Shumë u aludua nëse ishte shkarkuar Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, madje në disa media u bë fakt i kryer. Por ndonëse edhe Ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi e la me pikëpyetje, duket se ky lajm qenka i rremë. Të paktën kjo është komunikuar nga Endri Fuga.
Drejtori i komunikimit të kryeministrit Edi Rama, Endri Fuga, i kontaktuar nga ‘ABC’, ka deklaruar se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, nuk është shkarkuar nga detyra.
Ishte deputeti demokrat Luan Baçi, ai i cili në Komisionin për Sigurinë Kombëtare pyeti Ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, nëse është shkarkuar nga detyra Veliu. Çuçi me nota ironike u shpreh se përgjigjen do ta merrte kur të ishte koha e duhur, dhe se Ardi Veliut nuk i ishte fikur ende “kandili”.