E shtunë, 31 Korrik, 2021
31.5 C
Tirana

A janë efektive Pfizer dhe AstraZeneca ndaj Deltës? Publikohet studimi i ri

Një studim i ri ka arritur në përfundimin se dy doza të vaksinës Pfizer ose AstraZeneca kundër Covid-19, janë po aq efektive ndaj variantit shumë të transmetueshëm Delta.

Studimi i ri i botuar në New England Journal of Medicine, tregoi se vaksinat ishin shumë efektive kundër variantit Delta, por me kusht që çdo person i cili do vaksinohet, duhet t’i marrë të dyja dozat, shkruan Al Jazeera.

Gjithashtu, ky studim konfirmon gjetjet kryesore të dhëna nga Shëndeti Publik i Anglisë (PHE) në muajin maj në lidhje me efikasitetin e vaksinave COVID-19 të bëra nga Pfizer-BioNTech dhe Oxford-AstraZeneca bazuar në të dhënat e fundit.

Sipas rezultateve, u pa se Pfizer ishte 88 përqind efektiv në parandalimin e sëmundjes simptomatike nga varianti Delta me të dyja dozat, krahasuar me 93.7 përqind kundrejt variantit Alpha.

Ndërkohë, dy doza të vaksinës AstraZeneca ishin 67 për qind efektive kundër variantit Delta, nga 60 për qind e raportuar fillimisht, dhe 74.5 për qind e efektshme kundër variantit Alpha, krahasuar me një vlerësim origjinal të efektivitetit prej 66 për qind.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lexo edhe :   Kroacia i dhuron Shqipërisë 20 mijë vaksina të AstraZeneca-s

45 raste të reja në 24 orët e fundit, asnjë viktimë

Në përditësimin e radhës nga Ministria e Shëndetësisë, vihet re një rritje e rasteve të infektimeve në 24 orët e fundit. Fatmirësisht nuk ka...

Përjashtohen nga Olimpiada dy atletë që shkelën rregullat kundër COV*D-19

Dy xhudistë të Gjeorgjisë janë përjashtuar nga Lojërat Olimpike Tokio 2020, pasi kanë dalë për shëtitje jashtë Fshatit Olimpik, ka raportuar agjencia japoneze e...

Vrasja e kushëririt/Autori: Unë kam qëlluar, të lirohet nipi dhe vëllai

Në njoftimin zyrtar nga policia u tha se shtetasi Kastriot Hasalla u vetëdorëzua, për vrasjen e Romeo Hasalla, 30-vjeç, dy ditë më parë. Po...

“Vëllezërit rrahin drejtorin e Kadastrës”, Lame zbulon vendimin për pronat

Kreu i Kadastrës, Artan Lame, ka reaguar ndaj një lajmi ku thuhej se drejtori i Kadastrës së Elbasanit është dhunuar. Marrë shkas nga ky...

“Këta s’kanë turp”, mjeku rikthehet në detyrë pasi e shkarkuan

Mjeku Petrit Vargu, i shkarkuar nga detyra disa muaj më parë, do të rikthehet së shpejti në detyrë, pas vendimit të formës së prerë...