E enjte, 5 Gusht, 2021
21.5 C
Tirana

A i duhet Kosovës një termocentral i ri

Zbulohet përmbajtja e përmbledhjes ekzekutive të studimit të Bankës Botërore për mundësitë e furnizimit me energji elektrike në Kosovë. Një nga opsionet që u mor në konsideratë ishte një termocentral me qymyr me fuqi 450MW, superkritike (SC), siç është zgjedhur nga ContourGlobal dhe Qeveria e Kosovës. Studimi arriti në përfundimin se ndërtimi i një termocentrali të tillë me qymyr nuk kishte më kuptim në Kosovë, për dy arsye kritike.

Organizata partnere e Balkan Green Foundation (BGF), Instituti për Ekonomi të Energjisë dhe Analiza Financiare (IEEFA), publikoi blogun për përmbledhjen ekzekutive të raportit të Bankës Botërore për mundësitë e furnizimit me energji elektrike në Kosovë. Rezultatet e këtij raporti, të cilat nuk u bënë publike asnjëherë, ishin arsyeja që Banka Botërore u tërhoq nga mbështetja e idesë për një termocentral të ri në Kosovë.

Raporti dobëson argumentin për mbështetjen e një termocentral të ri, të shtrenjtë, në Kosovë.

Kosova mund të përmbushë nevojat e saj të ardhshme për energji elektrike të paktën me kosto më të ulët, duke zhvilluar burimet e saj të ripërtëritshme të energjisë, duke investuar në eficiencën e energjisë dhe duke pastruar gjenerimin ekzistues të energjisë nga qymyri, sipas studimit të pabotuar të Bankës Botërore, i cili zbulon pse banka vitin e kaluar tërhoqi mbështetjen për një termocentral të ri me qymyr në Kosovë.

Studimi shtron pyetjen pse një firmë në Mbretërinë e Bashkuar/ShBA, ContourGlobal, po përpiqet ende të sigurojë fonde për ndërtimin e një termocentrali të ri me qymyr në Kosovë, duke përdorur teknologjinë e General Electric.

Kosto të konsiderueshme

Studimi i Bankës Botërore zbulon se një termocentral 450 megavatësh (MW) me qymyr me specifika të zgjedhura nga ContourGlobal do të “krijonte kosto të konsiderueshme shtesë për vendin.” Në të kundërtën, studimi arriti në përfundimin se kombinimi i opsioneve më të vogla, alternative, të furnizimit mund të bëjnë të njëjtën punë më lirë dhe më pastër.

Ky studim është mjaft domethënës, si për të përmbysur mbështetjen e Bankës Botërore për termocentralin e ri me qymyr në Kosovë, ashtu edhe për implikimet e tij globale: që një termocentral modern i ri me qymyr, nuk është më opsioni më i lirë, madje edhe në një vend me resurse të mëdha të rezervave të qymyrit (linjitit), si në rastin e Kosovës.

Konstatimi se një termocentral modern me qymyr nuk ishte më opsioni me kosto më të ulët për Kosovën, u mbështet në një numër faktorësh, duke përfshirë investimet e fundit dhe të planifikuara të vendit në eficiencë të energjisë dhe burime të ripërtëritshme dhe rënien e ndjeshme globale të kostos së energjisë solare, erës dhe baterive për ruajtjen e energjisë.

Raporti thotë se “Ka pasur ulje të konsiderueshme në kostot kapitale të paneleve solare PV, teknologjisë së erës dhe teknologjive për ruajtjen e energjisë”. Vërejmë se studimi u botua para uljes së mëtejshme të kostos, veçanërisht të baterive për ruajtjen e energjisë. BloombergNEF, të martën e javës së kaluar, raportoi se çmimet e baterive kanë rënë 13% në 12 muajt e fundit.

Vendimi i Bankës Botërore, vitin e kaluar, për të tërhequr mbështetjen për një termocentral të ri qymyri në Kosovë ishte kundërshtues, jo vetëm për shkak të marrëdhënies së ngushtë midis Shteteve të Bashkuara dhe Qeverisë së Kosovës, që favorizonte një termocentral të ri me qymyr dhe peshën e Shteteve të Bashkuara si aksioneri më i madh i Bankës Botërore. Studimi konfidencial i Bankës Botërore u botua vetëm brenda bankës, në gusht të vitit të kaluar.

Nga përmbledhja ekzekutive prej 23 faqesh, Instituti për Ekonomi të Energjisë dhe Analiza Financiare (IEEFA), krahasoi koston e 10 opsioneve të ndryshme të furnizimit për të përmbushur kërkesën e energjisë elektrike të Kosovës në tre dekadat e ardhshme. Këto opsione ishin: zhvillimi i mëtejshëm i energjisë së ripërtëritshme dhe baterive për ruajtjen e energjisë; për të rindërtuar dy njësitë ekzistuese të energjisë nga qymyri, ndërsa bënë mbylljen e tri të tjerave: për të ndërtuar një termocentral të ri, duke zgjedhur një larmi madhësish dhe teknologjish; ose për të ndërtuar një termocentral të ri të naftës ose karburantit të dyfishtë (gaz dhe naftë).

Lexo edhe :   Situata e rënduar/ Shënohet viktima e parë prej zjarreve në Kosovë

Sidomos, kur opsionet e qymyrit nuk përfshijnë koston e rigjenerimit dhe pastrimit të minave të linjitit, pasi Banka Botërore thotë se “nuk ka vlerësime të besueshme”.

Të gjitha opsionet e furnizimit do të plotësonin nevojat e furnizimit me energji elektrike të Kosovës, për orë, për tre dekadat e ardhshme, dhe të lejojnë importet e energjisë elektrike në nivele historike.

Një nga opsionet që u mor në konsideratë ishte një termocentral me qymyr me fuqi 450MW, superkritike (SC), siç është zgjedhur nga ContourGlobal dhe Qeveria e Kosovës. Studimi arriti në përfundimin se ndërtimi i një termocentrali të tillë me qymyr nuk kishte më kuptim në Kosovë, për dy arsye kritike.

Lexo edhe :   Situata e rënduar/ Shënohet viktima e parë prej zjarreve në Kosovë

Së pari, ishte shumë i shtrenjtë. Në bazë të skenarit të Bankës Botërore, opsionet më të lira përfshinin: zhvillimin e mëtejshëm të burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe baterive për ruajtjen e energjisë; riparimin e njësive ekzistuese të qymyrit; ose ndërtimin e një termocentrali nënstandard (“sub-critical”), joefikas, me teknologji të lirë dhe e vjetruar, e cila është refuzuar nga ContourGlobal.

Së dyti, një termocentral i madh me qymyr thjesht nuk ishte i nevojshëm, përfundoi Banka Botërore, për shkak të investimeve të reja dhe të planifikuara të Kosovës në eficiencë të energjisë, BRE, dhe planet e pritura për të zvogëluar humbjet në rrjet dhe rritjen e shtrirjes së ngrohjes qendrore.

Banka Botërore gjeti: “Cilido skenar 450MW do të krijojë suficit të kapacitetit. Nëse qeveria vendos të ndërtojë një termocentral të ri 450MW, atëherë do të krijonte kosto të konsiderueshme shtesë për vendin. Skenarët 450MW do të krijonin teprica të kapaciteteve, të cilat nuk janë të nevojshme, shumicën e kohës, për të përmbushur kërkesën e brendshme”.

Në mënyrë më të detajuar, Banka Botërore atëherë pa tre skenarë në mënyrë që të rendiste 10 opsione të ndryshme të furnizimit të saj me kosto më të vogël.

Skenarët

Skenari i parë mati kapitalin dhe koston e funksionimit plus koston e importeve të energjisë elektrike. Skenari i dytë shtoi koston lokale të ndotjes së ajrit. Ndërsa skenari i tretë shtoi si koston lokale të ndotjes së ajrit, edhe koston globale të emetimeve të karbonit, përmes ndryshimeve klimatike.

Sipas skenarit të parë, opsioni për të riparuar dy njësi ekzistuese të qymyrit u konsiderua opsioni me kosto më të ulët, megjithëse studimi paralajmëroi “rreziqe të konsiderueshme teknike dhe të tejkalimit të kostos”. Zhvillimi i mëtejshëm i BRE-ve ishte opsioni i tretë me kosto më të ulët, pas mundësisë së një termocentrali të ri nën-standard (“sub-critical”) me qymyr.

Sipas skenarit të dytë, i cili përfshinte koston e ndotësve lokalë të ajrit, termocentrali nën-standard (“sub-critical”) i qymyrit u konstatua se kishte kosto më të ulët, i ndjekur nga zhvillimi i mëtejshëm i BRE-ve. Është e çuditshme që studimi i Bankës Botërore përfshiu një termocentral të tillë nën-standard (“sub-critical”) me qymyrit në analizën e tyre, duke pasur parasysh se tani ajo teknologji është tejet e vjetër, e cila ka shumë pak gjasa që sot të ndërtohet kudo në botë.

Sipas skenarit të tretë, i cili përfshin koston e ndotjes së ajrit dhe emetimeve të karbonit, zhvillimi i BRE-ve u vlerësua të ishte opsioni me më pak kosto, ndërsa mundësia e dytë ishte ndërtimi i një termocentrali ultra-supercritical i qymyrit.

Përmbledhja ekzekutive e Bankës Botërore nuk zgjodhi një fitues. Sidoqoftë, nëse e përjashtojmë teknologjinë nën-standard (“sub-critical”) të qymyrit, zbulon se nevojat e ardhshme të Kosovës të furnizimit me energji elektrike mund të përmbushen me kosto më të ulët ose nga zhvillimi i mëtutjeshëm i BRE-ve ose rehabilitimi i njësive ekzistuese të gjenerimit të qymyrit, në varësi të faktit se a llogaritet ndotja e ajrit dhe çmimet e karbonit.

Banka ishte e qartë në refuzimin e planeve për një termocentral të ri 450MW me qymyr për shkak të kostos dhe kapacitetit të tepërt. Nëse ContourGlobal dëshiron të shmangë krijimin e “kostove shtesë të konsiderueshme për vendin”, atëherë edhe ata do të tërhiqeshin nga ky plan./ Monitor

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Situatë alarmante nga zjarret në Shqipëri

Prej disa ditësh Shqipëria ndodhet e përfshirë nga zjarret, pothuajse në të gjithë territorin e saj. Sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia e Emergjencave...

I nxorrën fytit qumështin e dhisë së Karaburunit, kishte shijen e zjarrit

Nga: Lorenc Vangjeli Eqrem bej Vlora ka një përshkrim të jashtëzakonshëm të qelizës njerëzore shqiptare në librin e tij “Kujtime 1885 – 1925”. Evropianoperëndimori fisnik...

Moti bën kthesën e madhe, nesër priten reshje shiu

Nga nesër, gradualisht mbi vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore relativisht të paqëndrueshme, të lagështa dhe më të freskëta me origjinë veriperëndimore. Moti...

Sa na kushton një zjarrvënie!

Nga: Dritan Hila Canadair, Viking, Bombardier jane emrat qe njihen avionët e shuarjes së zjarreve. Kushtojnë nga 35-65 milionë dollarë për njësi. Po kaq kushton...

Ekstradohet nga Greqia ish-anëtari i bandës së Cerrikut

Një ish-anëtar i Bandës së Cerrikut është ekstraduar nga Greqia. Nga Zyra Qendrore Interpol Tirana është kryer ekstradimi i shtetasit Bashkim Buzani, 50-vjeç. Ky...