Shqipja, ish konkurrentja e ‘Përputhen’, nuk ka të ndalur me reagimet e saj. Ndonëse nuk është më pjesë e emisionit, ajo pretendon se ka prova të forta se në atë emision ka çifte që qëndrojnë aty për të marrë famë.
Në puntatën e të hënës në “Për’puthen”, u sqarua se vajza në foto nuk është Tea, por ish e dashura e Andit. Ky i fundit tha se Shqipja ka cënuar privatësinë e një vajze të panjohur për publikun, dhe nga ana tjetër e ftoi në emision për t’u përballur.
“Të të vijë turp, sepse je duke cënuar privatësinë e të tjerëve që i nxjerr foto e gjëra. Ne nuk e dimë vajza në foto a është e martuar, a është beqare tani dhe po i shkatërron jetën. Kur të jesh 100% e bindur, të vish këtu dhe t’i thuash këto llafe para nesh, jo me Instagramra, me gjëra. Kërkon vëmendje dhe vëmendje do marrësh, pa merak”, tha Andi.
Por reagimi i tij nuk ka shkuar në vesh të shurdhër. Në kundërpërgjigje, Shqipja ka postuar një video ku pranon të përballet, por në një tjetër emision.
“Duke qenë se thatë që unë nuk kam guxim të vij në emision për t’u përballur me ju, atëherë ju ftoj unë në një tjetër emision, por a keni guxim të përballeni me mua tek e tek?”, thotë Shqipja.