E enjte, 20 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

A do arrestohen ministrat për ‘fshehje të pasurisë’? Ja çfarë thotë Rama

Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar lidhur me skandalin e publikimit të pagave të shqiptarëve. Rama i është përgjigjur komentit të një qytetari, i cili i ka shprehur shqetësimin për të dhënat e shqiptarëve që janë në duart e kujtdo, përshirë edhe ato të grupeve kriminale. Kryeministri Rama ka zgjedhur që ti përgjigjet, duke vënë në dukje se përgjegjësit duhet ti gjejë drejtësia, dhe ti ndëshkojë sipas ligjit. Ai ka sqaruar më tej se pagat e larta janë të deklaruara dhe taksohen sipas ligjit me 23%, por problemi madhor mbetet pjesa e padeklaruar e të ardhurave të shumë kompanive, përfshirë edhe pagat e ulta fiktive që kompensohen me lekë në dorë. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, Rama thotë se janë bërë përmirësime gjatë këtyre viteve, po ka ende shumë për tu bërë në këtë drejtim duke vijuar me masa te reja anti-evazion.

Qytetari- Pershendetje zoti Kryeminister ju jeni i zoti shpise ne shqiperi. Ju si zot shpie keni te drejt tu jepni sqarime antareve te kesaj shpie te madhe! Do ju bej disa pyetje e di se nuk do mar pergjigje nga ju por nuk mund te rri goje mbyllur kur une nuk firmos askund ne fund te muajit nuk kam as makin asgje prej gjeje ndersa tjeret kapin qiellin. 1 Sa u perket publikimit te pagave te dhënave personale si dhe targave te mjeteve a do ket pergjegjes per publikimin e tyre? 2 Pagat te cilat tek disa persona jane paga ekstremisht te larta te pa imagjinueshme kush mban pergjegjesi?3 Dhe per makinat luksoze te cilat sipas zerave mediatik shumica prej tyre jane ne pronesi te Ministrave dhe Deputeteve Shqiptar. Te cilet ne formularin e deklarimit nuk deklarojn pasuri aq te medha. 4 Do ket Ministra Deputet te arrestuar per fshehje te pasuris dhe mos deklarimin e saj ne formularin e dekriminalizimit?

Lexo edhe :   Inaugurohet lagjia e re në Laç, Rama zbulon përse e ka mik presidentin Erdogan

Edi Rama- Pergjegjesit duhet t’i gjeje drejtesia dhe t’i ndeshkoje sipas ligjit. Uroj qe prokuroria te zbardhe sa me shpejt rrjedhen e ngjarjes dhe autoret e krimit. Pagat shume te larta jane te deklaruara e taksohen sipas ligjit me 23% por problemi madhor eshte pjesa e padeklaruar e te ardhurave te shume kompanive, perfshire edhe pagat e uleta fiktive qe kompensohen me leke ne dore. Jane bere permiresime te ndjeshme ne keto vite, po ka ende shume lufte per te bere dhe prandaj do vijojme me masa te reja anti-evazion. Ministrat dhe deputetet bejne deklarime pasurie te pervitshme, per te cilat mbajne pergjegjesi penale nese gjenden ne fshehje pasurie. Mua personalisht per shembull me ka ndodhur te ndeshem me lajme te rreme per blerje makinash te shtrenjta apo per shpenzime 700 mije euro ne vit per avion! Marrezira! Ndeshkimet me burg ne sistemin qe kemi zgjedhur tash 30 vjet nuk i jep as qeveria, as partia, as media, as interneti, po vetem drejtesia. Te uroj Gezuar Vitin e Ri dhe shendet familjarisht.

Lexo edhe :   Erdogan: Vëllai i qëndron pranë vëllait kur ka nevojë, dhe jo kur thirret!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën

Kryedemokrati Basha ka dhënë garanci se PD nuk do t’i iki asnjë beteje, përfshirë edhe zgjedhjet vendore. Qëndrimi i tij pason pas deklaratës për...

Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një...

PD po shkon drejt ndarjes?

Nga: Artur Ajazi Mendimi për një ndarje të mundshme të PD-së, po shprehet dhe promovohet hapur ditët e fundit në çdo ambient mediatik. Në dukje...

Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i nazistëve në pyjet e Amazonës

Nga: Pietro Emanueli Nazistët kishin një koncept racist mbi botën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, brenda së cilës Gjermania ishte qendra e gjithçkaje, dhe ishte mbi të...

Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës.Reagon Blushi: Ç’na polli belaja!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sa i takon qëndrimit publik të presidentit Meta, pas diskutimit për datën e zgjedhjeve të...