shumë se sa pyetja “kur do arrijmë fundin e tranzicionit?”, duhet shtruar shqetësimi “apo ecim në rrugën e duhur drejt fundit të tij, drejt tokës së premtuar, apo jemi duke ecur në rrugë të gabuar duke mos e ditur se ku po shkojmë?”.

Të krijohet përshtypja se “tranzicioni” është pamundësuesi apo frenuesi më i madh i zhvillimit ekonomik, politik, institucional e social të vendit, aq sa është krijuar një psikozë kombëtare fataliste, se “pa mbaruar tranzicioni nuk mund të shpresojmë të zhvillohemi si një vend normal. Por, kur pritet fundi i tranzicionit në Shqipëri? Kur mund të vendosim një vijë të qartë demarkacioni ndërmjet periudhave “para-tranzicion” dhe “post-tranzicion”?

Përgjigja e kësaj pyetje është e lidhur ngushtë me vetë vetë konceptimin dhe përmbajtjen e fjalës “tranzicion”, me objektivat që duhet të realizohen nëpërmjet këtij procesi. Sipas Joseph Stiglitz, në librin « Whither Reform ? Ten Years of Transition », në thelbin e tij, “tranzicioni është një eksperiment i madh, që më shumë se sa rezultati final i tij, ato që po eksperimentohen si të suksesshme apo jo, janë metodat dhe mënyrat për të arritur rezultatin final që njihet nga të gjithë: kapitalizmi si model ekonomik, politik e social”.

————————————————————————————————

Shqipëria realizoi reformat drastike drejt vendosjes së ekonomisë së tregut. Përballë dy alternativave të mundshme në ritmin dhe gjerësinë e reformave : “tranzicion gradual” apo “terapi choc-u”, Shqipëria ndoqi rrugën e tranzicionit radikal.

Mbështetësit e variantit apo politikave neoliberale që në atë periudhë përfaqësoheshin nga PD dhe PR, u pozicionuan që në fillim në favor të “Terapisë së choc-ut” dhe efekteve të menjëhershme që do sillte “shkatërrimi krijues” dhe liberalizimi i gjerë në të gjitha fushat, do të krijonte një “ekonomi tregu eficente dhe funksionale”. Sipas mbështetësve të kësaj teorie në “qeverinë Meksi” e dalë nga zgjedhjet e 1992, masat në lidhje me stabilizimin dhe liberalizimin si dhe sigurimi i një rritje ekonomike të konsiderueshme mund të bëhej automatikisht e pa ndërhyrjen e shtetit, nëpërmjet fuqizimit të strukturës ekonomike si pasojë e zhdukjes së shpejtë dhe masive të operatoreve ineficentë.

Mekanizmat e tregut kishin kështu mundësinë, që «me një goditje të vetme » të siguronin një allokim efikas të burimeve dhe ta çonin ekonominë drejt një rritjeje të qëndrueshme. Por realiteti shqiptar i viteve të mëvonshme dëshmoi për rezultate të kundërta me këto konstatime. Sektorë e degë jetike të ekonomisë u shkatërruan e braktisën pa patur mundësi të rikuperohen, qoftë dhe për një periudhë afatmesme.

Grupimi tjetër politik, i përbërë nga forcat e majta, PS dhe PSD, shprehej në favor të një zgjidhje më “gradualiste e regulacioniste” duke preferuar një ritëm reformash më të ngadaltë e të “kontrolluar nga lart” me synim, krijimin e një “ekonomie mikste dhe ekonomi sociale tregu”. Sipas tyre, fillimisht duhej të ndërtoheshin institucionet që garantonin mbrojtjen sociale dhe punësimin dhe pastaj të vazhdohej me reformat ekonomiko-financiare radikale. Shteti nuk duhet të tërhiqej nga jeta ekonomike, por thjesht duhet të ndryshonte modalitetet e ndërhyrjes në të. Ekonomia mund të vazhdonte edhe shumë vite të zhvillohej nëpërmjet ekzistencës në nivele të barabarta të sektorit privat dhe atij publik.

Reformat ekonomiko-financiare të ndërmarra gjatë periudhës së tranzicionit në Shqipëri, mund të përmblidhen në:

– politikë monetare restriktive, të shoqëruar me krijimin e një banke qendrore të pavarur; krijimin e disa bankave tregtare të nivelit të dytë; zgjerimin e shërbimeve bankare dhe eleminimin e exedentit financiar të trashëguar;

– politike buxhetore rigoroze, të realizuar nëpërmjet suprimimit të sistemit të subvencioneve shtetërore;

– ndërtimin i një sistemi të ri fiskal dhe tatimor si dhe kontrollin rigoroz të inflacionit;

– liberalizimi i tregut të brendshëm të kapitaleve, ku spikasin masat e vendosjes së konvertibilitetit real të monedhës kombëtare;

– krijimi i një tregu eficent kapitalesh, krijimi i bazave të nevojshme juridike për funksionimin e tregut të kapitaleve;

– liberalizimi i tregtisë së jashtme, nëpërmjet suprimimit të monopolit shtetëror; braktisjen e sistemit të tregtisë me klering, mbështetjen e sipërmarrjes private në këtë fushë etj.;

– rritja e ofertës së brendshme, të përqendruar kryesisht në reformën e çmimeve dhe eliminimin e rritjes fiktive të tyre si pasojë e mungesës se ofertës se brendshme në sasinë e kërkuar nga tregu; nxitjen e prodhimit të brendshëm industrial e bujqësor etj.

Megjithatë, “dirigjenti” kryesor i reformave ishte FMN-ja dhe “recetat” e saj liberale, pavarësisht rotacionit të pushtetit dhe qeverisjes ndërmjet të majtës dhe të djathtës shqiptare. Por, sot, duke analizuar tranzicionin shqiptar, po bihet dakort gjithnjë e më shumë se Shqipëria nuk e zbatoi në mënyrë të pastër e rigoroze, as terapinë e chok-ut dhe as gradualizmin, por zbatoi një tranzicion të tipit “stop and go”, pra “ec dhe ndalo”, duke alternuar periudhat e zhvillimit me kriza të njëpasnjëshme. Për këtë arsye, në literaturën dhe studimet dedikuar “tranzicionit të vendeve ish-sovjetike”, Shqipëria konsiderohet si një “rast specifik” me tranzicion të vështirë, të dhimbshëm nga pasojat sociale e ekonomike, të shoqëruar me kriza të forta politike, ekonomike e sociale. As terapi choc-u, as gradualizëm i mirëfilltë, por një version tranzicioni të tipit “stop and go”, të karakterizuar nga luhatje të mëdha ndërmjet krizave dhe periudhave pozitive të ecjes përpara dhe zhvillimit.

————————————————————————————————

Në këtë sens, shtrohet dhe një pyetje fondamentale: tranzicioni është proces transformimi që mbyllet me kalimin nga gjendja A në gjendjen B, apo është një proces zhvillimi e përsosje drejt modelit të ri të synuar? Kur bëhet fjalë për “vendet socialiste”, “vendet komuniste”, “vendet e Lindjes”, apo “vendet ish-sovjetike”, që u përmblodhën të gjitha në nocionin “vende në tranzicion”, kuptimi i “tranzicionit” nënkuptonte realizimin e një qëllimi final – kalimi nga ekonomia e planifikuar dhe centralizuar drejt vendosjes së ekonomisë tregut – të programuar në një periudhë të caktuar kohore. “Vendosja e tregut të lirë” u paraqit si qëllimi final i tranzicionit drejt të cilit duhet të shkonin vendet ish-komuniste të Lindjes.

Sipas kësaj doktrine dominuese, gjithë mjetet apo instrumentet e tjera politike dhe institucionale duhet të shërbenin vetëm për lehtësimin e këtij qëllimi final. Por, realiteti i vendeve të lindjes rezultoi shumë më i ndryshëm se ky version semplist i tranzicionit dhe qëllimeve të tij, sepse “vendet në tranzicion” reflektuan dhe një dimension të rëndësishëm politik e historik si objektiv të tranzicionit. Ato nuk kishin dhe nuk fiksuan të njëjtat qëllime e objektiva për të ardhmen e tyre post-komuniste.

Lexo edhe :   Provoni të bëni betejë politike me tërmetin
Lexo edhe :   Provoni të bëni betejë politike me tërmetin

Për mjaft nga vendet ish-komuniste të Evropës Qendrore e Lindore, tranzicioni nënkuptonte “pavarësinë e plotë kombëtare” nga sundimi politik, ekonomik e ushtarak sovjetik; për disa vende të tjera, tranzicioni nënkuptonte në rradhë të parë ngritjen e një sistemi politik e social demokratik dhe një ekonomie tregu eficente; për disa të tjerë, prioritet absolut duhet të kishte hapja dhe integrimi drejt Evropës dhe Perëndimit me të cilin e kishin identifikuar historikisht kulturën dhe traditat e tyre.

Menjëherë mbas rënies së Murit të Berlinit dhe fillimit zyrtar të tranzicionit, në mesazhin e tij për vitin e ri 1990, Vaclav Havel e shpreh në mënyrë mjaft vizionare “ëndrrën e tranzicionit”: “Keni dëshirë të më pyesni se çfarë republike ëndërroj unë? Unë ëndërroj një republikë të pavarur, liberale, demokratike, ekonomikisht të zhvilluar dhe njëkohësisht të barabartë nga ana sociale”.

Më ka pëlqyer një intervistë e politologut Jacques Rupnik, një nga specialistët më të mirë e më të vlerësuar të problematikës së Evropës qëndrore e lindore (Le monde, 09.11.2009), i cili, duke analizuar thelbin e tranzicionit post-komunist dhe “fundin e tij 20 vite mbas shembjes së Murit të Berlinit”, shprehet se vështirësitë për deklarimin e fundit të tij qëndrojnë në faktin se përurimi i mbarimit të tranzicionit komplikohet nga mospërputhja e fortë që egziston ndërmjet “shpresave dhe euforisë së 1989, vështirësive të një tranzicioni të gjatë, dhe realiteteve prozaike të sotme”. Fundi i tranzicionit nënkupton mbarimin e një cikli që “kombinon vendosjen e demokracisë, tregut të lirë dhe integrimit evropian”.

Mjaft interesant është dhe vlerësimi i ekonomistit amerikan David Lipton, që duke analizuar “fillimin dhe fundin” e tranzicionit në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore nënvizon se tranzicioni filloi si “shkatërrim i komunizmi autoritar” dhe mund të quhet i përfunduar kur vendoset “kapitalizmi demokratik”. Tranzicioni mund e duhet të quhet i përfunduar kur realizohen 4 elemente bazë të tij: kur reformat më të rëndësishme janë zbatuar qartë nga politikanët dhe kuptuar e përkrahur gjerësisht nga populli; kur reformat e ndërmarra kanë prekur thelbin e problemeve të tranzicionit – liberalizuar çmimet, ndërtuar tregun e lirë funksional, privatizuar gjerësisht ekonominë dhe sipërmarrjen, konsoliduar qeverisjen dhe stabilitetin e institucioneve demokratike, realizuar rezultate ekonomike e financiare të mira e të prekshme nga të gjithë; kur vendet e lindjes integrohen në BE ose janë shumë pranë përfundimit të këtij procesi; kur vendet ish-komuniste të kenë ndërtuar në mënyrë të qëndrueshme e funksionale kapitalizmin demokratik.

Në këtë këndvështrim, 30 vite mbas rënies së “perdes së hekurt” dhe fillimit të aventurës së tranzicionit, analizat dhe studimet dedikuar specifikisht “fundit të tranzicionit” i ndajnë vendet e lindjes ish-komuniste në tre grupe:

– vendet që e kanë përfunduar tranzicionin plotësisht me rezultat final integrimin në BE, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Polonia, Republika ceke, Sllovakia dhe Sllovenia (2004); Bullgaria dhe Rumania (2007); Kroacia (2013);

– grupi i disa vendeve të Ballkanit Perëndimor, si Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia, Bosnja dhe Kosova që janë në proces integrimi evropian, por akoma larg përmbushjes së kushteve për konsolidimin e një kapitalizmi demokratik dhe me rezultate ekonomike e financiare të dobëta, çka nënkupton se ju duhet akoma kohë për të deklaruar fundin e tranzicionit në kuptimin e plotë të fjalës;

– grupi i vendeve ish-republika sovjetike si Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Moldavia, Kazakistani, Kirkizistani, Uzbekistani, Taxhikistani, Turkmenistani dhe Rusia, të cilat janë akoma larg përfundimit të tranzicionit duke u përballur vazhdimisht me kriza politike, institucionale dhe ekonomike.

Parë në këtë kontekst, përgjigjja për “fundin e tranzicionit” në Shqipëri është akoma larg pohimit përfundimtar, larg plotësimit të kritereve të një kapitalizmi funksional eficent të shoqëruar një një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe demokraci të konsoliduar.

Shqipëria ka mbyllur përfundimisht ose pothuajse përfundimisht vetëm disa faza apo segmente të tranzicionit, sidomos reformat e “fazës së parë” që kanë të bëjnë me ngritjen e ekonomisë së tregut – liberalizimi i çmimeve, liberalizimi i tregtisë, privatizimet masive, reformat e sektorit financiar e bankar, garantimin e konkurrencës së lirë, garantimit të ekuilibrit dhe stabilitetit makroekonomik, reformat në infrastrukturë, kuadrin e nevojshëm ligjor e administrativ për një ekonomi tregu funksionale etj.

Por, Shqipëria është akoma përballë një procesi të gjatë përmirësimi e përmbylljeje të reformave të grupit të dytë që synojnë zgjidhjen përfundimtare të problematikës së pronës, konsolidimin e qeverisjes dhe stabilitetin e eficencën e institucioneve demokratike; ndërkohë që finishi apo fundi zyrtar i tranzicionit pritet të korrespondojë me integrimin në Bashkimin Evropian që në mënyrë të përgjithshme përfshijnë kriteret e mëposhtme: Politike – arritja e stabilitetit të institucioneve që garantojnë demokracinë, pushtetin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe respektimin e minoriteteve; Ekonomike – ekzistenca e një ekonomie tregu që funksionon, dhe aftësia për të përballuar presionin konkurrues dhe forcat e tregut brenda BE; Administrative – aftësia për të marrë përsipër detyrimet e anëtarësisë, përfshirë edhe besnikërinë ndaj tendencës për bashkime politike, ekonomike dhe monetare.

Tranzicioni rrezikon të jetë akoma i papërfunduar dhe për disa vite në vazhdim, aq më tepër që, ndërsa tranzicioni ekonomik e financiar u bë më lehtë, tranzicioni politik, institucional dhe qeverisës po rezulton problematik dhe mjaft i vështirë.

Tranzicioni drejt “demokracisë funksionale” apo “kapitalizmit demokratik” vështirësohet nga mungesa e traditave demokratike dhe kulturës politike perëndimore në Shqipëri. Duke iu referuar elementeve kryesore të disa tranzicioneve të rëndësishme politike evropiane të shek.XX-të “nga diktatura në demokraci”- tranzicionit italian: nga fashizmi musolinian në demokraci, tranzicionit gjerman nga nazizmi hitlerian në demokraci, tranzicionin portugez të kalimit nga diktatura e Salazarit në demokraci, dhe tranzicionin spanjoll të kalimit nga frankizmi në demokraci, apo dhe tranzicionit të disa vendeve lindore si Polonia, Sllovenia, Republika Çeke etj. – duket se në Shqipëri, përmbyllja e tranzicionit politik, konsolidimi i qeverisjes dhe demokracisë funksionale do të jetë objektivi më i vështirë.

Pesimizmin “për një datë të afërt mbylljeje të tranzicionit politik e demokratik” e konfirmojnë edhe konkluzione “pesimiste” si ato të Spartak Ngjelës që nënvizon se “jam i bindur se ne s’kemi pasur dhe s’kemi një tranzicion, sepse të gjithë principet dhe ingredientët politikë, institucionet e pavarura, zgjedhjet e lira dhe të drejtat e njeriut nuk kanë qenë prezente në Shqipëri në periudhën 1992-2014. Tranzicioni modern shqiptar që ka të bëjë më ndërrimin e sistemit politik dihet se ka nisur në vitin 1992; por ne konstatojmë sot se ai, në fakt, nuk ka qenë një moment i mirëfillte tranzicional, prandaj tek shohim zgjatjen e madhe në kohën e qëndrimit të tij, dhe sidomos, teksa konstatojmë se, në lidhje me sistemin hapat që janë bërë në këtë segment kohor janë shumë të vogla dhe në thelb të dyshimta, kuptohet se shoqëria shqiptare në periudhën kohore 1992 -2014 nuk ka qenë në një tranzicion për kalimin nga diktatura totalitare në një demokraci; po kuptohet sot se ai ka qenë më se shumti një moment inercial që është zgjatur më tepër si një totalitarizëm jo virulent dhe një diktaturë jofunksionale, sesa si një ecuri përdrejt ngritjes së një sistemi demokratik”.

Të njëjtin shqetësim shpreh dhe Z.Ylli Bufi, Kryeministër i Qeverisë së Stabilitetit (qershor-dhjetor 1991), në librin “Në fillimet e Tranzicionit – Qeveria e Stabilitetit, një marrëveshje politike apo kompromis i përkohshëm”, kur konstaton se “në fillim të tranzicionit, ne nuk e mendonim se dhe pas 15–20 vjetësh do të vazhdonim të diskutonim se kur do të quhej i përfunduar tranzicioni demokratik në Shqipëri. Megjithë mjegullnajën, klasa e re politike e mendonte transformimin e sistemit politik të fundmë, të arritshëm në terma afat shkurtër apo afat mesëm. Tani që kanë kaluar 25 vjet nga krijimi i qeverisë së parë pluraliste të vendit, e njohur si Qeveria e Stabilitetit, tranzicioni duket si një proces pa fund, gati i paarritshëm”. /fjala.al

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si mund ta padisë Gjermania Asadin për përdorim armësh kimike?

Drejtësia gjermane po shqyrton mundësinë e ngritjes së një padie për sulmet me gaz helmues në Siri. Deutsche Welle dhe "Der Spiegel" biseduan me...

Rita Ora uron ditën e flamurit në gjuhën shqipe dhe me foto provokuese

Rita Ora, këngëtarja me famë botërore asnjëherë nuk harron origjinën e saj. Ajo ka uruar Ditën e Flamurit me disa foto shumë provokuese, ku shihet...

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

Nuk ka llogari bankare, liderja e Hong Kongut i mban paratë në shtëpi

Shefja ekzekutive e Hong Kongut, Carrie Lam, ka thënë në një intervistë televizive se ajo duhet të ruajë “grumbuj parash” në shtëpi, sepse nuk...

Video/ Sulmuesi shqiptar shënon në fund, i jep 1 pikë skuadrës turke

Sulmuesi, Jetmir Topalli ka shënuar gol në minutën e 95’ në sfidën e Superligës turke, të zhvilluar midis Gazientep dhe Jeni Malatjaspor. 22-vjeçari nga Kosova...