E premte, 15 Janar, 2021
3 C
Tirana

A do të lirohet Zani Çaushi? Artan Hoxha zbardh prapaskenat

Zani Çaushi, kreu i një prej bandave të Vlorës gjatë trazirave të vitit 1997, kërkon lirinë me kusht. Kërkesa po shqyrtohet në Gjykatën e Korçës, pasi Myrteza Çaushi aktualisht po e vuan dënimin e tij në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë.

Kërkesa e Çaushit bazohet mbi argumentet e tij se është rahabilituar në burg, dhe fakti se ka fëmijë për të rritur, për të cilët thotë se është i gatshëm të punojë.

Por a do të lirohet Zani Çaushi? Gazetari Artan Hoxha tha në studion e “Abc News”, se banda e tij dhe familja janë shpartalluar nga kundërshtarët, dhe sipas gazetarit, është mister fakti se kush fshihet pas një ngjarje të tillë.

“Nga burgu kanë dalë të gjithë ato që kanë lekë, pasi grupi që kanë jashtë ka bërë lekë dhe kanë blerë gjykatësit.

Por në këtë rast nuk kemi një gjë të tillë, pasi banda dhe familja e Çaushit është shpartalluar.

Për mua, përgjegjës në këtë ngjarje është një dorë e fshehtë që po përpiqet që të ndezë zjarrin.

Ai që po e nxjerr e ka marrë masën se për çfarë po e nxjerr, pasi me atë që ai ka bërë, ai jashtë e ka të pamundur që të jetojë i lirë”, ka thënë gazetari.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

”Boshatiset” stoli i PSG, trajneri Poçetino infektohet me Co*id-19

Trajneri i ri i Paris SG, argjentinasi Mauricio Poçetino, ka rezultuar i infektuar me Covid-19. Lajmi bëhet i ditur nga vetë klubi kryeqytetas, në prag...

Spiropali: Që nga 2013 janë regjistruar 235 mijë vende pune më shumë

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është shprehur se që nga viti 2013 në vendin tonë janë regjistruar 235 mijë vende...

SHBA vijon tërheqjen e trupave nga Afganistani, kanë mbetur vetëm 2.500

Ushtria amerikane ka ulur nivelin e trupave në Afganistan në 2.500. Ky është niveli më i ulët i pranisë amerikane në gati dy dekada,...

Aksidenti me 4 viktima/ Momenti i parakalimit të gabuar të ‘Citroen-it’ (Video)

Publikohet video e aksidentit që i mori jetën 4 shtetasve nga Kosova në Rrugën e Kombit, mbrëmjen e djeshme (14 janar). Në videon e publikuar...

Rigoni dhe samiti i Tiranës

Nga: Frrok Çupi Këtu është në plan një samit dialogu mes shteteve fqinje, por njëkohësisht disa kanë lëshuar fjalë kundër, sikur ‘u bëmë ne shqiptarët...