E mërkurë, 4 Gusht, 2021
35.5 C
Tirana

A ka konflikte me Metën? Kim: Kam diskutuar me Uashingtonin

Fushata elektorale e zgjedhjeve të 25 prillit, rriti tensionet midis partive politike, por jo vetëm. Presidenti i Republikës, Ilir Meta pati një përplasje në distancë me ambasadoren e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim.

Kreu i Shtetit e akuzoi live në një emision televiziv ambasadoren, duke thënë se po ndërhyn në punët e brendshme, pasi kjo e fundit i kishte thënë Metës se SHBA di disa gjëra për të.

Por, a është në konflikt ambasadorja Kim me Presidentin Meta? E ftuar në emisionin ”Opinon”, diplomatja amerikane refuzoi t’i përgigjej pyetjes nëse mes Metës dhe SHBA-ve dhe asaj si përfaqësuese, ka një problem konkret.

Ajo deklaroi, se detyra e saj në Shqipëri është që të shprehë qartë qëndrimin e Shteteve të Bashkuara përmes kreut të shtetit, kreut të qeverisë dhe ministrave.

Pjesë nga Intervista

Blendi Fevziu: Ambasadore, ju patët një debat të fortë me Presidentin e Republikës Ilir Meta. Çfarë ndodhi midis jush dhe Presidentit të Republikës?

Ambasadorja Kim: E di që njerëzit duan të shohin pak drama dhe emocione, por ajo që do përsëris është se kur flas, flas në emër të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe e bëjmë këtë seriozisht, kur arrijmë një qëndrim dhe detyra ime është të siguroj që qëndrimi ynë është sa më i qartë që mundet. Përpiqemi ta bëjmë këtë shumë të qartë, së pari për Qeverinë Shqiptare dhe e bëjmë këtë nëpërmjet diskutimeve me zyrtarë të lartë, përfshi Kryeministrin, Presidentin, Ministrat dhe përpiqemi ta bëjmë pozicionin e SHBA sa më të qartë që mundet për popullin shqiptar. Këtë do të vazhdoj të bëj.

Blendi Fevziu: Edhe tëeet juaj, që komentonte deklaratën e Presidentit të Republikës, dy ditë përpara zgjedhjeve, ishte zyrtar?

Ambasadorja Kim: Absolutisht.

Blendi Fevziu: Le të themi, diskutuar me Uashingtonin?

Ambasadorja Kim: Absolutisht.

Blendi Fevziu: Jo një deklaratë personale?

Ambasadorja Kim: Sigurisht që jo.

Blendi Fevziu: Por Presidenti ju ka akuzuar se jeni përfshirë në punët e brendshme të Shqipërisë.

Ambasadorja Kim: Mendoj se ka të drejtën të ketë mendimet e tij, por edhe një herë, unë mund vetëm të bëj punën time, e cila është të shpreh pikëpamjet dhe të sqaroj pozicionin e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

Blendi Fevziu: Ka gjithmonë probleme midis Metës dhe ambasadorëve amerikanë. A ka diçka konkrete midis Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit apo janë vetëm probleme të ditës?

Ambasadorja Kim: Nuk do të komentoj për çështje të brendshme.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

I nxorrën fytit qumështin e dhisë së Karaburunit, kishte shijen e zjarrit

Nga: Lorenc Vangjeli Eqrem bej Vlora ka një përshkrim të jashtëzakonshëm të qelizës njerëzore shqiptare në librin e tij “Kujtime 1885 – 1925”. Evropianoperëndimori fisnik...

Moti bën kthesën e madhe, nesër priten reshje shiu

Nga nesër, gradualisht mbi vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore relativisht të paqëndrueshme, të lagështa dhe më të freskëta me origjinë veriperëndimore. Moti...

Sa na kushton një zjarrvënie!

Nga: Dritan Hila Canadair, Viking, Bombardier jane emrat qe njihen avionët e shuarjes së zjarreve. Kushtojnë nga 35-65 milionë dollarë për njësi. Po kaq kushton...

Ekstradohet nga Greqia ish-anëtari i bandës së Cerrikut

Një ish-anëtar i Bandës së Cerrikut është ekstraduar nga Greqia. Nga Zyra Qendrore Interpol Tirana është kryer ekstradimi i shtetasit Bashkim Buzani, 50-vjeç. Ky...

“Ah more bir, çfarë bëre”, momenti prekës kur ndahet me të birin

"Ah mor bir, çfarë bëre". Ishin këto fjalët e fundit të nënës së Kastriot Hasallës që i mori jetën kushëririt. Kastriot Hasalla pranoi autorësinë...