Kryeministri Edi Rama ka reaguar për shtrenjtimin e çmimit të naftës. Një qytetar e ka pyetur në rrjetin social Facebook për reduktimin e disa nga 7 taksave të përfshira në çmimin e naftës.
Rama i është kundërpërgjigjur, duke ia bërë të qartë se nuk ka 7 taksa në çmimin e naftës dhe se vendet e tjera me të cilat krahasojmë çmimet, ato taksa i kanë jashte çmimit. Sipas kreut të qeverisë, kjo nuk do ndryshonte gjë për xhepin e drejtuesve të automjeteve, sepse ato detyrime në një menyrë a një tjetër nuk hiqen.
Çmimi i naftës ka shënuar rekorde historike për drejtuesit shqiptarë të automjeteve, duke prekur në disa pika karburanti edhe çmimin 200 lekë për litër. Në një kohë kur vendi po përballet me shtrenjtimin e ndjeshëm të ushqimeve, kostove të biznesit dhe çdo malli e shërbimi tjetër, rritja e çmimit të naftës po rëndon më shumë xhepat e qytetarëve. Aktualisht shqiptarët paguajnë 8 taksa brenda çmimit të një litri naftë, dhe pikërisht këto taksa të fryra e rëndojnë faturën.
Diskutimi me qytetarin
Komentuesi: Pse nuk i pyet këta 71.923 qytetarë në anketim në rast se duan apo jo tu reduktosh disa nga 7 taksat e përfshira në çmimin e naftës?
Edi Rama: Nuk ka 7 taksa ne cmimin e naftes e para dhe e dyta, vendet e tjera me te cilat krahasojne cmimet ata qe flasin per taksat, ato taksa i kane jashte cmimit, dmth o i paguan kur nget makinen o i paguan edhe po se ngave makinen, mjafton te kesh makine! Keshtu qe nuk do ndryshonte gje per xhepin e drejtuesve te automjeteve, sepse ato detyrime ne nje menyre a nje tjeter nuk hiqen.