E hënë, 1 Mars, 2021
11 C
Tirana

A do ta bëjnë vaksinën ata që kanë kaluar Covid-19? Ja si përgjigjet Brataj

Kreu i urgjencës kombëtare, Skënder Brataj ka folur për numrin e të vaksinuarve deri në këto momente duke thënë se pas datës 20 janar, do të vijë pjesa tjetër e premtuar nga  kryeministri Edi Rama.

Përsa i përket vaksinave që janë bërë deri në këto momente, Brataj tha se të vaksinuarit nuk kanë pasur efekte anësore apo komplikacione.

“Për fatin e mirë, nuk kemi parë asnjë efekt anësor. Procesi vazhdon të jetë i rregullt, por një vaksinë e kontrolluar nga FDA dhe EMA sigurisht që i ka të gjitha garancitë, të gjitha rregullat. E vetmja gjë ka qenë koha, por vaksina zakonisht efektet anësore i jep në momentet e para dhe për këtë arsye qëndrojnë rreth 30minuta nën asistencën e ekipeve mjekësore. Por njerëzit duhet të kenë të qartë që nuk është virus i plotë, por pjesë e proteinave të virusit, pra nuk shkakton sëmundje, por prodhim të antitrupave”, tha Brataj.

Brataj u shpreh edhe për ata që e kanë kaluar koronavirusin, nëse duhet që ta bëjnë vaksinën.

“Për personat që kanë kaluar Covidin, kuptohet që imuniteti natyral është më i sigurt se i vaksinës nuk diskutohet, por nuk ka të dhëna sa zgjat imuniteti. Por edhe ata që e kanë kaluar si puna ime që në Mars është e këshillueshme që ta bëjnë. Unë se kam bërë sepse pres që të vijë radha e institucionit tim”, tha Brataj në ”Fax News”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

A do të ketë një 2-Mars tjetër? Ja si përgjigjet Presidenti Meta

Ilir Meta: Nuk kam pasur kohë të mendoj për këtë gjë, por nuk e di a do më zërë gjumi sot, por do përpiqem...

”Nuk ishte vetëm”/ Flet kamerieri që i shërbeu kafenë e fundit Behar Sofisë

Personi që i shërbeu kafenë e fundit Behar Sofias, kamerieri i lokalit me inicialet K.Gj., ka treguar se 66-vjeçari nuk ishte vetëm ditën që...

Kreu i OBSH: Shtetet bëjnë gabim të madh nëse mbështeten vetëm te vaksina

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se rritja e madhe e rasteve të reja me koronavirus në 57 shtete, vjen si pasojë e varianteve të...

Kreu i PE: Të gatshëm të ndihmojmë Shqipërinë në luftën kundër Covid-19

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli ka reaguar pas takimit në Bruksel me kryeministrin Edi Rama. Sipas Sassoli, institucioni që ai drejton dha “ok”-in për...

Kosova në pritje të konfirmimit nga COVAX për marrjen e vaksinave

Ministria në detyrë e Shëndetësisë në Kosovë tha se është në pritje të “konfirmimit final” nga COVAX për marrjen e dozave të para të...