Politikë

A do të kandidojë përballë Veliajt për Bashkinë e Tiranës? Përgjigjet Tabaku

               Publikuar në : 09:50 - 16/04/19 Enno

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është shprehur me plot bindje se në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje lokale pa opozitën.

E ftuar në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’, Tabaku është pyetur nëse do të pranonte të ishte përballë Erion Veliajt në garë për bashkinë e Tiranës.

“Është kënaqësi kur dëgjon dhe vlerësohesh, nuk mund ta mohoj që kam lidhje të veçantë me Tiranën, por nuk do të ketë zgjedhje lokale.

PD ka shumë kandidatë për Tiranën.

Nuk besoj që do të jetë rasti që të diskutojmë kaq shpejt për zgjedhje lokale, pasi ka ende shumë kohë.

Nuk ka pasur asnjë diskutim të tillë me Bashën, mendoj që për mua është herët për një angazhim të tillë.

Nuk ka pasur diskutim të brendshëm në PD, është i gjithi i jashtëm”, tha Tabaku.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT