E hënë, 13 Korrik, 2020
31 C
Tirana

A do ta anulojë Hoti takimin në Shtëpinë e Bardhë? Ja si përgjigjet Mustafa

Më të lexuarat

Pas akuzave të ngritura sot ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka pasur reagime të shumta nga personazhe të politikës shqiptare dhe jo vetëm.

Së fundmi, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përgjatë një konference për mediat, është pyetur nëse kryeministri Avdullah Hoti, do ta anulojë fluturimin për në Shtëpinë e Bardhë, duke u solidarizuar me Presidentin Hashim Thaçi, i cili e anuloi pjesëmarrjen në takimin Kosovë-Serbi.

Mustafa u përgjigj në këtë mënyrë:

“Unë s’mund të jap përgjigje. Kryeministri duhet të vendosë vetë dhe të konsultohet me partnerët”.

“Ne e përkrahim plotësisht Gjykatën Speciale që vepron në mënyrë të pavarur. Por, për LDK-në lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë. Luftëtarët e saj kanë luftuar për ta mbrojtur Kosovën, kundër gjenocidit të Serbisë”, vijoi ai.

Kujtojmë së më datën 27 Qershor pritet që në Shtëpinë e Bardhë, në Washington, të zhvillohet takimi historik Kosovë-Serbi.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

A do të mbyllemi sërish? Manastirliu zbardh vendimin pas shifrave rekord të të infektuarve

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 117 raste pozitive. Po kështu, situata në Spitalin Infektiv vijon të paraqitet e rënduar. Në 24 orët...

Sinjale pozitive nga Vuçiç, njofton ambasadorin rus për dialogun me Kosovën

Një ditë pas rifillimit të dialogut midis Vuçiçit dhe kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, me ndërmjetësimin e zyrtarëve të BE, disa sinjale janë dhënë...

Zbardhet skandali/ ‘Drejtoresha e kopshtit pranon fëmijët e të infektuarve me urdhër nga lartë’

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, akuzon punonjësit e kopshtt Nr. 18 në Tiranë, se kanë pranuar fëmijën e një të infektuari që punon...

“Gjendja jashtë kontrollit”, qytetari denoncon tek Berisha ç’po bëhet me të infektuarit

I ashtëquajturi qytetari digjital, denoncon tek ish-kryeministri Berisha rastin e shumë personave të cilët janë në gjendje të rëndë, por atyre nuk u bëhet...

Johnson u bën thirrje qytetarëve t’i kalojnë pushimet brenda vendit

Kryeministri britanik, Boris Johnson, i ka bërë thirrje qytetarëve që t’i kalojnë pushimet brenda vendit këtë verë. “Ky vend është i bekuar në mënyrë unike...