Nga 3 korriku Kadastra do të jetë “makineri digjitale”. Kështu u shpreh sot kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit për reformën për agjensinë shtetërore të Kadastrës.
Ai theksoi ne fjalën e tij se ky është një revolucion i jashtëzakonshëm, ndërsa paralajmëroi dorëheqje masive nga ky institucion.
Mes të tjerash kreu i qeverisë është shprehur se në Shqipëri më shumë kishte prona sesa njerëz dhe kjo bënte që për një pjesë toke të dilnin tre pronarë të mbivendosur.
Rama: Këtu duhet rifreskim. Vulat e njoma ishin si armët. Armët në brezin e atyre që mbasi hapën depot e ushtrisë u shpërndanë në gjithë Shqipëriën. Njeriu që pronën e ka nga stërgjyshi duhet të varej nga vula e njomë e dikujt. Më vjen turp! Letrave të lëna rruge, deri para pak kohë për shkëmbinj, për ujin e detit, gjër atë tmerrshme që ne i kemi trashëguar. Kam parë detin të kufizuar, si pronë e patundshme.
Letrat që janë rrugëve në formën e ankesave janë më shumë se gjysma e Shqipërisë. Mbi një pronë gjen 3 palë pronarë në këto letra.Shqipëria ka 28 mijë kilometra për pronë pretendimet janë rreth 40 mijë km, ndaj kur futesh në një pronë gjen tre palë pronë.
Pjesa tjerër e digjitalizmit vazhdon. Jam i çlirruar për këtë sot, është një revolucion i jashtëzakonshëm. Pres dorëheqje masive nga Kadastra. Do ju lutesha që të mos bënit asnjë ndërhyrje për askënd. Rritja e pagave të kadastrës do të jetë shumë e konsiderueshme, sepse do të bëhet nga shteti, jo nga qytetarët.
Brenda Kadastrës ka plot njerëz që e dinë punën, kush do të ikë do të jetë i falenderuar, kush do të qëndrojë do të vazhdojë trajnimet. Kadastra duhet të certifikohet si institucion i standardeve europiane. Sot kemi hyrë në këtë proces, deri dje mund të certifikohej si makineri mishi. 9 drejtorë kadastre janë ndërruar në Vlorë. Njëri më problem se tjetri. Lajmi im për ata i rrinë rrotull kadastrës së Vlorës: Ikni se nuk ka kadastër më për ju.
Jemi përgjegjësit kryesorë për këtë situatë. Kompjuteri nuk ka nevojë as për nuse, as për parti e shoqëri, thjesh bën punën. Unë besoj se kjo ëstë një ditë shumë e mirë për ne, si forcë që kemi marrë përsipër ta ndryshojmë këtë vend. Këto kisha unë. Në 3 korrik kadastra është diçka tjetër.