E hënë, 6 Dhjetor, 2021
11.5 C
Tirana

A do rikthehet dënimi me vdekje? Rama jep përgjigjen e prerë

Krimi makabër në Fier, ku Klodian Çalamani vrau dhe groposi vogëlushin 8-vjeçar, dukej se ishte një ngjarje e paralajmëruar. Kanë qenë banorët e fshatit, të cilët e kanë përshkruar autorin si shumë problematik, i cili më herët ka kryer edhe dënimin me burg. Kryeministri Edi Rama është pyetur sot në një konferencë për mediat, nëse për të tilla raste vlen të rikthehet dënimi me vdekje. Kreu i qeverisë tha se në analizat e bëra në vendet më të zhvilluara, rikthimi i dënimit me vdekje nuk i ka ulur rastet e tilla makabre.

“Është një çështje e adresuar kohë më parë, si çështje e civilizimit tonë nga të gjitha vendet e BE-së dhe më gjerë. Dhe në adresimin e kësaj ka pasur një proces të gjatë kur janë hedhur nga vendet e para, hapat për heqjen e dënimit me vdekje, bazuar në shumë analiza e fakte që kanë folur qartësisht se jo vetëm në aspektin moral e një shoqërie demokratike, por dhe në aspektin praktik, dënimi me vdekje nuk i bën të paevitueshme në shoqëri ngjarje të tilla.

Fatkeqësisht, shoqëritë edhe në vendet më të zhvilluara, edhe në vendet me nivelin më të lartë të civilizimit, i kanë në gjirin e tyre edhe këto qenie që janë në gjendje të shkojnë deri në shfaqjet më ekstreme të asaj që ka mbetur nga kafsha në qenien e njeriut”, tha më tej ai.

Ngjarja e fundit në Fier, ka rikthyer edhe një herë debatin nëse duhet apo jo dënimi me vdekje. “Tirana Today” sjell në fokus dënimin e fundit me vdekje të aplikuar në Shqipëri, me varje në mes të qytetit.

Varja ndodhi tetë muaj pasi kishte ardhur demokracia, por legjislacioni nuk kishte ndryshuar ende. Dy personat në foto janë vëllezërit Josif dhe Dritëbardh Çuko nga fshati Libofshë i Fierit, dhe u shpallën fajtorë për vrasje të shumëfishtë në atë që u quajt “Masakra e Libofshës”.

Ngjarja ndodhi në 29 maj të vitit 1992 në fshatin Libofshë, kur dy vëllëzërit hynë në mesnatë në banesën e familjes Puto me qëllim grabitjen e familjes. Si pasojë ata vranë djalin e vogël të shtepisë, së bashku me nusen e tij, vranë babain, vranë edhe nënën pasi e torturuan për një orë dhe në fund e mbyllën duke vrarë mbesën 8 muajshe të familjes. Plot 5 të vdekur.

Ngjarja bëri bujë të madhe në Shqipërinë e asaj kohe, opinioni qytetar kërkoi dënim me vdekje për autorët. Pas një gjyqi prej 24 ditësh, të dy vëllezërit u shpallën fajtor dhe u dënuan me vdekje, ekzekutim me varje në mes të qytetit.

Varja u bë me 25 qershor 1992 (siç shihet në foto) në mes të qytetit të Fierit, dhe trupat u lanë të varur deri mbrëmjen tjetër për t’u parë nga turma njerëzish që erdhën dhe nga qytetet e tjera.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Jam në Dubai, s’jam arratisur”/ Nipi i deputetit të PS-së: Ngjarje e stisur

Ramazan Rraja, nipi i deputetit socialist, Rrahman Rraja konfirmon se nuk është arratisur, pasi akuzohet se së bashku me dy persona të tjerë, kanë...

E shkarkuat Bashën, e pastaj …?

Nga: Artur Ajazi Foltoristët dhe kryetari i tyre Sali Berisha, po numurojnë me padurim të madh, sa ditë dhe sa orë, kanë mbetur deri ditën...

Dy raste me Omicron në Greqi

Me variantin Omicron u diagnostikuan dy rastet e dyshimta që ishin futur në mikroskopin e studiuesve të Greqisë. Bëhet fjalë për dy shtetas që kishin...

Ne përmbytemi rregullisht, e nuk vëmë mend nga asnjë fatkeqësi

Nga: Mentor Kikia Ka ndryshuar klima o budallenj! Duhet të ndryshojmë dhe ne, ndryshe do të ngordhim. Vetëm pas një jave me reshje, vjen paralajmërimi i...

Jean Todt mbështet ndërtimin e automotoparkut në Elbasan

Më herët, kreu i DPSHTRR Blendi Gonxhe njoftoi se në Elbasan do të ndërtohet automotoparku i parë në Shqipëri, për të mundësuar edhe zhvillimin...