Konservatori iran Ebrahim Raisi zgjedhjet, ka fituar zgjedhjet presidenciale të Iranit, teksa ka arritur një distancë shumë të madhe votash para konkurrentëve të tij.
Ai falënderoi iranianët për mbështetjen e tyre, pas një votimi që u pa e atë në avantazh me kandidatët e tjerë. Zgjedhjet e 13-të presidenciale u mbajtën të premten dhe sipas rezultateve fillestare të shpallura, Raeisi udhëheq me 17,800,000 vota, shkruan BBC.
Raisi, ka qenë një nga gjyqtarët më 1988, që ka mbikëqyrur një seri të gjykimeve të shpejta, ku mijëra të dënuar politikë u dënuan me vdekje dhe u ekzekutuan.
Organizatat e të drejtave të njeriut e shohin atë fajtor për krime kundër njerëzimit dhe Raisi është pjesë e sanksioneve të SHBA-së.
Analistët kanë sugjeruar se një fitore për Raisin do të sinjalizonte rritjen e linjës së ashpër kundër Perëndimit, që do të shkonte në dëm të pragmatistëve, siç është Rohani, i cili ka qenë arkitekti kryesor i marrëveshjes bërthamore të vitit 2015
Presidenti i Iranit është zyrtari i dytë më i lartë në vend, pas udhëheqësit suprem.