Foto/ U qëllua brenda makinës, lidhja e viktimës me vëllezërit Gjini

Ky është Anton Keli, 51-vjeçari që u qëllua sot ndërsa ndodhej në automjetin e tij dhe humbi jetën në spital.

Ai punonte si taksist dhe rreth orës 17:40 të ditës së sotme, është qëlluar nga autorët shumë pranë banesës.

Mësohet se ai ishte djali i hallës së Preng dhe Tonin Gjinit, dhe dyshohet se shkak për vrasjen e tij dyshohen se ka lidhje me hasmëritë e vjetra në qytetin e Rrëshenit.

Armando Gjini, u vra më 12 gusht 2019 në një atentat në qendër të Rrëshenit, në prani të gruas dhe djalit. Ai ishte pjesë e bandës së Met Kananit, i njohur nga mediat turke si “Eskobari shqiptar”.

Vëllait të Armando Gjinit, Preng Gjinit iu bë një atentat me eksploziv në muajin shtator, por arriti të shpëtonte. Mësohet se Anton Keli është nip i familjes Gjini.

TË LIDHURA

Next Post

JU REKOMANDOJMË





TË FUNDIT