E diel, 2 Gusht, 2020
37 C
Tirana

A e përballon ekonomia shqiptare një karantinë të dytë

Më të lexuarat

“Po kthehen në vatra potenciale”, Manastirliu bën thirrjen e rëndësishme

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook njofton se festat apo ditëlindjet po kthehen në vatra potenciale dhe si...

Pandemia/ Rëndohet gjendja shëndetësore e deputetit shqiptar, dërgohet me urgjencë në Turqi

Deputeti Enver Roshi është dërguar mbrëmë me urgjencë drejt Turqisë. Ai ka shfaqur probleme me mushkëritë, dhe për këtë arsye është nisur në Turqi. Numri...

Lubonja: Shqipëria po shkon drejt vendosjes së regjimit autoritar

Analisti Fatos Lubonja, për revistën e njohur franceze “Le Courrier Des Balkans” u shpreh se Shqipëria po ecën në drejtimin e gabuar, drejt regjimit...

Familja Rama me një mesazh të dytë për të afërmit dhe miqtë, ky është vendimi që kanë marrë

Zemra e nënës së kryeministrit Edi Rama pushoi së rrahuri mëngjesin e sotëm. Lajmin e trishtë e dha vetë kreu i qeverisë, përmes një...

OBSH bën paralajmërimin aspak pozitiv lidhur me pandeminë

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus së fundmi bëri një paralajmërim aspak pozitiv lidhur me pandeminë e koronavirusit. Ai theksoi se efektet...

Pandemia/ Situata në Shqipëri vijon të jetë shqetësuese, publikohet bilanci

Situata në Shqipëri si pasojë e koronavirusit vijon të jetë shqetësuese! Së fundmi Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit. MSH...

‘Bir komunisti’/ Rama i përgjigjet Metës: Të të vijë turp, ti do harrohesh kurse ai jo

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së presidentit Meta, i cili tha se kryeministri është mburrur se është djali i komunistit që vari...

Ndërron jetë nëna e Edi Ramës, kryeministri bën dedikimin prekës

Ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare e ëma e kryeministrit Edi Rama, Aneta Rama. Lajmi është dhënë në rrjetet sociale nga kryeministri, i cili...

Me mijëra persona marshojnë të revoltuar në Gjermani, arsyeja e protestës

Me mijëra vetë marshuan në Berlin të shtunën për të protestuar kundër masave të vendosura në Gjermani për të frenuar pandeminë e koronavirusit, duke...

“Fatkeqësisht dominojnë edhe moshat e reja”, mesazhi i fortë i mjekes

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar në rrjetin social Facebook, mesazhin e Dr. Migena Qato e cila shprehet se në spitalet COVID-19, fatkeqësisht...

Ekuacioni me shumë të panjohura i Covid-19 është larg zgjidhjes.

Kur u duk se po i vinte fundi, u shtuan ndryshoret, duke e komplikuar më tej atë.

Pas një karantine të vendosur me shpejtësi dhe me rreptësi në vend, infeksioni që ka bërë lëmsh mbarë botën, u duk se u vu në kontroll.

Shqipëria arriti të kalonte fazën e parë të pandemisë, me një numër shumë të ulët vdekjesh në raport me popullsinë.

Por, hapja e qershorit, po aq e shpejtë sa mbyllja, tregoi se situata nuk ishte aq e lehtë. Numri i të infektuarve u rrit me shpejtësi dhe fatkeqësisht, edhe jetët e humbura po ashtu, teksa virusi tinëzar, i kombinuar me virozat e stinës, tregoi se mund të ishte sërish i rrezikshëm.

Përvoja tregoi se do të duhet të kalojmë të paktën dhe një cikël tjetër 10-javor, që e shtyn pandeminë me frekuencë të lartë deri nga mesi i gushtit.

Në valën e parë të koronavirusit, Shqipëria, ashtu si pjesa më e madhe e vendeve të botës, zgjodhi si ilaç karantinimin e popullsisë dhe bashkë me të, edhe të ekonomisë.

E pasigurt nëse sistemi shëndetësor do ta përballonte ngarkesën dhe përballë një virusi tërësisht të panjohur, kjo ishte zgjidhja më e mirë në ato momente, ku çdo jetë njerëzore u konsiderua më e vlefshme se kosto të tjera të rikuperueshme.

Karantinimi i popullsisë shkaktoi një kolaps ekonomik në mbarë botën në vetëm pak muaj.

Ekonomia globale pritet të tkurret me gati 5% këtë vit, sipas parashikimit të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, nga 3% që ishte pritshmëria në prill, kur pandemia sapo kishte nisur. Për disa shtete të goditura rëndë, si p.sh., Italia, tkurrja pritet deri në -12.7%.

Shqipëria nuk i ka shpëtuar kësaj tendence, ku tkurrja pritet midis -5 deri në -9%, më e larta në rajon, për shkak të varësisë nga turizmi dhe modelit ekonomik të bazuar te bizneset e vogla, tregtia e shërbimet.

Nga ana tjetër, me borxhin e lartë dhe të ardhurat e ulëta, financat kishin pak hapësirë fiskale për të mbështetur bizneset (sipas FMN-së, mbështetja direkte ishte më pak se 1% e PBB-së, më e ulëta në rajon).

Gjithsesi, në një sinjal pozitiv, pas karantinimit, ekonomia kishte filluar të merrte pak frymë.

Eksportuesit e mëdhenj të naftës e çelikut sinjalizuan se po kthehen gradualisht drejt niveleve të parakrizës.

Lexo edhe :   Pandemia/ Rëndohet gjendja shëndetësore e deputetit shqiptar, dërgohet me urgjencë në Turqi
Lexo edhe :   “Fatkeqësisht dominojnë edhe moshat e reja”, mesazhi i fortë i mjekes

Sektori i tekstileve e këpucëve, eksportuesi kryesor dhe një prej punëdhënësve më të mëdhenj në vend, po përshtatet gradualisht drejt normalitetit të ri, duke prodhuar maska, apo veshje të tjera mbrojtëse.

Në maj, për herë të parë pas dy muajsh me shkurtime masive personeli, rimarrjet në punë ishin më të larta sesa largimet.

Më e vështirë duket situata për turizmin. Shtyrja e vazhdueshme e hapjes së kufijve dhe pasiguritë e shtuara pas një vale të re infektimesh në shumë vende, e bëjnë pak të mundur që ky sektor të rikuperojë këtë vit.

Ndonëse situata e koronavirusit është përkeqësuar dy javët e fundit, hapja ka vijuar dhe qeveria nuk duket se ka në konsideratë një mbyllje të dytë, e vetëdijshme se ekonomia nuk do të arrijë ta përballojë atë.

Me situatën aktuale, financat presin që të ardhurat të bien me 15% me bazë vjetore në 2020-n, ndërkohë që shpenzimet do të vijojnë të larta, si rrjedhojë e mbështetjes për pandeminë, nevojës për të hedhur likuiditet në ekonomi dhe rindërtimit pas tërmetit.

Një tkurrje prej 15% e të ardhurave, do të thotë 550 milionë euro më pak të hyra në buxhet.

Nëse shpenzimet do të vijojnë sipas planit, atëherë deficiti (diferenca mes asaj që shteti mbledh nga taksat e bizneseve e individëve dhe shpenzimeve që duhet të kryejë) pritet që të arrijë në gati 800 milionë euro.

Eurobondi dhe huamarrja e brendshme mund të mundësojnë gjetjen e të ardhurave për të kryer shpenzimet e planifikuara dhe të domosdoshme për të nxitur ekonominë, ndonëse kjo do të arrihet në kurriz të rritjes së borxhit publik në të ardhmen, që pritet të shkojë në gati 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

I gjithë ky skenar është parashikuar në rast se ekonomia vijon e çalë pa ndërprerje të mëtejshme. Me kaq. Buxheti është në limitet e tejskajshme të tij. Një mbyllje tjetër do të ishte katastrofike për ekonominë.

Ndaj, vendi duket se do të duhet të bashkëjetojë me infeksionin të paktën edhe disa muaj.

Teksa qeverisë i kanë mbaruar municionet, ndërgjegjja qytetare për zbatimin e rregullave dhe kujdesi i të gjithëve, mbeten për momentin ilaçi më i mirë për të shpëtuar jetët dhe ekonominë. /monitor.al

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Maqedonia e Veriut shënon numrin më të lartë të rasteve në katër ditët e fundit

Maqedonia e Veriut ka shënuar një rritje të rasteve të reja me koronavirus në orët e fundit. Sipas Worldometers, në 24 orët e fundit në...

Tjetër bilanc i rëndë nga koronavirusi në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 5 viktima nga koronavirusi. Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën...

Përshtatja e turizmit: Golemi zëvendëson Turqinë me “all inclusive”

Mungesa e turizmit të organizuar në zonën e Golemit, për shkak të pandemisë, shtroi pikëpyetjen e mbijetesës së shërbimit “all inclusive” që po ofrohej...

SHBA: Rënie masive e prodhimit ekonomik

Prodhimi i Brendshëm Bruto në Shtetet e Bashkuara u tkurr me 9.5% në tremujorin e dytë të vitit. Kjo rënie masive në ekonomi vjen ndërsa...

Shqiptarja shpallet “Aktorja më e mirë” në festivalin e filmit në Kanada

Artistja dhe producentja shqiptare, Ana Golja është vlerësuar së fundmi me një çmim të rëndësishëm në një festival në Kanada. Përmes një postimi në Instagram,...