E hënë, 24 Janar, 2022
-0.5 C
Tirana

A krijon varësi përdorimi i mediave sociale? Ja çfarë thotë studimi i fundit

Në kushtet kur qindra miliona njerëz kalojnë orë të panumërta me telefonat e tyre celularë dhe në platformat e mediave sociale, ngrihet një pyetje serioze:Në cilën pikë mediat sociale kalojnë nga një zakon i rregullt në një varësi të plotë?

Pavarësisht prindërve të shqetësuar që mendojnë ndryshe, një studimi ri zbulon se përdorimi i shpeshtë i mediave sociale “mund të mos jetë i njëjtë me varësinë”. Një ekip nga Universiteti i Stratklajd në Skoci, u kërkoi 100 vullnetarëve që të lokalizonin me shpejtësi aplikacione të ndryshme të mediave sociale në ekranin kryesor të një smartfoni, dhe të injoronin të gjitha aplikacionet e tjera.

Pjesëmarrësit ndryshonin nga njëri-tjetri në aspektin e përdorimit të mediave sociale. Disa e përdornin internetin çdo ditë, të tjerët jo aq shumë. Synimi i këtij eksperimenti, ishte të përcaktohej niveli i“vëmendjes paragjykuese” midis përdoruesve të shpeshtë të mediave sociale. Pra, me fjalë të tjera:A do t’i identifikonin më shpejt ikonat e aplikacioneve në ekran njerëzit që kalonin më shumë kohë në mediat sociale?

Studiuesit vërejtën se “vëmendja paragjykuese”është një tregues i zakonshëm i varësisë. Gjithashtu, ata vlerësuan nëse ndonjë paragjykim kishte lidhje me rezultatet që masnin angazhimin dhe varësinë nga mediat sociale.

“Përdorimi i mediave sociale, është bërë një pjesë e kudondodhur e shoqërisë, me 3.8 miliardë përdorues në të gjithë botën. Ndërsa studimet kanë treguar se angazhimi në to ka aspekte pozitive si ndjenjat e lidhjes dhe mirëqenies sociale, shumica e kritikave janë fokusuar tek rezultatet negative mbi shëndetin mendor që sjell përdorimi i tepruar i tyre, siç janë nivele më të larta të depresionit dhe ankthit”-thotë studiuesi Dejvid Robertson në një botim të universitetit në fjalë.

“Provat për të mbështetur lidhje të tilla me efekte negative janë të përziera. Por ndërkohë, ka një debat në rritje nëse nivelet e tepërta të përdorimit të mediave sociale duhet të trajtohet si një varësi e përcaktuar si e tillë nga ekspertët”- shton lektori që jep psikologji në Universitetin Stratklajd.

Rezultatet tregojnë se asnjë nga sytë e pjesëmarrësve nuk dukej se lëvizte drejt ikonave të mediave sociale më shumë se sa drejt aplikacionit tjetër. Gjithashtu,vëmendja nuk dukej se ndërlidhej me ndonjë nivel të vetë-raportuar apo të matshëm të varësisë.

“Ne nuk gjetëm prova të vëmendjes paragjykuese. Njerëzit që kontrollonin dhe postonin shpesh në llogaritë e tyre në mediat sociale, nuk kishin më shumë gjasa që vëmendja e tyre të tërhiqej nga ikona e një aplikacioni të medias sociale, sesa ata që kontrollojnë dhe postojnë më rrallë në këto platforma”- përfundon dr.Robertson.

Ai thekson se nevojiten shumë më shumë studime në lidhje me efektet e përdorimit të mediave sociale, pozitive apo edhe negative, përpara se të arrihet në konkluzione përfundimtare në lidhje me efektet psikologjike të angazhimit me këto platforma. Gjithsesi, ky studim tregon se përdorimi i shpeshtë i mediave sociale aktualisht nuk mund të përputhet me përkufizimin tradicional të një varësie.

Burimi i lajmit: https://www.studyfinds.org/social-media-use-addiction

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ndërron jetë aktori i njohur turk, luajti në serialin “Ertogrul”

Aktori i njohur turk, Ayberk Pekcan, ka ndërruar jetë në moshën 51-vjeçare. I ndjeri ka luajtur në serialin “Ertogrul” dhe “Osman”. Mediat turke thonë se...

Gjirokastritët dhe korçarët më punëtorë, Lezha, Dibra dhe Tirana më “dembele”

Qarqe të ndryshme të vendit shfaqin sjellje ekstreme ndaj punës, pasi në disa prej tyre popullsia në moshë punë (+15 vjeç) shfaq një interes...

Makthi i Berishës nga institucionet që nuk e njohin

Nga: Mero Baze Sali Berisha tani ka nisur luftë me çdo institucion zyrtar, politik apo fetar që nuk e pranon më si Kryetar të PD,...

“Blindohen” zgjedhjet në Shoqatën e Tiranës, hyrja me kartë identiteti

Në orën 15:00 do të nisin zgjedhjet e Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës. Aktualisht është vënë re prezencë e forcave të policisë private,...

Nis hakmarrja pas përgjimeve, Tatimet ‘mësyjnë’ te bizneset e Armand Dukës

Bashkia e Tiranës me në krye Erion Veliaj, ka marrë zotimin për të "pastruar futbollin". Prokuroria e Tiranës ka nisur sot një hetim për...