E hënë, 16 Maj, 2022
27.5 C
Tirana

A duhet shtetëzuar transporti urban?

Nga: Klodian Tomorri

Ka patur një debat mes ekonomistëve nëse shërbimi i transportit urban është apo jo monopol natyror? Evans në vitin 1991 studioi shërbimin e autobusave urban në Londër, dhe perfundimi ishte se po. Ky shërbim ishte nje monopol natyror.

Dy karakteristikat e monopolit në rastin e transportit urban rrinë plotësisht. Kostot fikse janë shumë më të larta se ato variabel dhe kostot mesatare qëndrojne mbi ato marxhinale edhe për sasi të mëdha produkti. Për këtë arsye është mirë që tregu të jetë monopol, sepse monopoli mund të ofrojë shërbimin me kosto më të ulët se sa konkurrenca.

Si rregull, monopolet natyrore është më mirë që të jenë në duart e shtetit se sa ato të privatit. Dhe ka një arsye shumë të fortë ekonomike se pse. Një monopol mund ta ofrojë shërbimin në katër nga mënyrat e mëposhtme.

1-Çmim i lartë shërbimi, duke prodhuar në nivelin e monopolit.

2-Çmim të barabartë me koston mesatare

3-Çmim të barabartë me koston marxhinale

4-Çmim zero për shërbimin.

Varianti i parë, që ndryshe quhet ekuilibri i monopolit, maksimizon fitimet per monopolistin, por shkakton humbje për shoqerinë. Termi në anglisht është deadweight loss, në shqip nuk e di si e kanë përkthyer.

Varianti i dytë transferon një pjesë të surplusit nga monopolisti tek qytetaret, por sërish rezulton me humbje për shoqerinë.

Varianti i tretë eliminon plotësisht humbjet për shoqerinë, por në këtë rast monopoli nuk arrin të mbulojë kostot ndaj kërkohet subvencioni nga taksat.

Varianti i katërt shkakton humbje për shoqerinë, çon në mbikerkesë për shkak te free rider dhe kërkon shumë subvencion.

Pra në katër mundesitë, e treta është me eficentja. Si rregull monopolet natyrore duhet të dalin me humbje, e cila duhet të financohet me subvencion nga taksat. Në çdo variant tjetër shoqeria humbet. Por në privat, varianti i tretë nuk mund të realizohet, ndaj monopolet natyrore është mirë që të jenë në duart e shtetit.

Tani kjo krijon problemin tjetër. Ne shtet vidhet, keqmenaxhohet dhe kompania përdoret për qellime politike. Por ka nje masë që mund ta korrektojë disi këtë problem. Monopoli mbahet në pronësi shtetërore, por jepet në administrim privat. Disa nga linjat me te suksesshme të transportit urban nëpër botë, kanë pikërisht këtë model. Rasti me klasik është Tokyo.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Strategjia detare 2035

NGA GJENERAL PIRO AHMETAJ Shqipëria jonë është e bekuar me mbi 450 km vijë bregdetare, ndërsa hapësira e interesave detare (det i brendshëm dhe territorial)...

Deklaratat për SPAK/ Hajdari: Politika të qëndrojë larg drejtësisë, “peshqit e mëdhenj” janë në rrjetë

Në daljet e fundit për mediat, kryeministri Rama është shprehur se po pret me padurim që SPAK-u të godasë nga të katër anët. Duket...

Plagoset ish kandidati për kreun e PS-së, ngjarja në lokalin e reperit të njohur

Ish-kandidati për kreun e Partisë Socialiste në Durrës, Ardit Kërtusha, është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në...

Gazeta austriake zbulon skandalin e madh, stafi i Metës vihet në lëvizje. Ja çfarë do ndodhë

Presidenca ka reaguar pas artikullit në gazetën austriake "Kronen Zeitung", duke i cilësuar si shpifje dhe gënjeshtra të fabrikuara. Reagimi është përcjellë nga ana...

SPAK mes PD dhe PS

Dikur PD e drejtuar nga Lulzim Basha nuk besonte te SPAK, por më pas jo vetëm depozitoi disa denoncime por kërkoi i pari që...