E enjte, 3 Dhjetor, 2020
12 C
Tirana

A ia ka “dorëzuar” Makron, Ballkanin Perëndimor-Rusisë

Më të lexuarat

“Je një shtrigë”, Rama nuk ia përton drejtoreshës së shkollës (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar një tjetër shkollë në Durrës, e cila u rindërtua pasi u dëmtua nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të...

Nesër përfundon afati 3-javor për kufizimin e lëvizjes deri në orën 22:00

Ditën e nesërme do të marrë fund edhe kufizimi i lëvizjes deri në orën 22:00, i vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve 3 javë...

Luftë për trashëgiminë/ Zbulohet pasuria marramendëse e Maradonës

Të shumta kanë qenë dyshimet e ngritura së fundmi, për vdekjen e legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona, teksa në Argjentinë kanë nisur edhe...

UEFA përzgjedh stadiumin ”Air Albania” për finalen e madhe europiane

Për herë të parë në histori Tirana dhe Shqipëria futet në hartën e zhvillimit të aktiviteteve më të mëdha europiane të futbollit. Edicioni i parë...

Nikollë Lesi: Rama ka blerë gazetarët VIP me thasë me euro, Gjekmarkaj shembull

Gazetari Nikoll Lesi, ka dalë në mbrojtje të kolegut të tij Agron Gjekmarkaj, për të cilin ka folur me superlativa. Në një shkrim në gazetën...

27 vite nga vrasja e Pablo Eskobar, trafikanti nr. 1 i të gjitha kohërave

Karrierën kriminale e nisi në rrugët e qytetit të tij Medelin, kur ishte adoleshent. Vidhte makina, gurrë varresh, cigare, apo rrëmbente njerëz në këmbim...

Kurohej në Turqi prej COVID-19, ja çfarë po ndodh me trajnerin Gega

Trajneri i Kukësit Skënder Gega, ia ka dalë të mposhtë koronavirusin dhe sot pritet të kthehet në Shqipëri. Tekniku i nënkampionëve të vendit, ka...

Brenda burgut ku po mbahen Thaçi dhe ish-komandantët e UÇK-së (FOTO)

Hashim Thaçi dhe ish komandantët e tjerë të UÇK-së ndodhen në Hagë, aty ku po presin që të nisin seancat e tjera të gjykimit....

Silva Bino: Nuk e kemi kaluar më të keqen, nesër mblidhemi me Komitetin Teknik

Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino tha se nesër Komiteti Shëndetësor do të mbajë një mbledhje për tu njohur me...

Në Shqipëri do të nisin arrestimet “VIP”, ja mesazhi i fortë që erdhi nga BE

Nga: Spartak Ngjela E shihni se çfarë dëmi historik po i sjell Shqipërisë vonesa për eliminimin e korrupsionit të lartë shtetëror dhe ngritjen e një...

Nga Maxim Samorukov “The Moscow Times”

Presidenti francez Emanuel Makron, është duke u kritikuar gjerësisht për ngërçin e fundit që ka shkaktuar në Ballkan, nëpërmjet vendosjes së vetos kundër çeljes së bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Shumë analistë, janë duke paralajmëruar se nga kjo qasje do të përfitojë Rusia, pasi vendet e Ballkanit Perëndimor ndjehen të refuzuara nga Perëndimi, edhe pasi kanë plotësuar një pjesë të konsiderueshme të kritereve të kërkuara. Këto frikëra, janë shtuar nga lëvizjet e dukshme të elitave lokale, për të flirtuar me Kremlinin.

Moska po nxiton të zërë me shpejtësi boshllëkun e krijuar, duke ofruar marrëveshje fitimprurëse për blerjen armësh, apo edhe duke bërë ftesa për samite të niveleve të larta. Shpejtësia e reagimit të Moskës ndaj vetos franceze duket ogurzezë. Vetëm disa ditë më vonë, Rusia zhvilloi një stërvitje të përbashkët ushtarake me Serbinë, ndërsa e ftoi presidentin serb Aleksandër Vuçiç të inspektojë sistemin anti-raketor rus S-400.

Ndërsa Vuçiç po vlerësonte para kamerave cilësinë e armëve ruse, mediat serbe zbuluan se Beogradi po mendonte të blinte sistemin. Qeveria serbe, u shqetësua ta hidhte poshtë një lajm të tillë si një thashethem, vetëm pasi zyrtarët amerikanë kërcënuan se do të vendosin sanksione, nëse Serbia do të vendosë ta blerë vërtet sistemin rus.

Ndërkohë, kryeministri rus Dimitri Medvedev, zhvilloi fillimisht bisedime në Beograd, dhe më pas mirëpriti homologen e tij serbe Ana Brnabiç në Moskë, për nënshkrimin e një marrëveshje të tregtisë së lirë midis Serbisë dhe Bashkimit Ekonomik Euroaziatik, që kontrollohet nga Moska.

Kjo e bën Serbinë një nga vendet e para në Evropë, që e nënshkruan një marrëveshje të tillë. Bisedimet mbi bashkëpunimin e mëtejshëm midis dy vendeve, vazhduan edhe gjatë vizitës së presidentit Vuçiç në Moskë në fillim të dhjetorit, takimi i tij i katërt me presidentin rus Vladimir Putin që nga tetori i vitit 2018.

Edhe një përplasje e kohëve të fundit, mbi një spiun të supozuar rus, që po i jepte një sasi parash një zyrtari serb të sigurisë, nuk e ka dobësuar afrimitetin në rritje Rusi-Serbi. Burime të paidentifikuara, postuan pamjet në YouTube të një zyrtari serb, që pranonte ryshfet nga një zyrtar i ambasadës ruse, i identifikuar si Georgi Kleban, që raportohet se ishte oficer i zbulimit ushtarak rus (GRU), i ngarkuar me punë në ambasadën ruse në Beograd.

Ndërkohë, rreziku i veprimtarisë pro-ruse nuk është i kufizuar vetëm në Serbi, aleatja e përhershme e Moskës në rajon. Udhëheqja e Maqedonisë së Veriut, e njohur dikur për pikëpamjen e saj të fortë pro-perëndimore, ka vendosur pas vetos franceze të rishqyrtojë lidhjet e saj me Rusinë.

Vetëm 2 vjet më parë, kryeministri i vendit Zoran Zaev, tha se Rusia mund të komplotonte për ta rrëzuar nga pushteti. Në nëntor të këtij viti, ai përuroi themelimin e një forumi ekonomik ruso-maqedonas, dhe mbështeti perspektivat e rritjes së bashkëpunimit ekonomik me Moskën.

Në një kthesë të ngjashme, presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, që u zgjodh në këtë detyrë në pranverë të këtij viti me një platformë anti-ruse, pranoi së fundmi ftesën e Kremlinit për të marrë pjesë në paradën vjetore të Ditës së Fitores në Luftën e Dytë Botërore në Sheshin e Kuq të Moskës majin e vitit të ardhshëm.

Numri dhe përqendrimi i madh i gjesteve pro-ruse në Ballkanin Perëndimor, krijojnë përshtypjen sikur po ndodh një zgjerim i madh i ndikimit të Kremlinit në rajon. Por ekziston një lexim tjetër i mundshëm, i pasojave që vijnë nga veprimi i Makron. Ne i kemi parë edhe më herët vendet e Ballkanit të bëjnë manovra të tilla, për të siguruar lëshime nga Perëndimi.

Lexo edhe :   Miss Serbia bëri shqiponjën, producenti shqiptar rrëfen si reagoi Vuçiç
Lexo edhe :   Miss Serbia bëri shqiponjën, producenti shqiptar rrëfen si reagoi Vuçiç

Një vëzhgim më i afërt i ngjarjeve në Serbi, zbulon se vetoja franceze nuk e ka prishur sjelljen balancuese të Beogradit, midis Rusisë dhe Perëndimit. Serbia merr çdo 2 vjet pjesë në stërvitje të përbashkëta ushtarake me Rusinë. Kjo pjesëmarrje, është gjithsesi me e rallë sesa bashkëpunimi i saj me vendet e NATO-s.

Mbulimi i gjerë mediatik i stërvitjeve ruso-serbe, është një produkt i armiqësisë së vazhdueshme të serbëve ndaj NATO-s, pas fushatës së bombardimeve anti-Millosheviç në vitin 1999. Edhe bisedimet e Vuçiç për blerjen e sistemit rus S-400, u nxitën nga synimi për një qasje të favorshme në mediat vendase.

Njëkohësisht, Serbia ishte duke miratuar një Plan të ri të Veprimit për Partneritet individual me NATO-n. Ky është lloji i lëvizjes, që mund t’i kushtonte Vuçiçit një humbje të madhe të mbështetjes në mesin e shoqërinë serbe. Marrëveshja e tregtisë së lirë me Bashkimin Ekonomik Euroaziatik, bëri bujë në media, por do të ndryshojë shumë pak gjëra në terren.

Kushtet e marrëveshjes, janë kryesisht të njëjta me marrëveshjen e tregtisë së lire, që Serbia ka pasur me Rusinë që nga viti 2000. Dhe thjesht shton edhe dy shtete të tjera:Armeninë dhe Kirgistanin. Por lidhjet ekonomike të Serbisë me këto 2 të fundit, janë praktikisht jo ekzistente. Tregtia serbe me Bashkimin Ekonomik Euraziatik, është 10 herë me e vogël se ajo me BE-në. Takimet e shpeshta Vuçiç- Putinin, nuk e fshehin dot faktin që dialogu mes tyre nuk ka asnjë gjë thelbësore. Edhe takimi në fillim të dhjetorit, nuk përbënte ndonjë përjashtim. Të dy udhëheqësit përmendën listën e shkurtër të fushave të bashkëpunimit, që ka pësuar shumë pak ndryshime gjatë dekadës:transporti i gazit, modernizimi i linjave hekurudhave, konflikti me Kosovën.

Ndërkohë përpjekjet e Maqedonisë së Veriut, për të përmirësuar lidhjet me Rusinë, janë edhe më pak premtuese. Kremlini nuk i zë besë udhëheqjes aktuale në Shkup, për të cilën beson se u soll në pushtet nga një revolucion shumëngjyrësh i nxitur nga Perëndimi.

Për më tepër, kryeministri Zaev dhe presidenti Pendarovski i fituan zgjedhjet me një slogan pro-evropian. Ata nuk kanë gjasa t’ia dalin të fitojnë ndaj rivalëve të tyre nacionalistë nga partia VMRO-DPMNE, nëse garojnë me një qasje pro-ruse.

Të gjitha këto, sugjerojnë se fluksi aktual i veprimtarisë pro-ruse në Ballkanin Perëndimor, është qartazi i nxitur më shumë nga kërkesa lokale, sesa nga një strategji më proaktive apo efektive ruse në rajon. Liderët e e Ballkanit, besojnë se afrimi me Moskën është mënyra më e lehtë për ta bërë Perëndimin më pak kërkues në negociatat për anëtarësimin në BE.

Kremlini është i etur të forcojë ndikimin e tij ndërkombëtar. Por ai s’ka dëshirë të kalojë nga pozicioni i tij aktual reagues, në një qasje më proaktive ndaj rajonit. Për Rusinë, Ballkani Perëndimor është ende vetëm një nga disa prej “fushave të lojës” në marrëdhëniet e tij të përkeqësuara me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

Lënia e rajonit pas dere dhe jashtë NATO/BE, ndihmon në shpërqendrimin e Perëndimit nga ndjekja e një stratregjie të ngjashme në pjesë të ish-Bashkimit Sovjetik, ku interesat e Rusisë janë pafundësisht më të larta.

Ndërsa Makron po synon të përmirësojë raportet me Moskën, Kremlini nuk ka gjasa të rrezikojë një dinamikë të tillë kaq të favorshme, duke ndërmarrë lëvizje përçarëse në Ballkanin Perëndimor, një rajon ku Rusia ka në rastin më të mirë interesa të kufizuara.

TIRANA TODAY

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“S’kishim lekë për operacionin e mamit”, këngëtarja prek me historinë familjare

Këngëtarja Anxhela Peristeri ka ndarë me publikun disa çaste mjaft të vështira që ka kaluar në jetën e saj. Pavarësisht buzëqeshjes rrezëllitëse që na...

Komisioni i Venecias “fshin” mungesën e konsensusit opozitar për Kodin Zgjedhor

Nga: Mero Baze Komisioni i Venecias u ka rekomanduar partive politike në Shqipëri, të bashkëpunojnë për zbatimin e Kodit Zgjedhor, të miratuar së fundmi në...

Toka nuk gjen qetësi/Një tjetër tërmet i fortë godet Turqinë

Turqia shtrihet në një zonë me aktivitet të lartë sizmik. Mëngjesin e sotëm, Turqia është goditur nga një tërmet i fortë. Lëkundjet me magnitudë...

Bomba me telekomandë drejt Malit të Zi, kapen dy të rrezikshmit (VIDEO)

Në sajë të operacionit të koduar “Distanca”, janë vënë në pranga dy shtetas që tentuan të trafikonin drejt Malit e Zi dy bomba me...

Rudinës i ndodh e papritura, të ftuarit nuk paraqiten në momentin e fundit

Mihrije Braha dhe Naim Abazi ishin të ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit, por për shkak të disa simptomave të Covid që Naimi ka...