E premte, 22 Janar, 2021
11 C
Tirana

A do dilte në protestë po të mos ishte ministër? Çuçi: Nuk e ndjej si detyrim

Ministri i Brendshëm, Bledi Cuçi nuk ka dashur të japë një përgjigje kur u pyet nëse do të dilte në portestë apo jo, po të mos ishte në pozitën e tij, pas vrasjes së Klodian Rashës.

I ftuar në “Open”, Çuçi tha se nuk di të thotë as po e as jo për këtë gjë, por që është plotësisht në mbështetje të protestës.

Por, Çuçi bëri ndasinë me ministrat e tjerë. Ai shtoi se dëshiron të mbetet ai lloj Ministri i Brendshëm që nuk vesh kurrë uniformë dhe nuk vë kurrë kapele.

“Nuk di të them as po e as jo. Nuk mund të jap një përgjigje të prerë. Unë jam një person me një background juridik dhe e di shumë mirë se si funksionon një çështje, por nuk mendoj se nuk është e nevojshme të them unë nëse do të dilja apo jo. Unë jam nga ato ministra dhe shpresoj të mbeten nga ata që nuk do vesh ndonjëherë uniform apo të vendos kapele,”- tha Çuçi.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Aksident në Pukë, humb jetën një person

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Dedaj të Pukës. Shtetasi i identifikuar me inicialet L.M, ka qenë...

Ish-komandanti i ushtrisë boshnjake dënohet për krime lufte

Gjykata e Sarajevës e ka dënuar me 10 vjet burgim një ish-komandant të ushtrisë boshnjake, pasi erdhi në përfundimin se ai ka dështuar të...

Përgjimet/ Mafia Italiane mësyn në Tiranë, biseda për pallate dhe tendera

Antimafia e Katanzaros në Itali, ka goditur tri ditë më parë një grup mafioz, ndërsa përgjimet telefonike të personave në hetim kanë zbardhur ryshfetet...

Video/ Klopin nuk e mbajnë nervat, përplaset me trajnerin kundërshtar

Në sfidën e djeshme të Premier Ligës ku Liverpuli u mund në “Anfield” me rezultatin minimal 0-1 ndaj Bërnlit, në pushimin e këtij takimi...

Qysh sot, çdo ditë të jetë 21 Janar

Nga: Frrok Çupi Për gjithë planetin sot është data 22, por për ne shqiptarët duhet të jetë, si dje- 21 Janar. Edhe nesër, e pasnesër,...