A do të mbahet sivjet Festivali i Këngës në RTSH? Ja çfarë vendimi është marrë

Ndonëse situata në vendin tonë është mjaft e rëndë nga koronavirusi, është marrë vendimi që Festivali i Këngës në RTSH të mbahet. Një ditë më parë kanë nisur përgatitjet për Festivalin e 59-të Këngës në RTSH.

Nëndrejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, Martin Leka, ka mbajtur dje takimin e parë konsultativ me krijuesit, që kanë lënë gjurmë në këtë festival, muzikantë e tekstshkrues.

Në takim u diskutuan çështje që lidhen veçanërisht me cilësinë e festivalit, duke nisur që nga ngritja e një komisioni vlerësimi për përzgjedhjen e këngëve e deri tek kriteret për pjesëmarrjen në festival.

Në muajin shtator pritet që krijuesit të paraqesin këngët që do të përzgjidhen për edicionin e 59-të Këngës në RTSH.

Kujtojmë këtu se fituesi do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizionin e ardhshëm. Fituesja në fuqi mbetet Arilena Ara.