Një trajler është ndarë në dysh teksa po ngjiste Llogaranë. Përmes një njoftimi zyrtar autoritetet njoftojnë se në vendin e quajtur “Çesma” ka mbetur në rrugë kamioni pasi ka pësuar defekt. Si pasojë ka sjellë dhe bllokimin e aksit rrugor “Vlorë-Llogara”.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për normalizimin e trafikut dhe për zhbllokimin e rrugës.
“Llogara/Informacion paraprak
Rreth orës 12:40, në aksin rrugor “Vlorë-Llogara”, në vëndin e quajtur “Çesma”, ka mbetur në rrugë një kamion, për shkak se ka pësuar defekt. Për këtë arsye është bllokuar ky aks rrugor.
Shërbimet e Policisë vijojnë punën për normalizimin e trafikut dhe për zhbllokimin e rrugës”, thuhet në njofitmin e Policisë.