E shtunë, 18 Shtator, 2021
21.5 C
Tirana

A kishte një telefonatë nga Uashingtoni për protestën? Zbardhet kërkesa që ‘urtësoi’ Bashën e Kryemadhin

U bë një kohë e gjatë që kryedemokrati Basha dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u kanë bërë haptazi disa kërkesa faktorit ndërkombëtarë, që të “flasin hapur për problemet që ka Shqipëria me demokracinë, me zgjedhjet e lira, me respektimin e lirive, me ndarjen e pushtetit, me drejtësinë e kapur, me mediat nën presion, etj”. Interesi i tyre ka qenë stabiliteti, dhe për të mbajtur situatën nën kontroll ata menjëherë kanë vepruar.

Burime që u lidhën për ‘360grade.al’, njoftojnë se në celularin e Lulzim Bashës dhe të Monika Kryemadhit kishin mbërritur dy thirrje telefonike nga Uashingtoni, me kërkesën e mos reagimit ndaj provokimit të kotë me gaz.

“Në një komunikim kokë më kokë dhe larg kamerave, pati një konsultë Basha-Kryemadhi, ku dhe u dakortësua mbyllja e parakohshme e protestës së parashikuar, në respekt të kërkesës së miqve nga përtej Oqeanit…”.

Mesazhi në anglisht i Lulzim Bashës ishte një përgjigje e koduar dhe në distancë për miqtë që bënë kërkesën në fjalë.

“Nuk ka demokraci pa stabilitet”, ishte mesazhi i tij, si edhe premtimi i rikthimit shumë të shpejtë në protestën e rradhës.

Të njëjtat burime njoftojnë se pas përfundimit të parakohshëm të protestës, mbërritën përsëri telefonata, kësaj radhe falenderuese, në përputhje me veprimin e lidershipit opozitar.

Në protestën e fundit, kreu i PD-së përcolli një mesazh për faktorin ndërkombëtar, që thuajse gjatë gjithë kohës, ka mbajtur një qëndrim kundër me atë të Partisë Demokratike dhe frontit opozitar.

“Dua t’u dërgoj një mesazh miqve tanë ndërkombëtarë, që na kanë mbështetur në këto 29 vite. Nuk ka demokraci pa stabilitet. Mos dëgjoni avokatët e korruptuar dhe njeriun që zhyti Shqipërinë në drogë, por dëgjoni zërin e njerëzve dhe qytetarëve të lirë të shqiptarëve”, tha Basha.

Lexo edhe :   Berisha zbret në bazë/Pas FRPD, grupi ‘Për PD’ kundërshton vendimin e Bashës
Lexo edhe :   Zyrtare/ Kuvendi nuk njeh Berishën si anëtar të grupit parlamentar të PD

Po kështu, ai theksoi se në Evropë nuk shkohet pa zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndërsa përsëriti paralajmërimin ndaj qeverisë Rama, se nuk do ta lejojnë të qeverisë në mënyrë mafioze vendin.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Betohen në Presidencë, Qeveria nis zyrtarisht mandatin e tretë

Pas betimit te presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit të ri qeveritar vendosën të ecnin në këmbë përgjatë Bulevardit Dëshmorët...

Betimi i kabinetit qeveritar/Rama dhe ministrat betohen para Metës

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pak çaste më parë në Presidencë, ku bashkë me anëtarët e kabinetit qeveritar do të betohet para kreut të...

Miliarderi amerikan shpallet fajtor për vrasje

Trashëgimtari amerikan i pasurive të paluajtshme Robert Durst, subjekt i dokumentarit të krimit HBO The Jinx, është dënuar për vrasjen e mikes së tij...

Kurti lë pas inatet me Ramën dhe e uron për mandatin e tretë

Dje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar një letër të hapur homologut të tij shqiptar, Edi Rama, duke e uruar për mandatin...

Meta merr në mbrojtje Berishën, akuzon Kim se po shkel sovranitetin e vendit

Pas një periudhe të gjatë heshtje, një ditë më parë kreu i shtetit, Ilir Meta, u prononcua për mediat duke u rreshtuar krah aleatit...