Gjykata e Posaçme ka caktuar masën arrest shtëpie për Kristo Agalliun, i akuzuar për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, ndërsa Agron Duraj që po fliste në telefon me Agalliun është proceduar në gjendje të lirë.
Kristo Agalliu i premtoi 15 mijë lekë për 4 vota Agron Duros.
Në dëshminë e tij, Agalliu ka thënë: “Nuk mbaj mend asgjë! Kam qenë duke pirë në lokal”. 52 vjeçari, banues në Tiranë u vu në pranga më 10 maj dhe Agron Duraj, 61 vjeç, u vu nën hetim pas publikimit të një videoje ku komunikonin për shit-blerje votash.