E mërkurë, 15 Korrik, 2020
17 C
Tirana

A bëhemi imunë pasi infektohemi? Çfarë nuk dimë për koronavirusin

Më të lexuarat

“Mund të kemi 600 raste në ditë”, Brataj i përgjigjet Dashos

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i ka kthyer përgjigje ekspertit të Shëndetit Publik, Erion Dasho, pas deklaratës së bërë nga ky i fundit...

I riu rrezikon burgun për një bombol, prokurori ‘kyç’ gojën (VIDEO)

Emisioni “Stop” ka trajtuar këtë të martë një histori të çuditshme nga Korça. Kostandin Beqirllari ka një biznes familjar që ka të bëjë me...

VIDEO/ Shkupi “pushtohet” nga flamujt shqiptarë një ditë para nisjes së votimeve

Maqedonia e Veriut po mban sot fazën e dytë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ditën e sotme do të lejohen të votojnë vetëm të...

Ish- kreu i bandës së Vlorës, Zani Çaushi kërkon lirim me kusht

Ish- kreu i bandës së Vlorës, Myrteza Çaushi, i njohur ndryshe se Zani Çaushi ka kërkuar lirimin me kusht. Çaushi, i cili aktualisht vuan dënimin...

Lirohen nga burgu dy mjekët që kuronin Eduart Lamajn

Dy mjekët që morën përsipër të mjekojnë ilegalisht Eduart Lamajn janë liruar në detyrim paraqitjeje. Gjykata e Apelit në Tiranë vendosi të lirojë Viktor Markun...

“Cenohet liria e shprehjes”/ Meta kthen në Kuvend ligjin që ndëshkon median

Presidenti Ilir Meta ka kthyer sot për shqyrtim në Kuvend ligjin nr. 73/2020 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 20,...

Vendoset lëndë plasëse pranë një banese në Fushë Krujë

Një sasi tritoli është gjetur pranë një banesë në periferi të Fushë Krujës. Fatmirësisht lënda plasëse nuk ka shpërthyer, pasi e zonja e shtëpisë e...

Pandemia/ Dy pacientë humbin jetën në spitalin Infektiv

Dy persona të tjerë kanë humbur jetën nga koronavirusi, gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri. Viktimat janë një burrë nga Shkodra dhe një...

Nxori në pritë Hekuran Billën, Apeli merr vendimin për Adiola Lakrën

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën “Arrest me burg” për Adiola Lakrën, e cila akuzohet për vrasjen e Hekuran Billës. Ajo u përdor...

Shifra rekord/ Rritet ndjeshëm numri i rasteve në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 117 raste të reja me koronavirus në Shqipëri. Shpërndarja gjeografike e...

Nga: Morgan Mcfall-Johnsen “Science Alert”

Shumica e njerëzve që preken nga koronavirusi i ri shërohen. Deri tani janë dokumentuar më shumë se 440 mijë raste në të gjithë botën. “Nëse gjithçka shkon mirë, sistemi juaj imunitar do të shkatërrojë plotësisht të gjithë virusin që ka depërtuar në sistemin tuaj”, shprehet Tom Duzinski, drejtor i edukimit mbi epidemiologjisë në Universitetin e Indianës në SHBA.

Por ka ende shumë paqartësi. Së pari, është akoma e paqartë se sa njerëz janë rikuperuar tërësisht, dhe si sëmundja do të ndikojë tek ata në një periudhë afatgjatë, ose për sa kohë do të jenë ata të imunizuar. Universiteti Xhon Hopkins, beson se numri i vërtetë i të shëruarve nga Covid-19 është në të vërtetë shumë më i lartë nga ai që raportohet.

Sipas tij, shumë zona, shtete, territore dhe rajone nuk raportojnë se sa prej banorëve të tyre janë shëruar tashmë nga ky virus.

“Rastet e raportuara në Kinë, janë vlerësime bazuar në raportet e mediave lokale, dhe mund të jenë dukshëm më të ulëta se sa numri i vërtetë”, tha për CNN Dagllas Donovan, zëdhënës i universitetit.

Për me tepër, për shkak të disponueshmërisë së kufizuar të testimit në disa vende, përfshirë SHBA-në, prioritet u jepet rasteve më të rënda. Njerëzit që kanë simptoma të lehta apo asnjë simptomë, kanë më pak të ngjarë që të testohen, madje edhe nëse e këkojnë me ngulm testimin.

Kjo do të thotë se shumë raste të lehta më Covid-19, nuk përfshihen në numërimin e rasteve totale të shëruara nga koronavirusi. Dhe ky fakt, mund të dëmtojmë kuptimin që kanë deri tani ekspertët mbi sëmundjen, dhe mënyrën se si ata parashikojnë trajektoren e saj.

“Njohja e numrit real të personave të infektuar në popullatë, do të ishte shumë e dobishme për të pasur modele më të mira, se kur sëmundja do të arrijë kulmin dhe rënien e saj, dhe gjithashtu se kur mund të fillojmë t’i kthejmë njerëzit në punë”- shprehet dr. Bala Hota, profesor dhe zyrtar i asociuar i mjekësisë në Qendrën Mjekësore Universitare Rush të Çikagos.

Hota thekson se shumë pacientë që konsiderohen të shëruar dhe nuk janë më infektues, vazhdojnë të kenë një kollë të lehtë, dhe ndihen fizikisht të keputur. Dhe atyre mund të duhet një kohë e gjatë, për t’u rikthyer plotësisht në normalitet.

“Duhen të paktën 6 javë për t’u shëruar plotësisht nga kjo sëmundje. Ndërkohë, personave që vuajnë nga një formë shumë e rëndë, mund të duhen edhe muaj që ta marrin veten”, tha në një konference për mediat dr. Majk Rajan, drejtori ekzekutiv i Programit të Emergjencave Shëndetësore në Organizatën Botërore të Shëndetit.

Sipas tij, procesi i shërimit është i ndryshëm tek pacientët që ishin intubuar në një ventilator. “Ajo që po shohim tek pacientët që përfundojnë të intubuar tek ventilatori, është se shumë shpesh ata qëndrojnë aty mbi disa javë”, tha per ‘US News & World Report’ dr. J.Randall Kërtis, profesor në Universitetin e Uashingtonit.

“Pastaj kur dalin nga intubimi, do të qëndrojnë për disa ditë në repartin e kujdesit intensiv, dhe pastaj do të kthehen në një pavion të zakonshëm spitalor nga disa ditë, deri në disa javë për të rifituar plotësisht formën e tyre”, thekson ai.

Lexo edhe :   Foshnja e parë e infektuar në Kosovë, fiton betejën me virusin
Lexo edhe :   Qeveria ka gati skenarin e dytë/Manastirliu: Pritet rritje e të infektuarve

Dr. Shu-Yuan Xiao, profesor i patologjisë në Universitetin e Çikagos, deklaroi për ABC News se shumica e njerëzve me simptoma të lehta të Covid -19, duhet të shërohen “pa ndonjë pasojë të qëndrueshme”.

Autoriteti Spitalor i Hong Kongut raportoi në muajin mars, se brenda një grupi prej 12 pacientësh që ishin shëruar, 2-3 prej tyre treguan ulje të aftësisë së mushkërive në vizitat e mëvonshme tek mjeku. Disa prej tyre, ecnin vetëm me maskën e oksigjenit me vete.

Skaneri i mushkërive të 9 pacientëve, zbuloi shenja të dëmtimit të organeve. Por për shkak se koronavirusi u identifikua në fillim në dhjetorit 2019, nuk ka pasur shumë kohë për të studiuar pacientët e rikuperuar, dhe për të publikuar gjetjet nga ky studim.

Gjithsesi, ekspertët e kanë një ide të efekteve që mund të ketë një pneumoni e rëndë tek një njeri.

Nëse një pacient zhvillon sindromën e frymëmarrjes akute (ARDS), ajo mund të dëmtojmë indet e mushkërive të tyre. Ndërkohë, njerëzit e prekur nga Covid-19, mund të zhvillojnë ndoshta antitrupat ndaj koronavirusit, për ta luftuar atë nëse e ndeshin sërish.

Kjo i bën ata imunë, por se sa zgjat kjo mbrojtje, kjo është ende e paqartë. Drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në SHBA, Entoni Fauçi, tha në një intervistë për mediat amerikane se ishte i gatshëm të vinte bast çdo gjë “se njerëzit që shërohen nga koronavirusi, janë realisht të mbrojtur në rast se infektohen sërish”.

Fauçi shtoi për shkak se virusi nuk duket se po pëson shumë mutacione, njerëzit që shërohen prej tij do të jenë të imunizuar, në rast se SHBA-ja përjeton një valë të dytë të pandemisë në vjeshtë. “Nëse janë infektuar në shkurt dhe mars dhe shërohen, shtatorin apo tetorin e ardhshëm, ai person që infektohet, besoj se do jetë i mbrojtur”-tha Fauçi.

Është kjo arsyeja, pse identifikimi i njerëzve që janë shëruar, është mëse i domosdoshëm në luftën kundër pandemisë. Pasi këta njerëz, mund të rikthehen të sigurtë në punët e tyre. Disa kompani, kanë nisur që tani testet e gjakut që mund të zbulojnë antitrupat kundër Covid -19, për të identifikuar punonjësit me imunitet.

“Kjo mund të na ndihmojë të kuptojmë, se kush mund ta kthejë vendin në normalitet. Njerëzit që janë imunë, mund të jenë të parët që do i rikthehen jetës normale”, tha për agjencinë Rojters, Florian Kramer, profesor i vaksinologjisë në Shkollën e Mjekësisë në Mount Sinai, SHBA.

Por ka ndërkohë disa raporte, që ngjallin frikën se imuniteti nuk zgjat dhe aq sa do të shpresohej. Autoritetet shëndetësore në Korenë e Jugut, thanë të hënën se një grup prej 51 personash që ishin shëruar nga koronavirusi, rezultuan më vonë pozitivë. Edhe Kina ka raportuar raste të ngjashme.

TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Qeveria ka gati skenarin e dytë/Manastirliu: Pritet rritje e të infektuarve

Qeveria po bëhet gati për skenarin e dytë të COVID-19. Këtë e bëri me dije Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në “Real Story”. Ajo...

Fshehja pas betejës proceduriale, dhe jo cilësisë së ndryshimeve kushtetuese

Nga: Mero Baze Presidenti Ilir Meta ju shmang përsëri komenteve për cilësinë e ndryshimeve kushtetuese, lidhur me reformën zgjedhore. Në një deklaratë të tij, përmes...

Aplikacioni më i shkarkuar bie në të gjithë botën, miliona përdorues nuk dërgojnë dot mesazhe

Një prej aplikacioneve më të përdorura në mbarë botën, WhatsApp, ka shfaqur probleme mbrëmjen e sotme. Lajmërimi është përcjellë në Twitter, ku përdoruesit kanë treguar...

“Ceremoni falas nëse e regjistronte si të vdekur nga pandemia”, Sazan Guri plas skandalin

Në kohën kur Ministrja e Shëndetësisë apelon që të gjithë të ndërgjegjësohen, pasi Infektivi po përballet me një fluks edhe të moshave të reja,...

Ngjarje e rëndë në Tiranë, 36-vjeçari bie aksidentalisht nga kati i katërt

Një 36-vjeçar me inicialet E.L., ka rënë aksidentalisht sot nga ballkoni i katit të katërt. Policia e Tiranës njofton se ngjarja ka ndodhur në...