E shtunë, 31 Korrik, 2021
31.5 C
Tirana

A duhet të krijojmë heronj për të frymëzuar rininë në krizë besimi?

Nga: Mentor Kikia

Shoqërisa shqiptare është në krizë. Muk është thjeshtë krizë ekonomike, për bukë dhe rroba. Eshtë kriza e madhe e besimit, kriza e orientimit, që ka prekur më së shumti rininë. E lexoj këtë në sjelljen që demonstrohet, veçanërisht në rrjetet sociale. Modelet që ndjekin njerëzit. Historitë që e frymëzojnë, heronjtë që adhurojnë….

Ndjej vërtet keqardhje kur shikoj se si deri edhe 10-vjeçarët njohin çdo këngë të muzikës më vulgare që prodhohet aktualisht.

Ndjej keqardhje kur shikoj se si 3 mijë njerëz komentojnë dhe debatojnë mes tyre, për fotot që ka hedhur një personazh televiziv, duke i ftuar njerëzit të japin mendimet se në cilën foto duket më bukur.

Nuk ka asnjë dyshim që modelet që ndjek sot rinia janë më të paduhurit, dhe janë ata që servir media, me produksinet e veta dhe serialet që transmeton natë e ditë.

Por a janë të rëndisishëm vërtet heronjtë për të nxjerrë nga kriza morale një shoqëri?

Historia na ofron dy shembuj shumë domethënës:

Në betejën më të përgjakshme dhe vendimtare të Luftës II, atë të Stalingradit, snajperi Vasily Ivanovich Zaitsev, u promovua nga media dhe propaganda sovjetike, si hero kombetar, për të ngjallur frymëzim tek një ushtri që po masakrohej, dhe që ia doli të kthente rrotën e historisë së luftës.

Në SHBA, në vitet ‘70, shoqëria amerikane ishte në një krizë morale, pasi doli nga një luftë 20 vjeçare(ajo e Vietnamit) e mundur e poshtëruar dhe me kosto të tmershme ekonomike. Qeveria e Reganit sponsorizoi Hollyvood-in pwr tw prodhuar filma me heronjt si famshëm Sylvester Stallone tek “Rambo”-t apo Carlos Ray Norris – Chuck Norris, në dhjetra filma me heronj që luftonin për lirinë e popullit Vientamez, duke bërë që amerikanëve të mos u vinte turp për luftën.

Lexo edhe :   Ballkani i hapur “tremb” vetëm të pasinqertët

Pezmi ynë social nuk është në këta kufinj dhe ne nuk mundemi të sillemi në këtë nivel “macro”. Por ama ne mund dhe duhet patjetër të mendojmë për të ofruar për rininë modele frymëzimi, modele pozitiviteti, që të mos vrapojnë të adhurojnë djalin e guvernatorit që fshin djersët me Euro, apo disa këngëtarë që i këndojnë drogës në makina të mbushuara me para.

Lexo edhe :   Bar do hamë por parimet nuk do t'i shkelim

Për fat të keq, media po ndjek komercializmin, ndërsa konemaja, ato pak filma që prodhon, ka për personazhe vetëm prostituta dhe trafikantë droge.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shkelën rregullat kundër Covid, përjashtohen 2 sportistë nga Olimpiada në Tokio

Dy xhudistë të Gjeorgjisë janë përjashtuar nga Lojërat Olimpike Tokio 2020, pasi kanë dalë për shëtitje jashtë Fshatit Olimpik, ka raportuar agjencia japoneze e...

117 milionë euro, Manchester City pranë blerjes rekord

Manchester City është shumë afër goditjes së radhës në merkato. Sipas shtypit anglez, mungon shumë pak për arritjen e marrëveshjes për mesfushorin e Aston Villa-s,...

Koronavirusi/ Profesori grek: Do të krijohen më shumë mutacione ngjitëse

Profesori Theodoros Vasilakopoulos në një intervistë për mediat vendase, foli për rrjedhën e pandemisë në vend dhe procesin e vaksinimit ku thotë se ashtu...

Teatri Kombëtar në pronësi të Bashkisë/ PD: Rama nuk pyet për drejtësinë

Partia Demokratike ka reaguar ashpër ndaj vendimin e qeverisë për t'i kaluar truallin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Deputetja e zgjedhur...

Varianti Delta përhapet me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara

Presidenti Joe Biden po u kërkoi punonjësve të qeverisë federale të dëshmojnë statusin e tyre të vaksinimit. Të pavaksinuarit do të duhet të mbajnë...