Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

A janë vërtet gazetarët “armiku i popullit”?

9 vjet ago
in Të Gjitha
A janë vërtet gazetarët “armiku i popullit”?

Marrëdhënia prej kundërshtarësh mes shtypit dhe presidentit, është “e vjetër sa vetë republika”, shkruante Jon Finer në The Atlantic. Por sulmet konstante të presidentit ndaj “shtypit si institucion”, që u përshkallëzuan fort javën që kaloi, janë një gjë “e re dhe ndoshta e rrezikshme” për demokracinë tonë. Gjatë një konference shtypi në Shtëpinë e Bardhë, Trumpi shfryu ndaj gazetarëve si shitës “të pandershëm” të “lajmeve të rreme” dhe tha se shtypi është “jashtë kontrolli”. Ndoshta më i frikshëm ishte një shënim në Twitter, ku presidenti e quante median si “armike të popullit amerikan!”.

Kjo frazë ka një histori të shëmtuar, shkruante Will Bunch në ‘‘Philadelphia Daily News’’. Hitleri, Mao, dhe Lenini, të gjithë e përdornin “armiq të popullit” për të diskredituar dhe nxitur dhunë kundër kujtdo që guxonte të vinte në dyshim autoritetin e tyre. Si e tha senatori republikan John McCain këtë javë, “diktatorët e fillojnë” duke sulmuar legjitimitetin e shtypit të lirë.

Të mos e teprojmë me reagimin tonë, shkruante Jack Shafer në Politico.com. “Nuk ka traditë më të qëndrueshme në Amerikë, se sa presidentët që delegjitimojnë shtypin”. FDR një herë i dha një gazetari një kapelë për studentët gdhë dhe i tha të ulej në qoshe. Presidenti John Adams firmosi ligjet e të huajve dhe rebelimit, që e shndërronin në shkelje penale kritikën ndaj qeverisë së tij. Presidenti Trump thjeshtë po njofton shtypin, shkruante Michael Goodwin në NYPost. Ai po u thërret gazetarëve që “përpiqen të shkatërrojnë presidencën e tij” dhe po u bën të qartë se, nëse “gazetarët sillen si kundërshtarë, ai do i trajtojë si kundërshtarë, duke kundërgoditur edhe më fort se sa ata”.

Më vjen keq, por sulmi i Trumpit mbi shtypin është i paprecedentë dhe ogurzi, shkruante James Fallows në The Atlantic. Edhe të tjerë presidentë janë ankuar për mënyrën si janë mbuluar nga media; Trumpi praktikisht po pretendon se media nuk ka të drejtë që t’i bëjë pyetje, të cilave do të preferonte të mos u përgjigjej, apo të shkruajnë artikuj që ai i konsideron negativë dhe të padrejtë. Në mënyrën e tij bardhë e zi, ai në fakt mendon se e gjithë media duhet të shndërrohet në një organ propagande, si Fox News, që Trumpi e quan “shumë të ndershme”.

Qëllimet e tij janë më të ligj edhe se kaq, shkruante Bret Stephens në Time. Kur shtypi e kap në një prej gënjeshtrave të tij të shumta, si për shembull pretendimi që miliona njerëz votuan ilegalisht në zgjedhje, Trumpi gjithmonë përgjigjet, “epo kështu thonë shumë njerëz”. Ky është një sulm oruellian kundër jo vetëm medias, por edhe vetë idesë së objektivitetit. Trumpi dëshiron të jetë president i një vendi ku “një gjë e tillë si e vërteta nuk ekziston”.

Nëse është kështu, plani i tij nuk po funksionon, shkruante Lloyd Grove në TheDailyBeast.com. Largimi i këshilltarit për sigurinë kombëtare, Michael Flynn ishte rezultat i drejtpërdrejtë i raportimit agresiv nga NYT dhe Washington Post, që vetëm sa kanë nisur të gërmojnë në sekretet, kaosin dhe korrupsionin në Shtëpinë e Bardhë. Në të vërtetë “gazetaria si institucion është rishfaqur fort” në epokën Trump. Duhet patjetër, shkruante Linda Fieldmann në CSMonitor.com. Ndonëse gazetat dhe portalet e mëdha raportojnë se tirazhi dhe trafiku online po rriten, për shkak të interesit tek Trumpi, sondazhet thonë se besimi tek mediat është në nivele shumë të ulët. Mënyra si gazetarët i përgjigjen armiqësisë së Trumpit do të përcaktojë se si njerëzit e shohin shtypin: “A është një ngatërrestar i keq, apo një kolonë themelore e demokracisë amerikane?” / The Week’/ bota.al

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Next Post
Liverpool marshon “me ankth” drejt Ligës së Kampionëve

Liverpool marshon “me ankth” drejt Ligës së Kampionëve

PDIU kundër PS-LSI: Opozita ka gjithë të drejtën e zotit për të kërkuar garantimin e zgjedhjeve

PDIU kundër PS-LSI: Opozita ka gjithë të drejtën e zotit për të kërkuar garantimin e zgjedhjeve

Video/ Pas deklaratës së Metës nga Shkodra, Rama “flet” për mbeturina

Video/ Pas deklaratës së Metës nga Shkodra, Rama "flet" për mbeturina







JU REKOMANDOJMË

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

18:21 | 06/02/2026




TË FUNDIT

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…
Showbizz

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…

by mirseda
22:57 | 07/02/2026
0

Një zinxhir shpëtimi ku Selin shpëton Gimbon pasi tha se lojën e ka me Mirin dhe është...

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

22:43 | 07/02/2026
Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

21:54 | 07/02/2026
Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

21:03 | 07/02/2026
Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

20:56 | 07/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com