Aktualitet

A do të ketë një tjetër tërmet të fuqishëm/ Përgjigjet profesori i sizmologjisë


               Publikuar në : 23:00 - 02/12/19 M D

Profesori i njohur Shyqyri Aliaj i cili ka drejtuar për disa vite Institutin e Sizmologjisë së fundmi ka deklaruar publikisht se nuk do të priten më tërmete të fuqishme.

Ai theksoi se pasgoditjet e tërmetit të 26 nëntorit janë në rënie.

I pyetur nëse pritet një tërmet i tretë, i fuqishëm, ai tha prerazi “JO”.

Sipas profesorit, tërmeti i 21 shtatorit nuk mund të krahasohet me tërmetin e 26 nëntorit, pasi i pari ishte me aktivitet të vogël sizmik.

Ndërsa përjashtoi çdo mundësi për një tërmet të ngjashëm me atë të 26 nëntorit në ditët apo muajt në vijim.

“Çdo tërmet ka një zonë vatre, ka volum, ka shtrirje… Vatrat e vendit tonë janë vatra në koren e tokës që shkojnë nga 50 deri në 70 km. Vatra e tërmetit të fundit ishte me shtrirje të vogël, 40 km nga Durrësi deri në Gjirin e Drinit.

Në këtë segment 40 km do kohë që të përpunohet e gjitha. Pra këto pasgoditje që kanë ndodhur këto ditë kanë ardhur pasi po përpunohet vatra.

Tashmë pasgoditjet po shkojnë drejt shuarjes.

Aktiviteti sizmig po shuhet.

Në ditët në vijim Tirana nuk duhet të shqetësohet. Pasgoditjet mund të ndjehen pak në zonat bregdetare. Në ditët në vijim këto do të rrallohen, mund të jetë ndonjë me magnitudë më pak se 4, por më të mëdha nuk do të ketë”, tha ai në “ABC News”.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT