Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ditën e hënë, do të nisë shërbimi i transportit urban dhe ndërurban, sipas protokollit të miratuar të sigurisë.
Lidhur me zërat që qarkullojnë së fundmi, se do të ketë rritje të çmimit të biletës, kreu i qeverisë mohon në mënyrë kategorike se do të ndodhë një gjë e tillë.
Referuar masave të reja pas pandemisë, Rama zbulon ndër të tjera se në datën 1 janar 2021, do të nisë zbatimi me biletën elektronike. Ky është hapi i parë, drejt një reforme të re.
Statusi
? TË HËNËN 15 QERSHOR RINIS SHËRBIMI I TRANSPORTIT URBAN DHE NDËRURBAN, SIPAS PROTOKOLLIT TË MIRATUAR TË SIGURISË SHËNDETËSORE?
QEVERIA DO TA MBËSHTESË KËTË SEKTOR PËRMES:
- NJOHJES SI SHPENZIM TË ZBRITSHËM TË 100% TË KONSUMIT TË NAFTËS
• ZERO TAKSA DHE PO ASHTU ZERO TARIFA VENDORE DERI NË 31 DHJETOR 2020?
? BRENDA 2020 DO TË KRYHET REFORMA E PLOTË LIGJORE/FISKALE E SEKTORIT DHE NË 1 JANAR 2021 DO TË NISË ZBATIMI I SAJ ME BILETËN ELEKTRONIKE SI HAP I PARË
⛔️ NDALOHET KATEGORIKISHT RRITJA E ÇMIMIT TË BILETËS PËR QYTETARËT?