Djali i Saimir Toullaut, i njohur si rivali i Aldo Bares, Sajmojen Taullau, është arrestuar ditën e sotme shoqëruar në policinë e Durrësit. Mësohet se së bashku me të është shoqëruar dhe djali i xhaxhait të tij, Klajdi Toullau.
Dyshohet se ata janë përfshirë në trafik të lëndëve narkotike, teksa nuk ka ende informacione zyrtare në lidhje me këtë shoqërim nga ana e policisë.
Saimir Taullau ndodhet në Zvicër, aty ku u ekstradua nga Maqedonia e Veriut pasi ishte dënuar me katër vite burg për trafik heroine. Taullau është dënuar në vitin 2013 dhe është arrestuar gjatë një aksioni të policisë zvicerane.
Familja Taullau njihet si rivale e fortë e Aldo Bares. Në vitin 2005, Baki Taullau u vra, ndërkohë që Saimiri, vëllai i tij, ishte dëshmitar në gjyq, ku ka dëshmuar dhe ka akuzuar si autorë të vrasjes pjesëtarët e këtij grupi me urdhër të Bares.
Taullau është një person me precedent të mëparshëm penalë. Atij i janë bërë 2 atentate; një në tetor të vitit 2017, dhe një tjetër në nëntor të 2018.
Familja Taullau njihet si rivale e fortë e Aldo Bares, pasi banda e këtij të fundit i ka vrarë vëllanë. Konflikti mes dy familjeve mendohet se ka nisur pas prishjes së pazareve të drogës, ndërsa familja Taullau ka akuzuar shpesh bandën e Aldo Bares për gjobvënie.