E martë, 25 Janar, 2022
-4.5 C
Tirana

A do kthehet karantina? Flet kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për një karantinë të mundshme si pasojë e COVID-19. Ai thekson se do ishte shumë e rëndë për ekonominë shqiptare, por jo fatale.

QYTETARJA: Jam shumë e lumtur për heqjen e TVSH dhe tatim fitimit.  Na jep lehtësira në biznesin tonë. Një mbyllje e dytë do ishte fatale.

EDI RAMA: Jam shumë dakord, do ishte shumë e rëndë, jo fatale. Sepse e pamë që sado keq të goditemi si me tërmetin, për mijëra familje që humbën shtëpitë. Kushedi sa vite e vite do desh.

Madje dhe për mijëra njerëz që humbën punën. E vërteta tregon që po rimëkëmbemi. Se shtëpitë po ndërtohen, shkollat po nëdrtohen, se gjithçka që humbëm po rikthehet me durim, me kohën e nevojshme, de po rikthehet më mirë, dhe më bukur, dhe më shumë qëndrueshmëri.

Ky nuk është një premtim, një fjalë e mbajtur dhe ligjëruar në parlamentin e Shqipërisë. Taksat për ju do jenë zero. Për sa më takon deri në vitin 2029. Mos më thuaj a do na mbyllni përsëri. Nuk jam unë që ju kam mbyllur por domosdoshmëria. Sot nuk shoh një mbyllje të dytë në horizont. Nëse nuk bëjmë detyrën tonë, fatkeqësisht kjo mund të vijë siç po vjen në disa vende. Ndaj është e rëndësishme të mbahen maskat në mjedise të mbyllura, të ruhen distancat, të lahen duart shpesh. Nuk ka një mbyllje të dytë në mendjen time, por nëse shifrat nuk na imponojnë nuk do ketë një mbyllje të dytë as në realitetin tonë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ndërron jetë aktori i njohur turk, luajti në serialin “Ertogrul”

Aktori i njohur turk, Ayberk Pekcan, ka ndërruar jetë në moshën 51-vjeçare. I ndjeri ka luajtur në serialin “Ertogrul” dhe “Osman”. Mediat turke thonë se...

Gjirokastritët dhe korçarët më punëtorë, Lezha, Dibra dhe Tirana më “dembele”

Qarqe të ndryshme të vendit shfaqin sjellje ekstreme ndaj punës, pasi në disa prej tyre popullsia në moshë punë (+15 vjeç) shfaq një interes...

Makthi i Berishës nga institucionet që nuk e njohin

Nga: Mero Baze Sali Berisha tani ka nisur luftë me çdo institucion zyrtar, politik apo fetar që nuk e pranon më si Kryetar të PD,...

“Blindohen” zgjedhjet në Shoqatën e Tiranës, hyrja me kartë identiteti

Në orën 15:00 do të nisin zgjedhjet e Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës. Aktualisht është vënë re prezencë e forcave të policisë private,...

Nis hakmarrja pas përgjimeve, Tatimet ‘mësyjnë’ te bizneset e Armand Dukës

Bashkia e Tiranës me në krye Erion Veliaj, ka marrë zotimin për të "pastruar futbollin". Prokuroria e Tiranës ka nisur sot një hetim për...