Arjon Luli shkaktoi shumë zhurmë në “Për’puthen”, pasi zbuloi një foto intime ku ishte në shtrat me një nga konkurrentet. Ai u përjashtua nga reality show, pasi theu një nga rregullat kryesorë, e po kështu edhe konkurrentja tjetër Ana Lleshi.
Së fundmi, Arjoni ka bërë një bashkëbisedim me ndjekësit në “Instagram”, të cilët e pyesin në lidhje me konkurrentët në “Për’puthen”.
“A ke ndonjë foto ose video të atyre gocave ku mundesh të ua shkatërrosh karrierën si Anës?”, e pyet një ndjekës Arjonin.
Ky i fundit i përgjigjet se nuk është qëllimi i tij, që të shkatërrojë karrierën të tjerëve.
“Lol qëllimi im nuk është ti shkatërroj njerëzve karrierën. Nuk dua me hap arkivat. Kam 36 minuta material që ndoshta as guide lines i “Instagram”-in nuk e pranon, por s’kam atë qëllim. Të kujtoj atë shprehjen: “Jeto dhe lëri të jetojnë”, i përgjigjet ai në “Instastory”.
Pas fotos ku shfaqej me Ana Lleshin në shtrat, të cilën Arjon Luli e publikoi në Instagramin e tij, 26-vjeçarja sqaroi gjithçka në “Përputhen”.
Duke folur nëpërmjet “Skype”, Ana mes lotësh tha: “Eshtë moment i vështirë, por ajo që më lëndon më shumë është kur shoh mamin tim me lot, se unë e di që jam e pastër, dhe vëllezërve të mi u them që të mos bëjnë gabime karshi meje duke më parë nga emisioni.
Foto është e vërtetë, dhe dua ta sqaroj situatën. Në fillim të emisionit m’u duk djalë me vlera, pas disa puntatash më shkroi ai vetë. Atij t’i vijë turp për gjestin, se më ka fotografuar kur isha në gjumë.
Të bësh ca foto për ca followers, është gjë e ulët. Foto është bërë para dy muajve, kur Arjoni u bë pjesë e emisionit, pas takimit të parë”.
Ana Lleshi publikoi edhe incizimin e zërit të Arjon Lulit, teksa e kërcënonte që të bënte çfarë ai i kërkonte. Për këtë arsye, 26-vjeçarja tha se po e ndjek në rrugë ligjore këtë situatë, pasi e ka denoncuar tashmë.