E mërkurë, 20 Janar, 2021
3 C
Tirana

A është plakja vërtet e pashmangshme?

“Plakja është rritja eksponenciale e rrezikut të vdekjes dhe vuajtjes, dhe përfaqëson problemin më të madh njerëzor të kohës sonë”- thotë biologu Endrju Still në një intervistë për britaniken“The Guardian”. Por a është vërtet e detyrueshme të plakesh?

Sipas Still jo: Për të parandaluar plakjen e trupit dhe zhvillimin e patologjive tipike të moshës, është e nevojshme të veprohet në burimin e problemit, duke ndërhyrë në atë që biogerontologët i quajnë shenja dalluese, ose karakteristikat e plakjes, si plakja qelizore ose dëmtimi i ADN-së (i quajtur ndryshe si mos-funksionim mitokondrial), që na lë të ekspozuar ndaj një sërë sëmundjesh të lidhura me moshën siç janë demenca, hipertensioni apo sëmundje të ndryshme kardiovaskulare.

Përparimet në shkencë

Gjatë 30 viteve të fundit, kërkimet në biogerontologji kanë shënuar përparime të mëdha. Disa shembuj? Në një studim të vitit 2016, një ilaç (spermidina) doli të ishte një eliksir i jetës për minjtë, jeta e të cilëve u zgjat me 10 për qind.

Në vitin 2017 një studim përshkroi rinimin e disa kavieve, që u trajtuan me një molekulë që “shtyn drejt vetëvrasjes” qelizat e plakura. Në vitin 2020, një transplantim i qelizave staminale nga minjtë e rinj tek ata të moshuar, i lejoi këta të fundit të jetonin 3 muaj më gjatë, ekuivalenti njerëzor prej mbi 10 vite jetë shtesë. Sipas Still, të gjitha këto arritje të bëjnë optimist:“Unë besoj se përgjatë10 viteve të ardhshme ne do të kemi një ilaç anti-plakje”-thotë ai.

Pavdekësia dhe mbipopullimi

Ajo që Still po kërkon nuk është sigurisht pavdekësia e njeriut. Njerëzit do të vazhdojnë të vdesin, pasi përparimet në shkencë nuk do të jenë në gjendje të parandalojnë aksidentet rrugore, vrasjet apo vdekjet nga viruse për të cilat nuk ka një vaksinë.

Por ai shpreson për një jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme, në të cilën gjyshërit dhe stërgjyshërit të mund të luajnë në park me nipërit e mbesat e tyre, duke shijuar përfitimet e një trupi të ri. Kur dikush vë në dukje problemin e mbipopullimit të botës, ai përgjigjet duke treguar absurditetin e kësaj pyetje:

Lexo edhe :   A mund të “provojë” shkenca se ka një jetë të përtejme?

“Ka shumë mënyra për t’u përballur me këtë çështje. Nëse do të ishim të pavdekshëm, a do të ishte një zgjidhje shpikja e plakjes?”- pyet ai. Një pyetje këmbëngulëse dhe qesharake, argumenton ai. Nesër, për shembull, ai do t’i shpallte botës se kishte gjetur një kurë për leuçeminë e fëmijëve (e cila do të sillte gjithsesi të njëjtin rezultat:parandalimin e vdekjes së dikujt), askush nuk do të paraqiste problemin e rrezikut të mbipopullimit.

Lexo edhe :   A mund të “provojë” shkenca se ka një jetë të përtejme?

Të këqijat që vrasin dalëngadalë

Për Still, plakja është e krahasueshme me ndryshimin e klimës:të dyja janë të këqija që lëvizin në heshtje, me një ritëm të ngadaltë, por të patjetërsueshëm që na çon drejt vdekjes. Gjithsesi, pikërisht për shkak të pandryshueshmërisë së tyre të dukshme, ato nuk shihen si kërcënime që duhen adresuar urgjentisht, ndryshe nga ngjarjet e papritura, siç është pandemia e Covid-19.

Ajo që nuk është ende e qartë për ne, është nëse ilaçi funksionon më mirë nëse parandalon, në vend se të kurojë:“Barnat kundër plakjes,do të mund të zvogëlonin ndjeshëm ndikimin e Covid-19në grupet më të moshuara të popullsisë”- thotë biologu.

Për këtë arsye është e nevojshme të financohet vazhdimisht kërkimi shkencor, dhe jo vetëm në situata emergjente siç është Covid-19, por gjithashtu dhe mbi të gjitha, në momentet e “qetësisë” relative, kur vaksinat dhe trajtimet e reja mund të studiohen pa nxitimin e imponuar të një përbindësh të padukshëm që merr çdo ditë mijëra jetë njerëzore.

Burimi i lajmit: https://www.focus.it/scienza/salute/dobbiamo-per-forza-inveçhiare

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Gol i “çmendur” në Angli, portieri shënon nga porta në portë

Portieri i Njuport, Tom King, në Ligën e Dytë angleze, ka shënuar një gol të çmendur ditën e sotme, që po bën xhiron e...

Vr*sja e Santos, dëshmitari: Ekzekutori më drejtoi armën, polici u fsheh

Në grahmat e fundit, bankieri përpiqet me sa mundet ti largohet rrezes së armës siç duket nga kamerat e sigurisë. Por, vrasësi dukej një...

Polemikat për WhatsApp dhe frika për privatësinë e të dhënave

Shumë përdorues e braktisën WhatsApp-in, pasi ai e ndryshoi politikën e tij të privatësisë. Shqetësimet se të dhënat e tyre mund të përfundojnë në...

Zhdukja e biznesmenit italian, gazetarja tregon bisedën me partneren shqiptare

Gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer se vetë ajo ka folur me partneren e biznesmenit të zhdukur italian, Davide Pecorelli. E ftuar në “Open”, Lala u...

Sondazhi/ Opozita fiton Tiranën më 25 Prill, PD rritje krahasuar me 2017-ën

Opozita e Bashkuar del fituese në zgjedhjet e 25 Prillit sa i përket qarkut të Tiranës. Ky është rezultati i sondazhit të parë  të “Notto...