Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka treguar se makina e tij tip BMW u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë 49 mijë euro.
I ftuar në emisionin “Opinion”, Lleshaj u shpreh se makina është blerë tek prodhuesi në Bavari dhe për këtë arsye ai e ka marrë me një çmim më të favroshëm, krahasuar me vlerën që mjeti ka për klientët e zakonshëm.
I pyetur nëse është e drejtë që ministri i një vendi si Shqipëria të mbajë një makinë luksoze, Lleshaj tha se ajo kushton më pak se makinat e shumë drejtorëve të Policinë e Shtetit.
Lleshaj: Ministri mban një makinë që kushton shumë më pak se sa makinat që mbajnë shumë punonjës të policisë së shtetit.
Fevziu: Kushton 100 mijë euro.
Lleshja: Vëre sa të duash. Kjo makinë u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë 49 mijë euro.
Fevziu: Aq e marr dhe unë një.
Lleshaj: Duhet të jesh Ministër i Brendshëm.
Fevziu: Ku është marrë makina?
Lleshaj: Tek prodhuesi direkt, në Bavari.
Fevziu: Është e blinduar?
Lleshaj: Nuk është e blinduar, është e thjeshtë me konfiguracionin normal.
Fevziu: E di që fillojnë në 95 mijë euro.
Lleshaj: Aq kushton për blerësit e zakonshëm. Prodhuesi favorizon një kategori të caktuar klientësh.