Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç deklaroi se vendi i tij është gati që të bisedojë me Kosovën.
Në një intervistë për “Reuters”, ai theksoi se njohja reciproke nuk është në agjendë.
“Jemi të gatshëm për bisedime, por s’ka flamur të bardhë.
Dialogu është i mirëpritur nëse është dialog… gjatë të cilit mund të shihet çfarë është e mundur, për çfarë mund të ketë kompromis.
Besojmë se është në interesin e Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare që të flitet për qarkullimin e lirë të kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve”, u shpreh ai.
Kujtojmë se bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë u ndërprenë në vitin 2018-të.