E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

A do na duhet një “pasaportë vaksine” për të udhëtuar nëpër botë?

Me nisjen e fushatës së vaksinimit në Britani këtë javë, bota tashmë ka filluar shpresën se tashmë ka një zhgjidhje për Covid-19, për më shumë se një vit.

Por, një vaksinë nuk do të zbusë ndikimin e pandemisë në jetën tonë pasi do na duhet shumë kohë që bota të furnizohet me të. Me aprovimin e saj pritet mbyllja e epokës së pandemisë, ku ndër problemet më të mëdha që solli është ndalimi i udhëtimeve.

E gjithë bota shpreson se programet e vaksinimit masiv do ti zbusin këto kufizime, por pyetja është nëse vaksinimi të lejon liri në udhëtime.

Sipas ekspertëve të pyetur nga Euronews, pasaportat e shëndetit mund të kontribuojnë në menaxhimin afatgjatë të pandemisë COVID-19.

“Pasaportat e imunitetit” janë diskutuar më herët, pasi shiheshin si e vetmja zgjidhje për të udhëtuar lirshëm nëpër vendet e jashtë kufijve, pasi shumë vende e kanë të detyruar kryerjen e testeve para se të hyni në kufirin e tyre. Kështu, me vaksinimin  dhe fitimin e imunitetit, duhet një “provë” se tashmë jeni të sigurtë për të udhëtuar.

Sidoqoftë, vlefshmëria e këtyre të “pasaportave dixhitale të shëndetit” ose “pasaportat e vaksinave” siç po bëhen të njohura, janë paksa konfuze. Vetë Organizata Botërore e Shëndetësisë ka hasur kundërshtime me rekomandimet lidhur me këto pasaporta.

“Ne nuk rekomandojmë pasaporta të imunitetit dhe as nuk rekomandojmë testimin si një mjet për të parandaluar transmetimin përtej kufijve”, deklaroi OBSH në një konferencë shtypi në Kopenhagë më 4 dhjetor.

Lexo edhe :   Testim i detyruar dhe karantinë/ Ambasada gjermane jep njoftimin e rëndësishëm
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...