Pas rizgjedhjes në krye të PD-së, Lulzim Basha ka nisur takimet në tërren dhe pasditen e sotme është ndalur në Elbasan.
Përmes një postimi në Facebook, Basha ka ndarë një mesazh politik.
Kuvendin Kombëtar të 2 shtatorit e cilëson si ditëmn që do të çelë siparin e ndryshimeve të rëndësishme në PD.
Basha thekson se strukturat drejtuese të qarkut të Elbasanit janë të vendosura për të çuar përpara riorganizimin dhe modernizimin e degëve të Partisë Demokratike, për t’i prirë përballjes me kundërshtarin politik.
Mesazhi i plotë:
Kuvendi Kombëtar i 2 Shtatorit çel siparin e ndryshimeve të rëndësishme për Partinë Demokratike. Ku demokratët do të përcaktojnë me votën e tyre aksionin politik dhe ndryshimet e nevojshme për të qenë një parti bashkëkohore, me një kulturë të re politike, pranë qytetarëve, me vizion e program të qartë për problemet konkrete që prekin familjet shqiptare.
Strukturat drejtuese të Qarkut të Elbasanit janë të vendosura për të çuar përpara riorganizimin dhe modernizimin e degëve të Partisë Demokratike, për t’i prirë përballjes me kundërshtarin politikë, për t’iu kundërvënë korrupsionit të pushtetit me vlera dhe alternativën më të mirë.
Korrupsioni që ka kapur shtetin, siç dëshmon Afera e Inceneratorëve, i bën jetike për vendin propozimet tona për pastrimin e politikës përmes vetting-ut, që abuzuesit me pronat, taksat dhe besimin e shqiptarëve të mos gjejnë më vend në politikë.