Pas aksidentit në të cilin u përfshi Albin Kurti, ka reaguar zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka. Ky i fundit përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se nuk ka të lënduar.
“Sonte makina e Kryetarit të Lëvizjes Albin Kurti u aksidentua në një ndeshje zinxhirore të lehtë në Shqipëri kur po shkonte për te festa e fitores në Tiranë. Gjithçka është në rregull dhe asnjë njeri nuk është i lënduar. Aktivitetet vazhduan sipas agjendës dhe nuk ka vend për asnjë shqetësim”, shkruan Manxhuka.