A do e mirëpresë BE politikën e dyerve të hapura të Ankarasë në Mesdheun lindor

Nga: Enes Yavuz “TRT World”

Turqia e ka mbajtur gjallë dialogun në Mesdheun Lindor pavarësisht se gati çdo palë tjetër e interesuar po vepron në një mënyrë armiqësore, dhe kjo gjë mund të ketë pasoja serioze. Greqia, administrata e qipriotëve grekë, dhe diplomacia kundër-produktive e gazit e Egjiptit,kanë penguar çdo lloj zgjidhje përmes përpjekjeve për të mënjanuat Turqinë, Libinë dhe Republikën Turke të Qipros Veriore në Mesdheun lindor.

Për më tepër, Egjipti dhe Greqia nënshkruan në gushtin e vitit të shkuar një marrëveshje detare që shkel shelfin kontinental të Turqisë dhe Libisë. Nga ana tjetër, Ankaraja është e vendosur që t’i mbajë të hapura dyert e dialogut me fqinjët e saj mesdhetarë, për të arritur një zgjidhje politike dhe një zgjidhje fitimprurëse për të gjitha palët.

Për shembull, në fillim të këtij muaji, ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavushoglu tha:“Edhe ne mund të nënshkruajmë një marrëveshje me Egjiptin, duke negociuar mbi kufijtë detarë”, duke theksuar se Turqia e mirëpret respektimin nga Egjipti të shefit të saj kontinental në rajon, teksa Kajro po kryen aktivitetet e saj në Mesdheu lindor.

Ngjashëm, ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar, vuri në dukje kohët e fundit se:“Ne kemi shumë vlera të përbashkëta historike dhe kulturore me Egjiptin. Kur ato të nisin të përdoren, ne mendojmë se do të kemi zhvillime të ndryshme në ditët në vijim”.

Ai theksoi gjithashtu se Ankaraja mbështet një zgjidhje të negociuar përmes dialogut në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Këto deklarata, sjellin një atmosferë pozitive në një tryezë armiqësore, dhe tregojnë se Ankaraja po përpiqet të gjejë një zgjidhje të drejtë dhe të ndërsjellë të mosmarrëveshjes, në vend se të ndjekë një qasje ku i pari të jetë interesi kombëtar.

Vendetë tjera e kanë ndjekur këtë të fundit,përmes ndërtimit të partneriteteve të kompromentuara, të cilat nuk përfshijnë që të gjitha palët e interesuara. Për shembull, këtë e pamë kur Athina, Nikozia dhe Kajro u përpoqën të kryenin një operacion të parealizueshëm në fushën e energjisë.

Përveç kësaj, janarin që shkoi, dhe 5 vjet nga raundi i 60-të i bisedimeve në marsin e vitit 2016, bisedimet eksploruese midis Turqisë dhe Greqisë u zhvilluan në Stamboll falë inkurajimit të Ministrisë së Jashtme Turke. Deklaratat që vijnë nga BE dhe SHBA, e kanë mirëpritur këtë zhvillim.

Megjithatë, komuniteti ndërkombëtar nuk i qasur përplasjet në Mesdheun Lindor me ndonjë sens objektiviteti. Të gjitha indikacionet (deklaratat, qëndrimet etj), sidomos nga zyrtarët e BE-së, tregojnë se ata mbështesin Greqinë në mënyrë të njëanshme mbi Turqinë dhe qipriotët turq. Këto janë rezultatet e llogarive të gabuara diplomatike – duke mos marrë parasysh politikën e sinqertë të Ankarasë së dyerve të hapura për bashkëpunim.

Brukseli duhet të luajë një rol konstruktiv si një ndërmjetësues i drejtë

Bashkimi Evropian dhe aleatët e tij, duhet të luajnë një rol thelbësor në mosmarrëveshjen e Mesdheut Lindor midis Greqisë dhe Turqisë, përpara se ajo të dalë jashtë kontrollit. Qasja e tyre agresive për t’iu kundërvënë Turqisë, duhet të rivlerësohet në mënyrë më të drejtë, me një plan të mirë-negociuar dhe të orientuar drejt zgjidhjes.

Lexo edhe :   BE i kërkoi Kurtit vazhdim të dialogut me Serbinë, por a është prioritet i tij?

Mjerisht disa politikanë evropianë janë shprehur kundër një projekti të tillë. Për shembull, presidenti francez Emanuel Makron ka mbajtur një politikë anti-Turqi në rajon, duke synuar që ta pengojë Turqinë nga qasja e saj legjitime tek burimet energjitike në Mesdheun lindor.

Kjo qasje diskriminuese i shërben vetëm aventurizmit grek, që i jep prioritet shtënies në dorë të pasurive energjetike të Mesdheut Lindor, dhe që izolon aktorët kryesorë legjitimë si Turqia, Libia dhe Republika Turke e Qipros Veriore.

Në takimet e Këshillit Evropian më25-26 mars, do të diskutohen pretendimet në Mesdheun Lindor. Gjatë këtij takimi, zyrtarët e BE-së duhet të veprojnë me logjikë duke parandaluar  Greqinë, Francën dhe Administratën Greko-Qipriote që ta gënjejnë Bashkimin Evropian në lidhje me Turqinë.

Ankaraja është një palë e interesuar e domosdoshme

Në përgjigje të rivalitetit në rajon, veprimet e Ankarasë kanë qenë të shpejta dhe efektive.

Në aspekti politik, udhëheqja turke vuri në zbatim një marrëveshje të re rajonale,mbi kufirin e saj detar me Libinë, në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

Ky ishte një veprim strategjik i mençur, dhe një zhvillim që shërben si një shembull i përcaktimit të njëjtë të kufijve detarë në rajon për të rritur potencialisht shanset për një zgjidhje të negociuar të krizës në rajon.

Kur është fjala për eksplorimin, Turqia ka gati 3 anije moderne të shpimit nën det (Fatih, Yavuz dhe Kanuni) dhe 2 anije kërkimore sizmike (Oruc Reis, Barbaros Hayrettin). Prandaj, ajo ka ndërtuar tashmë kapacitetin e saj dhe ka ruajtur inventarët për eksplorimin, shpimin dhe nxjerrjen e naftës apo gazit.

Për më tepër, anija e shpimit Fatih zbuloi rezerva të mëdha të gazit natyror nën Detin e Zi, të vlerësuara në 405 miliardë metra kub, duke çelur një kapitull të ri historik për Turqinë.  Brenda një dekade, Turqia mund të plotësojë të gjitha nevojat që ka për gaz natyror.

Pasi të merren parasysh këto rrethana, injorimi i shqetësimeve legjitime të palës turke, do të ishte një gabim i rëndë politik për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit. Thënë ndryshe, Turqia nuk është një fuqi e zakonshme rajonale që mund të përjashtohet lehtësisht nga ekuacioni i energjisë në rajon.

Sfera e saj gjeopolitike e ndikimit shtrihet nga Anadolli dhe rajoni i Detit të Zi në Evropë, Mesdheu, Ballkani, Lindja e Mesme, Euroazi dhe deri në Afrikën e Veriut. Tani ka ardhur koha që të gjitha palët në Mesdhe të jenë konstruktive pragmatike, dhe ta përdorin para se të jetë tepër vonë politikën e dyerve të hapura të Ankarasë për arritjen e një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse, që u shërben interesave të gjithë aktorëve në rajon.

Burimi i lajmit: https://www.trtworld.com/opinion/will-ankara-s-open-door-policy-prevail-in-the-eastern-mediterranean-45025

Përshtatur nga TIRANA TODAY