Ronela Hajati do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision me këngën “Sekret”. Kënga e saj është shoqëruar me komente pozitive, por edhe mjaft kritika për tekstin por edhe për performancën. Pak orë më parë, artisti brazilian Pedro Leoplodom ka akuzuar këngëtaren Ronela Hajati, se ajo i ka kopjuar veshjen.
“Kanë përdorur dizajnimin tim pa leje, dhe nuk më dhanë credits (meritat)”, shkroi artisti teksa publikoi një foto të Ronelës me këtë veshje, dhe një tjetër që tregonte krijimin e tij.
View this post on Instagram
Pas këtij komenti ka ardhur edhe një kundërpërgjigje e shpejtë nga ana e stilistit të njohur, Niko Komani. Stilisti i cili është pjesë e ekipit shqiptar në festivalin evropian, shkruan se është në komunikimin me artistin brazilian.
“Gjithçka ndodh për një arsye! Ekipi ynë është në komunikim me Pedro Leoplodom dhe gjithçka është nën kontroll! Faleminderit”, ka shkruar Komani krahas postimit në Instagram.
View this post on Instagram